Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me lekë, edhe malin çan. Këtë herë babi nuk ia doli”, dramat e të miturve në burgun e Kavajës: Të fortë apo viktima?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Me lekë, edhe malin çan. Këtë herë babi nuk ia doli”, dramat e të miturve në burgun e Kavajës: Të fortë apo viktima?
KronikeLajmi i fundit

“Me lekë, edhe malin çan. Këtë herë babi nuk ia doli”, dramat e të miturve në burgun e Kavajës: Të fortë apo viktima?

Published: March 9, 2024
Shpërndaje

Me tespihe në duar, ku çdo një prej gurëve duket sikur numëron ditët mes të shkuarës e së ardhmes, 29 të rinj kalojnë ditët në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë.

Teksa ua sheh fytyrat është e vështirë të besosh se akuzat që rëndojnë ndaj tyre shkojnë nga vrasja me paramendim, te grabitja e shitja e lëndëve narkotike, vjedhja e shtëpive e dyqaneve e madje, në disa raste, edhe në grup të strukturuar kriminal.

Emisioni “Vetting” ka publikuar dëshmi prej të paraburgosurve në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur nga burgu i Kavajës.

- Publicitet -

Megjithëse fjalëpak dallohet nevoja për t’u shprehur për atë që ka ndodhur e hera herës në diskutimet larg mikrofonit kërkonin edhe një mirëkuptim për veprimet e tyre të cilat bien ndesh me ligjin.

Një i ri nga Vlora për gazetarët e “Vetting” shprehet “Jam i penduar. Kam kryer vjedhjen nën efektin e lëndëve narkotike”. Një tjetër bashkëmoshatar i tij shprehet se, pavarësisht nga krimi që ka kryer nuk është penduar. Ndërsa shton se me familjen e bashkëmoshatarit në konflikt është rregulluar.

Vjen dëshmia e një të mituri i cili tregon se ka shitur lëndë narkotike, ku më të mëdhenjtë në moshë i kanë dhënë garanci që nuk do kapej sepse nuk i shkonte kujt mendja që ai shiste lëndë narkotike. Është i bindur se “me lekë edhe malin çan, pasi s’ka njeri që s’korruptohet”.

I mituri tregon që ka pasur edhe raste të tjera që është ndaluar e shoqëruar në komisariatet e policisë së shtetit, aq sa nuk i mban mend, por është babai i tij që kishte bërë të mundur ta shpëtonte nga burgu. “Këtë herë babi nuk ia doli”, shprehet ai.

Një tjetër i mitur tregon se përgjegjës për fatin e tyre janë edhe punonjësit e policisë. Teksa është kapur në shkelje të ligjit, i riu shprehet se ka mundur ti korruptoj ata. Ndërsa shoku i tij shton: “Mua shumë nuk më ka ecur. Pasi më kanë kapur me doza kanabisi duke ikur për Durrës më kanë ikur 500 euro dhe më kanë marrë edhe drogën”.

A ka faj vetëm familja? Po shkolla?

Sipas drejtoreshës së burgut të miturve në Kavajë, Marinela Alia, shkak për përfundimin e këtyre të miturve në institucionin e riedukimit janë të shumta, ku përfshihen familja, shoqëria, korrupsioni, varfëria.

“Patjetër që faktori social ekonomik i familjeve është dominues dhe tregues i këtyre rasteve. Kemi pasur edhe raste të stadeve të ndryshme të zhvillimit ekonomik të familjeve, por shoqëria ambienti nga ata rrethohen janë faktorë për t’i nxitur për të kryer vepra penale”, shprehet Alia.

Ndërkohë, psikologia Lorela Garuli, shprehet se, faktorët domunues që ccojnë këta të rinj drejt një rruge të tillë janë rrethi shoqëror, problemet familjare si dhe e shkuara familjare, e cila mund të jetë e lidhur me precedentë të tillë që shfaqin ata.

Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve, Klaudia Hasanllari, thotë se një i mitur që përfshihet në kriminalitet nuk del nga hiçi. Sipas saj, duhen monitoruar me kujdes ata që shfaqin sjellje agresive dhe tendenca për të miratuar sjellje të kundraligjshme, pasi ky kontingjent është lehtësisht i manipulueshëm.

Dëshmia 1: “Me para edhe malin çan”

Gazetarja -Çfarë vjedhjesh bëje?

I arrestuari -Dyqane, të gjitha pothuajse

Gazetarja – Si i vidhje dyqanet?

I arrestuari -Hyja nga dera dhe dal. -Është kollaj të hapet, edhe qepeni.

Gazetarja – Ke qenë i arrestuar më parë për vjedhje?

I arrestuari -Kam qenë, kam bërë 72 orësha e kam dalë.

Gazetarja – Si ke dalë?

I arrestuari -Siç hyra nga dera kam dalë

Gazetarja – Pse të linin të lirë për një vepër të përsëritur?

I arrestuari -Sepse ashtu e shikonin të arsyeshme dhe më linin të lirë.

