Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
Lajmi i funditPolitike

“Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë

Published: 24 Maj, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe fitoren në zgjedhjet e 11 majit gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e FII, Iniciativa e Investimeve të Ardhshme.

Rama tha se e ka zënë belaja me kolegët të cilët e pyesin “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

Mes batutave ai është shprehur se ndoshta fiton se nuk është socialist i mirë.

Pjesë nga intervista:

Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?

Kryeministri Edi Rama:  Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

- Publicitet -

Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.

Kryeministri Edi Rama: “Çfarë do iu thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.

Richard Attias: Çfarë roli po luajnë gratë në modelin e ri të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Kur nisëm fushatën, doja që ajo të hapej me gratë, kështu që gjysma e pare e fushatës ishte takime me gratë. E filluam më parë me gratë dhe vajzat në vijën e parë, në partinë tonë dhe pastaj u shtrimë përtej. Një ditë – e dini, ndonjëherë kur bën fushatë mund të thuash gjëra që nuk janë të paqortueshme dhe që mund të ndezin diskutime – pra, një ditë thashë, shikoni, po mobilizojmë gratë, sepse 56 për qind e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë për ne. Kjo është një forcë e madhe dhe, nëse kemi gratë, kemi votuesit për herë të parë, atëherë na duhen vetëm gjysma e burrave, sepse gjysma tjetër janë çyrykë. Kjo ndezi një debat të madh.

“Si mund të thotë ai që gjysma tjetër janë çyryk?” Meqë, prej natyre, jam kokëfortë, ngula këmbë dhe iu thashë: “Dëgjoni, nuk ka lidhje se jeni çyryk se nuk votoni për mua, por se ai që nuk kupton që, në këtë moment, na duhet të bashkohemi për të hyrë në BE, çka është për të gjithë ne, socialistë a demokratë, është çyryk. Dhe, në fund, kjo solli një numër edhe më të madh grash që na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mirë, arritëm ca më shumë se gjysmën e tyre dhe fituam një shumicë dërrmuese. Pastaj, ua shpjegova se çdo burrë i zgjuar e kupton që, po, gratë janë forca shtytëse. Kemi punuar shumë për këtë, sepse në këtë vend, kemi kaluar dy faza.

Njëra, ishte fazë e gjatë disashekullore, gjatë së cilës gratë trajtoheshin… Kanuni i famshëm, ka anën e shndritshme të mikpritjes, ka edhe anën mjaft të errët për gratë, e konsideron gruan si një prej kafshëve të shtëpisë, bagëti. Kur erdhi komunizmi, fliste për emancipim, por ajo çfarë bëri ishte që i detyroi gratë të dilnin nga shtëpia, të punonin. Por komunizmi ishte kundër anës femërore, kundër së bukurës, e donte çdo gjë njësoj dhe gratë paraqiteshin si burra, thuhej se ishin të forta si burrat.

Edhe në pikturat e fotot e propagandës, nuk shihje kurrë një grua të bukur. Pastaj, kur erdhi liria, patëm një valë të parë të Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte një lloj reaksioni për të nxjerrë në pah anën femërore. Megjithatë, as kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partisë Socialiste, nisëm të vendosnim kuota, të ftonim gratë dhe vajzat të merrnin pjesë dhe kështu ndryshuam gjithçka dhe ia vlen, ia vlen shumë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Komente
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 8:45 am

    E duan apo jo një pjesë e shqiptarëve , një gjë është e sigurt , Rama është jashtëzakonisht i aftë , nuk ja ha qeni shkopin .

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    24 Maj, 2025 te 8:49 am

    Keto thuhen qe te plase Berisha,qe nuk e panoi ne Komisjonin Nismetar.

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    24 Maj, 2025 te 8:58 am

    Nga Amerika i kane Ardhur dy mandate si Urime te Forta per Fitoren e Zgjedhjeve,.Nje Mandat i ka ardhur nga Kryeprokurorja e Amerikes per eleminimin e Karteleve,Bandat e droge-krimi organizuar perfitues te Pushtetit dhe nje mandat nga DSHA qe e konsideron Tiranen si Republike pirate pa Ambasador.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 9:07 am

    Rama do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë dhe jo SHBA-të . Amerika e ka gangsterin e vet në krye , që po ngatërron dynjanë . Ramën e votuan shqiptarët , as kryeprokurorja e Amerikës , as DSHA-ja dhe as ambasada amerikane .

