Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me kokainë në automjet, arrestohen 3 të rinj në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Me kokainë në automjet, arrestohen 3 të rinj në Shkodër
Kronike

Me kokainë në automjet, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Pas arrestimit të tre shtetasve, Shaban Emini 21 vjeç, Sabian Qekaçi 20 vjeç dhe  17-vjeçarin me iniciale K. S., të tre banues në Shkodër, efektivët zbulojnë se po punojnë edhe për kapjen e një shtetasi që dyshohet se bashkëpunonte me 3 të arrestuarit, për të shitur dozat e kokainës.

Sipas uniformave blu, tre të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike. Ata kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas.

- Publicitet -

NJOFTIMI POLICISE:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Shitnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, vihen në pranga 3 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine në automjet.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kokainë dhe automjeti që përdornim këta shtetas, për këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se bashkëpunonte me 3 të arrestuarit, për të shitur dozat e kokainës.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë poseduesit e dozave të kokainës, shtetasit: Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe K. S., 17 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?