Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më kapi nga flokët dhe më puthi me dhunë”, mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare në Skrapar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Më kapi nga flokët dhe më puthi me dhunë”, mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare në Skrapar
KronikeKryesore

“Më kapi nga flokët dhe më puthi me dhunë”, mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare në Skrapar

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçur prej ditësh, pasi një nxënëse e klasës së 8 akuzon mësuesin se e ngacmoi seksualisht dhe e puthi në buzë me dhunë. Pas kësaj dite, mësuesi jep dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës. Policia dhe zyra arsimore edhe pse në dijeni janë mjaftuar me dorëheqjen e mësuesit dhe kanë fshehur ngjarjen.

Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç mësonin 5 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe kishin vetëm një mësues,z. Servet Bejo, i cili ishte edhe banorë i fshatit. Për shkak të episodit të ndodhur mes mësuesit dhe nxënëses, shkolla qëndron e kyçur.

Fiksi solli me zë dhe figurë dëshminë e vajzës dhe familjarëve të saj. E mitura tregon se mësuesi e kishte ngacmuar dhe një vit më parë me fjalë, por këtë herë sipas saj mësuesi e puthi me zor. “Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po mësoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, më kapi flokët dhe më puthi në buzë”, tregon e mitura.

- Publicitet -

14-vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël. Bashkëpunëtorët e ‘Fiks Fare’ biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës.

Gjyshja tregon se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit janë me shumë  meshkujt të rinj. Ndërkohë halla tregon se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkojë më vrap te ajo. “E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp”, tregon halla.

Nga ana tjetër ,mësuesi Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie, ata po hakmarren dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Kështu ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës, Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat. Madje mësuesi pretendon se duke dhënë dorëheqjen dhe duke tërhequr denoncimin këtë gjë e ka mbyllur. Por të kundërtën thotë z.Koçi për gazetarët, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën, gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Çorovodë, e cila tregoi se ka nisur procedurat me portal për zëvendësimin e mësuesit, ndërkohë nuk u përgjigj për situatën me nxënësen, pasi këtë përgjigje kërkonte ta jepte vetëm me shkrim. / TCH

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pedofila te qelbur says:
    November 18, 2022 at 9:05 am

    Te hiqet nga regjistri i mesuesit dhe te ndiqet penalisht.

    Reply
  • njeri says:
    November 18, 2022 at 9:09 am

    po te fiksi ai msumsi tha qe un nuk e kam prekur fare madje esht ngjarje e krijuar per te me hequr nga puna. ai ha se e kan kercenu me thik. ec e beso njeren apo tjetren pal.
    ska shtet

    Reply
  • dalta says:
    November 18, 2022 at 11:24 am

    Sqarim, Gjyq pastaj plumb!!! N.Q.S. është e vërtetë qelizat kancerogjene duhet të eliminohen që të shpëtojë organizmi!

    Reply
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 4:19 am

    Pedofila shqiptare paska akoma ne Shqiperi.Mendova se Dulla i kishte tredh te gjithe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?