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:24 am

    E pastaj ti NATO që s’ngopesh së shari Ramën prej vitesh , ke haruar edhe një urim direkt , që Kushner , dhëndri i Trumpit , në një lidhje nga Uashingtoni , e quajti Ramën “një udhëheqës të shkëlqyer që ka transformuar Shqipërinë” .

    Përgjigjiuni
  • Katiu thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:28 am

    Një popull që mban ne krye një rrugaç si Rama ,nuk e meriton të jetë shtet më vete .
    Rama ka shitur Shqipęrinë për të siguruar mandatet.
    Shihni si sillet me italianken..Na turpëroi palaçua. Leri ato ç’ka thënë per Trampin dje ,e ç’thotë sot .
    Ka stomak të fortë për të ngrënë gëlbazat që vetë ka lëshuar .

    Ky njeri s’ka asgjë shqipëtare në ato që thotë e që bën .

    Nuk e di a ka popull tjetër në Evropë, kaq pa dinjitet si ne shqipetarët ?!

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:41 am

    Ndërsa unë mendoj , që nuk ka njeri me më pa dinjitet se njëfarë Katiu , që ka një legjislaturë që shan Ramën dhe filloi përsëri të shajë , pa filluar mirë legjislatura e re . Nuk harrin të kuptojë një gjë kaq të thjeshtë që po e vërteton koha , sa më shumë një grusht pizevengësh si Katiu shajnë Ramën , atij aq më tepër deputetë i jep populli . Ky farë Katiu , që i ardhka turp për popullin shqiptar që voton Ramën , mos i vijë aq turp , pasi në zgjedhjet e ardhshme 2029 , do t’a ndrojmë popullin shqiptar me ndonjë popull tjetër .

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:43 am

    Nuk e mbajne Shqiptaret ne pushtet Ramen jo, por e mban rregjimi. Dhe nje vote qe kane Shqiptaret njehere ne kater vjet, me lista te para selektuara nga njeshi i Partise, dhe ajo masakrohet e tjetersohet ne iluzionin ” Demokratik “. Qe te flasin vertet Shqiptaret duhet c’montohet se pari rregjimi. Te shperbehen Parlamenti dhe Partite Politike, si dhe qeveria te kete vetem rol administrativ pa te drejte qe te propozoj dhe jape vendime e ligje per shumicen. Vendimarrja duhet ti kaloj shumices me referendume dhe organizate lokale te decentralizuara. Me teknologjine e sotme, mund te mbash dhe dhjetra referendume c’do muaj.

    Përgjigjiuni
  • I lindur ne Shqiperi dhe rritur ne perendim thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:48 am

    80 vjet diktature me gjak kriminelesh.

    Shqiptareve i ka more muti shalet qe durojne akoma keto vemje, majtas e djathtas.
    Zot na ruaj nga kjo lloj klloun specie, nga ky perandor i vetshpallur, me i keq se Saliu.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:49 am

    Sistemi Parlamentar eshte nje konstrukt tirranie i kamufluar si Demokraci dhe pluralizem. Ishte nje krijese e Oliver Cromwell qe ne fat e ka shkaterruar demokracine dhe pluralizmin e vertete.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 10:57 am

    Ja dhe astrologu që bisedon me yjet dhe që yjet , kësaj rradhe , i kanë rekomanduar se , që të votohet drejt duhet të mos ketë as qeveri , as parlament , as parti politike (!) , madje , mirë do të ishte të mos kishte as zgjedhës . Kjo gjë mund të ndodhë ndoshta në ndonjë planet tjetër, jashtë forcës tërheqëse të tokës , se në planetin TOKË , nuk ka bërë vaki ndonjëherë . Në demokracinë tokësore , ka qeveri që siguron mbarëvajtjen e zgjedhjeve , ka parti që propozojnë kandidatët e tyre , ka zgjedhës që votojnë , ka edhe parlament që del nga këto votime .

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    24 Maj, 2025 te 11:26 am

    Kur vendimarrja i kalon nje grupi njerezish, te cilet jane te interesuar vetem financiarisht per arsye te postit, dhe kontrollohen nga forca te centralizuara qe kontrollojne financat, atehere eshte vetem ceshtje kohe qe e gjithe struktura te kaloj ne nje Fashizem totalitar Teknokrat Oligarkik. Ne fakt ky eshte realiteti qe jetojme sot, por pritet vetem qe te shpallet e te dale me ne siperfaqe ne te ardhmen.

