Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më në fund Struga ia del, mposht malazezët në Conference League
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Më në fund Struga ia del, mposht malazezët në Conference League
AktualitetSport

Më në fund Struga ia del, mposht malazezët në Conference League

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

Struga fiton ndeshjen e parë ndaj Buducnostit e vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Një fitore me shifrat 1-0 që afron të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro me raundin e tretë. Sa i takon ndeshjes, Struga ishte e orientuar drejt sulmit për pjesën më të madhe të sfidës, me rastin e parë që e krijoi Besart Ibraimi në minutën e shtatë. Sulmuesi lëvizi bukur në brendësinë e zonës kundërshtare, por goditja e tij në fund u ndal nga një prej mbrojtësve kundërshtarë.

Shtatë minuta më vonë ishte radha e Radeskit për të provuar portën e mbrojtur nga Pavlicic. Radeski goditi fort nga distanca, por gardiani kundërshtar grushtoi topin dhe largoi rrezikun. Në minutën e 21-të, Ibraimi ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Gjithsesi, goli ishte “në ajër” dhe nuk vonoi teksa në të 29-tën, Ibraimi mundi të festonte. 36-vjeçari përfitoi edhe nga një gabim i kundërshtarëve dhe përballë portierit kundërshtar nuk fali duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Struga vijoi të sulmonte edhe pas avantazhit, por 45-minutat e para nuk sollën ndryshim të rezultatit.

Fraksioni i dytë nisi sërish me Strugën më kërkuese. Aksioni i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 51-të kur pas disa kombinimesh të sakta, Bunjamin Shabani goditi në hyrje të zonës kundërshtare, por pa mundur të gjente kuadratin e Pavlicic. Në minutën e 70-të erdhi edhe rreziku i parë konkret nga Buducnost me Mirkovic që tentoi nga distanca, topi mori një trajektore shumë të rrezikshme duke prekur lehtë edhe traversë edhe traversën.

- Publicitet -

Megjithatë, fati ishte me Strugën teksa vendasit u kundërpërgjigjën tre minuta më pas, por Radeski shpërdoroi një shans të artë teksa nuk mundi të devijonte topin para portës kundërshtare. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe në këtë formë falë fitores 1-0, Struga niset e avantazhuar për transfertën e Malit të Zi javën e ardhshme. Kujtojmë se në rast se Struga ia del të kalojë me sukses Buducnost, në raundin e tretë i pret fituesja e çiftit The New Saint (Uells)-Swift Hesper (Luksemburg).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?