Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri deklaroi në në MCN TV se shanset e Partisë Demokratike për të fituar zgjedhjet lokale janë thuajse zero.
Sipas Kullurit gjendja në selinë blu është edhe më e keqe nga ç’ishte pas 25 prillit.
“Tashmë është një opozitë edhe e përçarë, jemi më keq se ç’ishim pas 25 prillit. Fatkeqësisht thirrjeve të vazhdueshme, PD s’iu përgjigj kurrë. Si mori kurrë në konsideratë pikëpamjet për një PD demokratike dhe një projekt të qartë, të djathtë politik. Është e papranueshme që të vetmet gara që bën PD i ka gara mes vetes. Nga 2013 e sot, kemi Bashën që mund Olldashin, por jo Ramën! Bashën që mund më thellë Selamin, pasi e kishte mundur Rama shumë më thellë! Basha që mund Harxhin, Shehajn dhe Kadillin!
Tani kemi Berishën që mund Bashën, por humbet përballë Ramës në 6 mars! Kjo opozitë, me këtë lloj sjellje politike dhe të funksionuari, PD, përveç shansit matematik, shanset për të fituar zgjedhjet lokale janë pothuajse zero. Janë përkeqësuar sjellja dhe çdo gjë. Kur ti ngre një pritshmëri pas një krize shumë të rëndë dhe e tradhton në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, kjo tregon që gjërat do shkojnë keq. Konservatorët anglezë duhet të jenë model edhe për ne. Për shkak të nevojës që ka PD për konservatorizëm. Por jo këtij konservatorizmi fake. Berisha s’ka lidhje me konservatorizmin”.
a.m/dita

Aaaa Berisha do prova,fakte dokumente,ndryshe je tu ndihmu Edi Ramen.
Sidomos tani qe perbindeshi i vicidolit u bashkua dhe i ra ne gjunje kryespiunit Agush askush kokeducja, kryehajduti , kryegangsteri, i forti i lagjes me hanxhar ne dore qe te keput ne mes, shanset per foltoren per te ardhur ne pushtet jane me pak se zero pra matematikisht jane negative ne vlere absolute.Kjo per faktin se urrejtja kombetare per te fortin e lagjes qe per pune ditesh do rrezonte Edi Ramen nga pushteti ka arritur ne 99.999% dhe nuk ka bir nene me ne planet qe i ben derman ketij te lajthituri qe kakariset dhe gergufet cdo dite para cupelinave te haremit te Jales duke bere te fortin e lagjes . Kjo monster e politikes qe la zyren e shtetit per ti ardhur ne ndihme te papunit Sali Shehu qe kishte nje zyre dhe nje roje te cilen e masakroi ky i forti i lagjes qe i vuri duart ne fyt..Se kush eshte Sali Shehu e njohin te gjithe, pasi i vodhi vulen dhe celsin e zyres te nderuarit Bamir Topi u vetshpall kryetar i frd dhe ne zgjedhje 2021 nuk mori asnje vote per shenje sepse dhe vete kishte ngaterruar partine.Keshtuqe duke mbledhur ca mjerane nga gjithe shqiperia me 12 nendor mendojne te tundin kembet por do mbesin si te dhjere ne fund te dy nongratat e shqiperise. Edi Rama po pergadit fitoren spektakolare te 2023 lokalet dhe 2025 mandatin e 4 te kryeminister kurse spiuni Agush bashke me perbindeshin e Vicidolit ne koshin e plehrave te historise.
Kulluri i ka rene koke problemit.