    Përgjigjiuni
  • capi thotë:
    24 Maj, 2025 te 11:58 am

    Dashi do te isha pak i kujdeshem ne perdorimin termit “populli shqiptar” /”votuesi shqiptar”. Nese matematika ime eshte e sakte, Rama perfaqesohet me vetem 22% te numrit te pergjithshem te zgjedhesve. Kjo ne opinion tim eshte anomali. 60% e votuesve nuk morren pjese fare. Per indiferentizem, apo per humbje besimi tek klasa politike. Besoj qe pjesa me e madhe eshte ajo qe quhet shtresa gri qe duan te votojne por nuk besojne te asnje pale.

    Pastaj i fitoi Rama keto 22% per merit te tij apo per faj te zombit te PDs, eshte nje ceshjte tjeter qe nuk kam ndermend te bej polemik.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 1:31 pm

    Shiko capi , ti me keqdashje bën interpretimin e pjesëmarrjes në votime . Ti i referohesh listave emërore të zgjedhësve sipas gjëndjes civile dhe jo banuesve realë që ndodhen aktualisht në Shqipëri . Sipas statistikave , në votime kanë marë pjesë 83% e banorëve aktualë në moshë për votim , që ndodhen sot në territorin e Republikës , sipas staticienit Zaloshnja . Siç thashë më lart , ti këtë e bën me keqdashje për të ngushëlluar humbësit , ndoshta dhe veten tënde . Sipas teje , morrën pjesë në votime vetëm 22% e shqiptarëve ?! Në vëndet me demokraci të vjetër e të konsoliduar , është problem i madh pjesëmarrja e njerëzve në votime , për shkak të indiferentizmin dhe mosinteresit se kush do të qeverisë një vënd si p.sh. në vëndet skandinave e gjetkë , ku pjesëmarrja kurrë nuk I kalon 30-40 % , por kjo kurrë nuk ndodh në Shqipëri dhe vënde të tjera në zhvillim . Janë të rrallë shqiptarët që ndodhen në Shqipëri dhe nuk shkojnë të votojnë , shumë të rrallë , por kur mungon pothua gjysma e popullsisë , nuk nxirret përqindja e votimit mbështetur nga listat e votuesve të dalë nga gjendja civile . Megjithatë , kësaj rradhe ju dha e drejta për të votuar edhe shqiptarëve jashtë Atdheut dhe pavarësisht se , për shkak të burokracive e mundimeve që paraqiste votimi jashtë , përsëri votuan rreth 200 mijë shqiptarë dhe për çudi , numuri e përqindja e atyre që votuan Ramën ishte e njëjtë me përqindjen në Shqipëri dhe meqenëse , siç thua dhe ti që matematika është shkencë ekzakte , PS-ja ka bërë një fitore të shkëlqyer që i mbyll gojën kujtdo . Edhe diçka tjetër desha të shtoja , që nuk ekziston ligj që përcakton fitoren e një partie në bazë të pjesëmarrjes në votime ; sikur edhe vetëm 3 zgjedhës të marrin pjesë , fiton ai që e kanë votuar 2 persona dhe humbet tjetri që votohet nga 1 zgjedhës .

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    24 Maj, 2025 te 2:35 pm

    Po pse ndodhet jashte shtetit shumica o Dashi di gje ti? Me e forta e votimeve ishte se dhe “dhjeaspora” po ashtu votoi ramen, kontradikte apo jo?

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    24 Maj, 2025 te 2:55 pm

    KY ESHTE FORUM PER SHQIPTARET.

    Shqipfolesit greko/serbo maskarenje te demaskuar, te ndare gjoja ne 2 (dy) kampe: ne pro edhe kunder Edvin Rames,
    Autokrat ne Shqiperi, Vasal i te Huajve; propaganden e tyre, ne pidh te manas ne Greqi; e ne pidh te majkes ne Serbi!!

