Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më pak nxënës nisin vitin e ri shkollor në Elbasan dhe Vlorë, në Korçë mbyllen disa klasa të para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Më pak nxënës nisin vitin e ri shkollor në Elbasan dhe Vlorë, në Korçë mbyllen disa klasa të para
AktualitetShoqëri

Më pak nxënës nisin vitin e ri shkollor në Elbasan dhe Vlorë, në Korçë mbyllen disa klasa të para

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Korçës ajo që vihet re në nisje të shkollës është ulja e nxënësve për klasat e para me rreth 228 më pak se vitin e kaluar.

Për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit janë ulur 1526 nxënës ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës.

Këtë vit edhe pse ka pasur ndryshime ligjore ku në klasën e parë janë regjistruar edhe nxënës të cilët ende nuk kanë mbushur moshën 6 vjecare duket se numri është tepër i ulët.

- Publicitet -

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar e qarkut Korçë në një informacion për mediat ka pranuar rënien e numrit të nxënësve duke u shprehur se janë mbyllur rreth 7 klasa të para në disa shkolla por nuk ka shkolla të mbyllura. Rënia e numrit të nxënësve do të sjellë edhe reduktim të orëve të mesuesve ku një pjesë e tyre mund të mbeten jashtë sistemit të punësimit në arsim.

Në klasat e para këtë vit në Vlorë do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak. Rritje është konstatuar në arsimin profesional por edhe një rritje e ulët në shkollat private për klasat e dhjeta.

Shkollat që do të bashkohen janë Hasan Pulo dhe Balil Pelari Orikum, Faslli Danaj Llakatund, Ibrahim Kushta dhe Shaban Demiraj Vlore. Edhe Elbasani këtë vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë.

Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në atë private.

Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve, si dhe emigracionit, ndërsa për fshatra mbetet levizja drejt qyteteve.

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por në zonat malore mund të shoqërohet me bashkim drejtorish të shkollave.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?