Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më rrezikohet jeta”, kërkoi azil në Shqipëri, deportohet gazetari turk i akuzuar si zëdhënës i të kërkuarit në arrati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Më rrezikohet jeta”, kërkoi azil në Shqipëri, deportohet gazetari turk i akuzuar si zëdhënës i të kërkuarit në arrati
KronikeKryesore

“Më rrezikohet jeta”, kërkoi azil në Shqipëri, deportohet gazetari turk i akuzuar si zëdhënës i të kërkuarit në arrati

Published: September 18, 2022
Shpërndaje

Ahmet Emre Olur, gazetar turk është deportuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Shqipëria i ka refuzuar azilin politik shtetasit turk dhe e ka kthyer në Turqi në orët e para të mëngjesit këtë të dielë.

Emre Olur u ndalua dje në Rinas dhe u mbajt në komisariatin e policisë në aeroportin “Nënë Tereza”.

- Publicitet -

Ai kërkoi azil në Shqipëri me pretendimet se nëse ekstradohej drejt Turqisë, jeta e tij rrezikohej.

Emre Olur ka lindur në 1996 në Bahçelievler të Stambollit.

Ai njihet si “këshilltari i shtypit” i një organizate të akuzuar në Turqi për vepra kriminale. Olur, sipas Turqisë është zëdhënësi për mediat i Sedat Peker.

Ky i fundit prej dy vitesh nuk ka shkelur në tokën turke. Sipas mediave të atij vendi Peker, ka qëndruar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Egjipt, ndërsa aktualisht ndodhet në Dubai.

Mediat turke raportojnë një detaj të rëndësishëm, për Emre Olur. Ato shkruajnë se ai mund të ketë nënshtetësi shqiptare dhe është thirrur nga autoritetet shqiptare, vetëm disa ditë pasi kishte udhëtuar drejt Dubait. Mësohet se autoritete shqiptare kanë pretenduar se turku Emre Olur kishte probleme me dokumentacionin, për këtë arsye e kanë thirrur për verifikime.

Në momentin që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë, është ndaluar dhe u mbajt në komisariatin e Rinasit.

Olur sipas mediave turke është tentuar të niset drejt Turqisë, por në këtë moment kanë ndërhyrë avokatët e tij duke thënë se atij i rrezikohej jeta.

Peker kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar publikonte info mbi lidhjet mes politikës dhe drejtuesve të lartë të mafias.

Prej të paktën 6 muajsh, Peker postonte vetëm me profilin e Emre Olur, duke shmangur profilin e tij zyrtare në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Jorgji Bandilli says:
    September 18, 2022 at 9:48 am

    More Emre i shkrete, po ketu tek Edrogani vellami i Erdoganit kerkon Azil zotrote?

    Reply
  • Pa fjale. says:
    September 18, 2022 at 10:05 am

    TURP…
    Çfare rendesie ka nese dike e blen Rusia, dike Turqia, dike ….., a nuk jane te gjithe te shitur?

    Reply
  • XXXL says:
    September 18, 2022 at 5:18 pm

    E hongri edhe “Trimi”, po c’tu desh qe u dorzove vete ne Komisariatin e Polise ne aeroportin e Tiranes, me fal ne ate te Stambollit.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 18, 2022 at 7:40 pm

    kjo qenka e stisur më duket
    po të ishte ky turku antiErdogan do e dinte që Shqipëria është bastioni nr 1 i kapësve të antiErdoganëve dhe nuk kërkonte azil këtu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?