    Përgjigjiuni
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike thotë:
    24 Maj, 2025 te 2:59 pm

    Futet ne zgjedhje me tere pushtetet te varur e te pa varur grusht bashkuar rrotull.
    Me administraten shteterore te krasitur e harlisur si falange paraushtarake rreth e rrotull dyerve te Q.V.
    Me Drejtesine e re e te vjeter, me Mediat ne shumice pro, me Oligarket absolutisht pro, me drejtore Policie qe kane te aferm kandidate te tij per deputet, me aleancen me Krimin e organizuar qe i ble deputete anonime si ajo Sara Mile e ja ve ne preher, e sikur mos mjaftojne keta edhe me Kryekomisioner zgjedhjesh nje ish-Minister te vet.
    Kush nuk do fitonte ne votime (se zgjedhje as nuk behen fjale) si me i mire socialist a me i keqi qofte pak rendesi ka?

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    24 Maj, 2025 te 3:29 pm

    Si thua ti detari : pse gjysma e shqiptarëve ndodhet jashtë Atdheut ?
    Së pari , shqiptarët kanë filluar të braktisin vëndin qysh në 90-tën dhe jo këto 12 vjet të Ramës . Së dyti , ishte dhe është fitore e madhe e shqiptarëve që , ashtu si gjithë të tjerët , më në fund mund të shkojnë të jetojnë e punojnë ku të jetë më mirë . Është mania , po edhe dëshira e njeriut të jetojë sa më mirë . Nga vendet më të varfëra , shkohet te ato më të pasura. Greqia , Bullgaria , Rumania , Polonia e të tjerë , që janë ku e ku më mirë se neve , kanë mbetur pa krahë pune , se njerzit kanë emigruar në Angli , Amerikë , Gjermani etj . Mundësia e shqiptarëve që të emigrojnë ku I bëhet mirë , është një arritje e demokracisë dhe jo një problem negativ . Shqipëria , sado mirë që të bëhet , dhe do të bëhet se s’bën , emigrantët e vjetër nuk mund të kthehen kurrë , se kanë familje , fëmijë nëpër shkolla etj . Pse emigrantët votojnë Ramën ? Sepse kur vijnë në Shqipëri , shikojnë ndryshimet rrënjësore që ka bërë Shqipëria në 12 vjetët e fundit .

    Përgjigjiuni
  • Shkodrani-Belgjike thotë:
    25 Maj, 2025 te 8:41 am

    Je i aftë për punë jo për politikë, nuk i përçan Shqiptarët për ketë fiton ti.

    Përgjigjiuni
  • REGJIMET kane fund te njejte thotë:
    25 Maj, 2025 te 11:00 am

    Ne vendet me demokraci nuk gjet kurre qe te arrihet mandati katert me vota me shume se ne mandatin e pare!
    Ky eshte tipari baze i Regjimeve e vetem Putin ne Moske, Lukashenko ne Minks e Rama ne Tirane shtojne vota pas c’do mandati.

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    25 Maj, 2025 te 10:19 pm

    Jemi plotësisht në kushtet e zgjedhjeve të kohës së socializ,mit kur populli i gjithë, (99,9%)” votonte” për kandidatët për deputet të partis së punës, dhe 100 % të deputetëve ishin të partie, sepse,

    del që vetëm dy deputet nga deputetët e posazgjedhur përfaqsojnë aspiratën që vëndi të shpëtoj nga e keqja që ka plakosur, kusaria kombçfarosëse, 138 deputetë të kuvëndit, pothuaj 99% janë deputetë të kusarëve horror kombçfarosës Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, dhe të Tom Doshit dhe Agron Shehut që ju “kundërvun” kryehajdutëve të PS dhe PD për të sabotuar përkrahjen për partitë që ishin vërtet kundër kusaris.

    Dikur kuvëndi 100 % ishte i partis së punës, sot 99% të deputetëve janë të hajdutëris.

    T’ më thoni cili kuvënd është më i mirë, kuvëndi i partis së Enver Hoxhës apo kuvëndi i posa zgjedhur i hajdutëris të Sali Berishës, Ilir Metës, Edi Ramës, Tom Doshit dhe Agron Shehut?

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Maj, 2025 te 12:09 am

    Po Ahron Shehaj c`ne me keta pushtetaret?As ka vjedhur,as ka qene minister!

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    26 Maj, 2025 te 5:48 am

    Në qoftë se Agron Shehaj do të ishte vërtet kundër hajdutëris mbi 30 vjeçare që kulmon me Edi Ramën që e ka kthyer hajdutërin në shkencë të përsosur, nuk do të refuzonte kurr ofertën e sinqertë të Lapajt dhe Shabanit. Ai, njësoj si Tom Doshi që u “shkëput” nga haleanca me PS, u “shkëput” nga PD për të sabotuar krijimin dhe fuqizimin e opozitës së vërtet ndaj hajdutëris kombçfarosëse.

