Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim deklaroi se nuk takohen non gratat, Berisha ka versionin e tij: Nuk e takoj unë se nuk ka kërkuar falje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kim deklaroi se nuk takohen non gratat, Berisha ka versionin e tij: Nuk e takoj unë se nuk ka kërkuar falje
KryesorePolitike

Kim deklaroi se nuk takohen non gratat, Berisha ka versionin e tij: Nuk e takoj unë se nuk ka kërkuar falje

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duhet t’i kërkojë falje atij dhe demokratëve, në lidhje me deklatarën e bërë disa muaj më parë, ku i kërkonte anëtarësisë që mos ta votonte atë në krye.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se që kur Yuri Kim u tha demokratëve diçka të tillë, ajo i ka prishur marrëdhëniet me të dhe nuk takohet pa i kërkuar falje.

Sipas tij, diplomatja amerikane duhet të respektojë votën në Partinë Demokratike.

- Publicitet -

“Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën.

Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, theksoi kryedemokrati.

Deklarata e Berishës në fakt është sa qesharake, po aq edhe e habitshme.

Ambasadorja Yuri Kim në asnjë moment nuk ka kërkuar takim me të.

Për më tepër, dje kryediplomatja tha se do të takohet me të gjithë përveç Sali Berishës pasi këtë gjë ia kufizon shteti i saj.

“Do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…(Për Z. Berisha) …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë”, tha Kim gjatë një interviste dje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Tironci says:
    September 30, 2022 at 11:34 am

    Kur te permendesh Enverin ti legen bej kujdes , se kur i dhe doren nuk e lave nje vit dhe si jepje doren askujt me , malok pa dinjitet, legen burr.

    Reply
  • KIMETJA says:
    September 30, 2022 at 11:39 am

    LEGEN SALA, E PO ASHTU LEGENE KIMETJA!!!!!!!

    Reply
  • "anglosaksoni" spartmut ngjala . says:
    September 30, 2022 at 11:43 am

    takoje takoje;
    te dy keni interes personal,
    se shoqeror, s’ju pjerdh njeri .
    jeni thjesht hiena, qe rroni me kermat qe vrasin
    luanet .
    amerika eshte nje dordolec berthamor,
    qe vetem tremb boten, po tru ka sa nje..homorektus .

    Reply
  • TROPOJANI says:
    September 30, 2022 at 12:07 pm

    HAAAAAA. O SAL O I KORRUPTUM. PO TIJE NJE BOLE VIQI QE SE KE SHOKUN MO. DHIJA NGORDHUR E BISHTIN PERPJETE , A RROT KARI

    Reply
  • Prec Doda says:
    September 30, 2022 at 12:18 pm

    Anglosakson Spartmut, shko bjeri me dore tani…, te cliron stresin.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 30, 2022 at 1:22 pm

    Shqypnia eshte nje vend i vogel dhe i varfer dhe shqyptaret jane lene nga Diktatura si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe nuk e kuptojne si funksionon demokracia ne Bote, por genjehen lehte nga enverista rufjane me pushtetin e parase, prandaj tani nuk eshte momenti per romuze dhe shaka sepse Sali Berisha eshte shpallur si Non Grata nga DASH dhe jo nga zonja Kim qe eshte vetem nje rrogtare me page shteterore nga po ky DASH – i amerikan qe nuk ka kthyer prapa asnje vendim per Non Grata ne historine e tij dhe ne kete kendveshtrim tejet te nderlikuar ne maredheniet bilaterale SHBA-Shqypni

    SI DO T’I VEJE HALLI OPOZITES SHQYPTARE SE PD E SALIUT KA IKUR PER DHJAME QENI BASHKE ME PARTINE HAJDUTE TE ILIR METES?

    dhe:

    Kjo i intereson shume Rilindjes Enveriste te Edi Rames.

    Reply
  • Var veten! Cope muti! says:
    September 30, 2022 at 1:39 pm

    Cope muti! Turpi i kombit shqiptar. Kur te akuzojne si hajdut, familje hajdutesh dhe kafshe, direkt dy demokracite me te medha te planetit njekohesisht dy aleatet me te medhenj te kombit shqiptar, nuk ka dem me te madh se i behet imazhit te nje kombi qe eshte udhehequr ne 30 vjet nga nje hajdut ordiner, i denoncuar boterisht nga vete ata qe na kane ndihmuar dhe mbrojtur me shume ne keto 30 vjet, ata qe shpetuan Kosoven dhe shqiptaret nga shfarosja.

    Reply
  • mali says:
    September 30, 2022 at 2:06 pm

    edhe une me Saliun jam:Amerika duhet t’i kerkoje te falur sepse Amerikanin e vrare ne voskopoje e beri i biri i Saliut dhe jo saliu.

