Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më pak shqiptarë kalojnë La Manshin, media britanike: Do ketë valë të re në pranverë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Më pak shqiptarë kalojnë La Manshin, media britanike: Do ketë valë të re në pranverë
KronikeKryesore

Më pak shqiptarë kalojnë La Manshin, media britanike: Do ketë valë të re në pranverë

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

Ndërkohë që kalimet ilegale me gomone përmes ngushticës se La Manshit mes Francës dhe Anglisë nuk kanë të reshtur, numri i shqiptarëve në to ka rëne në mënyre të ndjeshme.

Sipas The Times të Londrës, burimet qeveritare theksojnë se pritet të ketë rritje të ardhjes së azilkërkuesve nga Shqipëria në muajt e pranverës.

Siç vërtetoi edhe tragjedia e fundit me gomone në La Mansh ku humbën jetën 4 emigrantë dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur, mes tyre fatmirësisht numri i shqiptarëve momentalisht rezulton në një emigrant, i cili ndodhej në gomone dhe ai ka shpëtuar.

- Publicitet -

Ndryshe nga përceptimi dhe retorika se një e treta e atyre që kalojnë ilegalisht drejt brigjeve angleze janë shqiptarë, tanimë janë vetë burimet zyrtare britanike, që sipas The Times, theksojnë se ka një rënie të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht gjatë muajve të fundit, nga 12 mijë në shtator në 13 mijë në total deri më tani.

Por këto burime nënvizojnë se pritet të ketë një rritje të kalimeve nga shqiptarët në muajt e pranverës nisur nga “tendenca sezonale” e lëvizjeve të shqiptarëve nga përvojat e viteve të kaluara përmes rrugëve të tjera ilegale si përmes kamionëve dhe mauneve apo përmes linjave ajrore pa pasur viza, shkruan The Times e London.

Ndërkohe numri i kalimeve me gomone vazhdon pavarësisht motit të acartë, madje po në të njëjtën natë të tragjedisë së fundit në La Mansh, një tjetër gomone ka qenë duke u mbytur në afërsi të gomones së parë me 50 veta dhe 5 emigrantë kanë rënë në det, por fatmirësisht janë shpëtuar nga rojet britanike të kufirit, lajm që çuditërisht nuk është bërë i ditur atë ditë, siç ndodh zakonisht.

Sakaq sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të enjten u mësua se 401 emigrantë të rinj janë pikasur të kalojnë me 8 gomone një ditë përpara tragjedisë. Është mësuar se premtimi i Rishi Sunak per cakimin e 730 punonjësve të rinj në Forcat e Kufirit si pjesë e një komande të re operacionale të specializuar për të luftuar kalimet ilegale në ngushticë do duhet nga nënte deri në nje vit për rekrutimin dhe trajnimin e tyre. Rreth 100 prej tyre do të dislokohen në selinë e re të dedikuar për kalimet me gomone.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Phoenix says:
    December 17, 2022 at 3:43 pm

    I gjithe ky muhabeti i dyndjeve te Shqiptareve ne Angli, eshte komplet nje mashtrim. Mediat qendrore jane tashme te diskretituara, si megafone propagande.

    Njerezit nuk i besojne me mediat, e po tallen me ta. Kot lodhen. Thjesht po behen dhe me qesharake.

    Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    December 17, 2022 at 4:35 pm

    Shpopullimi i Shqiperise po ndodh e nuk pranohet vetem nga kjo qeveri e nga sejmenet e saj mediatike. Jane kerkesat per Azil te shqiptareve neper Europe, me te lartat edhe se te sirianeve e afganeve te ikur nga lufta qe nuk i lene shteg askujt te hedhe dyshime se ky vend po shpopullohet nga rinia se pari. Nuk ka interes Britania te mashtroje se shqiptaret po dynden ne La Mansh.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 17, 2022 at 4:36 pm

    @Phoenix, ca mund te thuash ndonje gje qe do ndodhi ne 2023?

    Reply
  • ¿? says:
    December 17, 2022 at 4:49 pm

    O idioti.com ta them une cfare do te ndodhi ne 2023: Per 365 dite me rradhe Dielli do te linde nga Lindja dhe do te perendoje nga Perendimi. Do te kete shira dhe vende vende bore, sipas rastit. Njerezit do te hane do te pine, do te qine dhe do te dhjesin. Do te kete vrasje dhe vjedhje. Do te kete zgjedhje te lira dhe zgjedhje te vjedhura ne varesi te shtetit ku do te behen. HEren tjeter do te japim edhe detaje, sidomos per ato ngjarje qe do te kene ndodhur pavaresisht nga parashikimet e Pordhiksit. Lavdi Illuminatit qe po ju cmend me hajvanlleqe. Tashti po iki se me erdhi ora e birres.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?