    Dyshoj që edhe komunisti jashtë realitetit Qorri që ju kundërvu në mënyr agresive si Agron Shehaj ofertës për bashkpunim të frutshëm zgjedhor të Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pati si synim saktësisht atë që donte dyshja e kryekusarëve Sali Berisha dhe Edi Rama, fragmentarizimin e opozitës së vërtet që po lindëte duke e bër mos ekzistente në kuvënd, prandaj,

    jam plotësisht i bindur që qy kuvënd i ri bastard që do të pjell ndyrsirën antishqipëtare, mandatzezën e katërt të kusarit përbindësh kombçfarosës Edi Ram-Pashiç-Zerva, si në kohën e partis, është praktikisht 100% i kusaris dhe,

    mjer Shqipëria grua e sojit Zeeqine e rilindasit bastard Edi Rama, dikur “zonjë e rëndë që burrat e dheut (jo burrecat e sotëm të sojit Rama) i thojshin nënë”

    A më “kupton, kuptove apo nuk më ke kuptuar kuptove” si do të thoshte i nderuar Demo “miku” jot, poeti Hamza Koçiu?

    Përgjigjiuni
  • DRITANI thotë:
    26 Maj, 2025 te 6:09 am

    Me duket me vend konstatimi i komentuesit shqiptar !!?.
    Autokrati Edi Rama perdori te gjitha mjetet per te rifituar per heren e katert pushtetin, qe nga sistemi elektoral Rama-Berisha, deri ne perdorimin e administrates publike.
    Ata pak deputete me kokrra te opozites se re nqs nuk bashkepunojne me njeri-tjetrin kunder sistemit autokratik, atehere shqiptaret duhet te nxjerrin konkluzion per 4 vitet e ardhshem.

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    26 Maj, 2025 te 7:05 am

    Rama fiton se ju akoma quani PD-ne e Salehut “opozita e madhe”…skiptaret si miza mbas bythes, nuk shqiten.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Maj, 2025 te 8:22 am

    Po e nis nga fundi z.!!!Ushtaraku Hamza Kociu qe disa vite me pare,ju zbulua ne Arkive nje leter derguar ish ministrit te Brendshem Hasbiu kunder shkrimtareve te rrethit Korce-Kolonje,Naum Prifti,Sotir Andoni,Teodor Laco,Dhori Qiriazi etj,ka qene efektiv i Divizionit te Korces.Flasim per vitet 74-76 kur eshte shkruar letra.Une kete Hamza Kociun (me duket se ishte me origjine nga Gramshi)e kam pasur komisar ne Detashmentin e xhenjos ne vitin 1974.Ishte shume strikt,Nuk na linte 1 ore liridalje,Cdo mbasdite ishte ora Edukimit,Na e mesoi permendesh Raportin e sh.Enver ne plen.IV.Lexonte shume shtypin e perditshem,por te pakten nuk burgosi ndonje ushtar,se kishte edhe me keq.Une per kete Hamza Koci me theksin ne I fundore,e kam pasur fjalen.Hamza Koci juaj me theksin ne O,profesor ne Akademine detare Vlore,poet,eshte tjeter person.
    Per keto partite e reja qe u formuan keto zgjedhje une i vecoj nga partia Tom Doshit,qe nuk ka karakter politik,pevec sigles qe huazoi nga Skender Gjinushi.Keto parti si Parti e Qorrit,e Lapajt,e Shehajt,jane qartazi Organizime politike proteste kunder Stanjacionit 34 vjecar Qeverri-ish Qeverri.Por jane filiza te rinj,te sapocelur,qe duhen ushqyer me vota.SI BASHKIMI ,SI KONKURIMI VEC,NUK NGRE PESHE NE KETE PERIUDHE.Edhe sikur te konkuronin te gjitha bashke,,1 deputet do te merrnin. Bashkimi i tyre mund te jete i nevojshem pas 4 vjeteswh,kur te qartesohet qendrimi i tyre karshi pushtetit dhe opozites se pashprese te Sali Berishes.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës

Komentet e Fundit

  1. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  2. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  4. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  5. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?