Gazetarja – Sa herë ke shkuar në komisariat?

I arrestuari -S mbahet mend

Gazetarja – Aq shumë?

I arrestuari – Po kam shkuar disa herë. Po të ishin shqiptar s’do isha këtu unë

Gazetarja – Pse?

I arrestuari -Do kisha gjetur zgjidhjen e do kisha dalë.

Gazetarja – Si do e kishe gjet zgjidhjen?

I arrestuari -Me lek edhe malin çan

Gazetarja – Mendon se mund të kishe korruptuar?

I arrestuari -Po. Të gjithë korruptohen. Të gjthë. Ska njeri që s korruptohet.

Gazetarja – Ke pasur shoqëri me më të mëdhenj?

I arrestuari -Po që i vogël rrija me më të rritur se vetja

Gazetarja – Kush ta futi në kokë mendimin për të vjedhur?

I arrestuari – E kam bërë vetë

Gazetarja Nga çfarë je privuar këtu?

I arrestuari – Gjëja e parë është liria, telefoni e aksesorët nuk llogariten, gjëja më e shtrenjtë është liria.

Gazetarja Ti ke të dashur?

I arrestuari – Po s’pata unë kush do ketë?!

Gazetarja: Ke menduar që ajo mund të të braktisë po vazhdove këtu?

I arrestuari – Po, përditë

Dëshmia 2: “Vajzat pinin drogë më shumë se çunat”

Gazetarja -I ke kërkuar para familjes për të blerë lëndë narkotike?

I arrestuari – Jo, më dhimbsen lekët e tyre.

Gazetarja -Me çfarë merren ata?

I arrestuari – Kanë një butik rrobash një tabako. Ata janë mirë. Më dhimbseshin lekët e tyre për ti prishur për ato që doja unë. Te tabako punoja 6 orë, mi jepte babi 250 mijë lekë por nuk dilnin

Gazetarja -Për sa ditë i prishje ti 250 mijë lekë?

I arrestuari – Për 24 orë

Gazetarja -Me drogë?

I arrestuari – Drogë, party alkool. Parti private, vilë me qira.

Gazetarja -Goca vinin?

I arrestuari – Sigurisht. Po s’ erdhën gocat s’ quhet party.

Gazetarja – Po gocat konsumonin drogë?

I arrestuari – Më shumë se ne

Gazetarja -Ua jepnit ju apo e sillnin vetë?

I arrestuari – Kishte që ua jepnim kishte që u sillnin vetë

Dëshmia 3: “Si u përfshiva në trafikun e drogës”

I arrestuari — Akuzohem për lëndë narkotike, hashash dhe kokainë

Gazetarja – Akuzohesh apo i ke shitur?

I arrestuari -I kam shitur

Gazetarja – Si të kapën?

I arrestuari – Isha duke hyrë në shpi, ishin brenda në shpi. Po më prisnin aty.

Gazetarja – Ishe vetëm apo në bashkëpunim?

I arrestuari – Në bashkëpunim.

Gazetarja – Nga e mësuat këtë punë?

I arrestuari – Na erdhi ide

Gazetarja – Ku e gjete drogën?

I arrestuari – Sipas shokëve

Gazetarja – Pse e bërë?

I arrestuari – Për një jetë më të mirë. Ishte një ide e gabuar. Familje kam nënën babën dhe vëllanë. Nëna është arsimtare, vllai punon në fast food. Babi është pa punë, ka pas biznes fruta perimesh. Familje e thjeshtë ndonjëherë edhe i ndihmoja.

Gazetarja – E dinin ata me çfarë mereshe?

I arrestuari -Jo

Dëshmia 4: “Babin s’e kam njohur kurrë..”

I arrestuari – Babin nuk e njoh, mami është në Gjermani, punon. Kam jetuar te tezja

Gazetarja – Me mamin ke jetuar gjatë?

I arrestuari – Mami vjen herë pas here këtu më takon, plus që çdo muaj më dërgon lekë të më mbajë mua

Gazetarja – Ka tentuar ndonjëherë të shkosh në Gjermani me të?

I arrestuari -Sa të dal që këtu them të iki.

Gazetarja – Ke qenë ndonjëherë në Gjermani?

I arrestuari – Jo, deri në Kosovë kam qenë vetëm njëherë.

Me shkurtime, nga emisioni Veting

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    March 9, 2024 at 10:06 am

    Aaa të q..fsha demokracin. Te keputet shpirti si na u katandisen femijet

    Reply
  • Edi says:
    March 9, 2024 at 10:23 am

    Fajin e kane prinderit

    Reply
  • Edi says:
    March 9, 2024 at 10:27 am

    Duhet vene kufiri per cdo gje
    Jo plotesim te deshirave

    Reply
  • Ylli says:
    March 9, 2024 at 10:29 am

    Femija duhet perkedhelur vetem ne gjume

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit
  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  2. Aldrin on Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  3. 1thundrak on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  4. nastradini on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  5. nastradini on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?