    Reply
  • shkurt... says:
    September 30, 2022 at 5:44 pm

    o, cop muti qe var veten;
    kujton me te vertete ti dhe ca (qofshin nje milione)
    shqipfolesa se te do amerika dhe sidomos monarchia
    britanike !?!!!!
    o idiota,
    po a nuk thame se usa ne shqiperi ka interesa
    strategjike dhe kaq ??..
    te do ty cop muti islamik dhe degjeneron fene
    e vete me te cilen justifikon gjithe axhenden,
    “demolratike” globale ??
    e pranuam si kompromis, qe usa ka interesat e veta
    dhe ne tonat qe na “mbeshtet” ne bashkimin
    kombetar .
    por dhe per kete te fundit nuk duhet me pase shume
    entuziazem .
    nese interesat usa, s’jane te pastra, as interesat
    shqiptare s’jane te pastra .
    po e shohim se pothuaj jemi unifikuar si komb,
    me te gjithe shqiptaret e mundeshem sidomos te
    rajoneve me popullsi te madhe si kosova .
    cfare eshte arrite ???
    nuk shoh ndonje perfitim !!!
    unifikim big bradher . unifikim miss-esh.
    unifikim “kengetaresh”,
    unifikim “analistesh” .
    unifikim “patriotesh”
    unifikim “sportistash” (qe shkretojne buxhetin
    e shtetit duke na dhene “kenaqesi patriotike) .
    duke fituar vetem me fshatrat moderrn, si andora litenshtein
    san marino .
    s’rrahin dot as luksenburgun .
    unifikim killeresh me pagese .
    unifikim “biznesmenesh”, per t’u shnerruar ne milionere .
    unifikim hajnash, talebanesh,
    gangsteresh, kurvash e kurvaresh .

    Reply
  • Jimi says:
    September 30, 2022 at 7:12 pm

    Sali ! Bukur te ka stigmatizuar nje komentus ! Kadaver qe ecen !

    Reply
  • KOLONEL P says:
    October 1, 2022 at 9:49 am

    Populli thot: ” Edhe dhi e krimbur edhe Bishtin përpjetë..” Ky është SaliHajduti dhe vrasësi 32 vjeçar në Shqipëri që DAH e furi në listën e zezë dhe Ai bën sikur..!!
    -Sb dhe Drejtësia e kapur prej tij në 92 janë FATKEQSI KOMBËTARE.
    -Sot Sb nuk ka asnjë mbështetje Nd/Kombëtare.Dhe pa mbështetjen Amerikane sidomos që drejton NATO-n dhe Botën nuk bëhet dot KM në Shqipëri Sb.Ta harroi nië gjë të tillë.Me qëndrimet e tij ARROGANTE,SHPIFSE,ANADOLLAKE,KOKËFORTE,PSIKOTROPE..Po mashtron militantët dhe drejtësin e nxjerr NOKAUT nga VETINGU..Se mund të bëhet KM para vdekjes klinike..Pasi vdekjen politike e siguroi në 19 maj 2021.
    -Sb nuk mund të quhet Kryetar Partie pa vendim gjykate.Këtë e di mirë SaliMilloshi.
    -Sb nuk po e përmënd më gjykatën e PARISIT që i vuri hunë..!
    -Sb mburret me 44.000 militantët(Luftëtarët) për të përdorur si banda të armatosura si në 2 prill 1991 Shkodër,96,97,98,09,011..dhe 21 prill 2021 në Elbasan,etj.
    -Sali:Hiq dorë nga PD se e le vëndin pa OPOZITË DHE E.RAMËN KM DERI NË VDEKJEN TËNDE KLINIKE.
    -SALI: HARROJE SE DASH MUND TË KTHEJ MËNDJE NDAJ TEJE SI FATKEQSI KOMBËTARE.
    -SALI:Dikur SPAK do bëhet dhe Ti familjarisht do shkosh në REÇ i përgatitur posaçërisht për Ju,I.Metën,M.Bashën,F.Mediun,Zenin,Malltezin,Rulinë,Bumçin,Shehun(e Shqiponjës)..mbi 1000 të kriminuar prej teje 92-2013.
    -SALI: Je vrasës i mbi 20.000 njërzve.200 në Tropojë.
    -SALI:Do tërhiqesh ZVARRË SI ENVERI..POR PËRSË GJALLI.Lëtu do lahen të gjitha.Populli nuk harron vjedhjen dhe shkatërrimin e 500 ekonomive 46 vjeçare të mbi 350 mild.$.
    -SALI: Ke bërë 155 krime në 32 vite.
    -SALI:Do të numërohen të gjitha vjedhjet dhe krimet një ditë të zezë për TY.
    -SALI:Amerika mban shënim e nuk harron çi ke bërë këtij vëndi në 32 vite më keq se Italiani e Gjermani në L2B.

    Reply
  • mirel says:
    October 1, 2022 at 3:14 pm

    Mjere ata qe e besojne dhe i shkojne nga pas Salikadavres komuniste…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?