Nga Ilir Demalia
Fuqisë së Nënës Natyrë nuk mund t’i ikim. Por tragjedia fillon kur Nëna Natyrë tërbohet nga një furi që ia ka shkaktuar vetë njeriu. Dhe kjo nuk është më metaforë. Është realitet i përditshëm shqiptar.
Këtu nuk e kam fjalën për popullin “heroik” të miteve, por për atë realitet brutal që nga viti 1992 e këtej ka ndërtuar në kënetë, mbi hidrovore, në toka bujqësore, mbi kanale kulluese, pranë lumenjve dhe në bregdet. Zaptime të tokave publike e private, hunj e drunj, kasolle të kthyera në pallate, legalizime kriminale, asnjë mendim për kanalizime, për ujëra të bardha, për ujëra të zeza, për kullim.
Ndërto për të shkatërruar dhe shkatërro për të “ndërtuar”
Këta nuk janë thjesht njerëz të varfër që kërkuan strehë. Janë barbarë modernë që shkatërruan qytetet dhe bregdetin, pa asnjë lidhje me qytetarinë dhe përgjegjësinë komunitare. Dhe sot, ironikisht, shumica e tyre janë quajtur “sipërmarrës”, “investitorë strategjikë”, “biznesmenë të suksesshëm”.
Këta nuk janë njerëz dosido. Janë produkt i një sistemi të ndërtuar qëllimisht nga bashkëpunimi katërkëndësh politikë–biznes–media–krim, një sistem që ka funksionuar pandërprerë që nga viti 1992.
Sot ky sistem ka hyrë në fazën e kolapsit dhe përmbytjet janë vetëm simptoma fizike të një sëmundjeje morale dhe institucionale. Kjo nuk mbulohet më, bën muuuuu.
Faktet janë aty – shifrat janë aty
Vetëm për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve, Shqipëria ka përfituar:
• kredi dhe grante nga Banka Botërore (Water Supply and Sanitation Projects, disa faza që nga vitet ’90),
• fonde nga BERZH për ndërmarrjet e ujësjellësit,
• fonde të Bashkimit Europian (IPA),
• buxhete shtetërore të përsëritura çdo vit.
Në total, sipas të dhënave të vetë qeverive shqiptare dhe raporteve të KLSH, flitet për rreth 1.5 – 2 miliardë dollarë të alokuara në 30–35 vite për ujë të pijshëm, kanalizime, mbrojtje nga përmbytjet dhe rehabilitim kanalesh.
Pyetja është e thjeshtë: Ku janë?
Durrësi – qytet pa ujë, qytet nën ujë
Durrësi, një nga qytetet më të mëdha dhe më të pasura potencialisht, sot përmbytet me 20–30 cm reshje shiu, një nivel që çdo qytet normal e përballon pa asnjë problem. Kanalizimet nuk funksionojnë, sepse:
• janë ndërtuar pa standard,
• janë bllokuar nga ndërtimet,
• nuk janë mirëmbajtur kurrë.
Ndërkohë, uji i pijshëm në rubineta vjen një herë në dy ditë, ndonëse qyteti furnizohet nga burime të shumta dhe ka pasur projekte të shumta “rehabilitimi”. Ujin e pi “kulçedra” politike–biznes–klienteliste, që e përdor për resorte, ndërtime pa kriter, lidhje ilegale. Media hesht. Institucionet bëjnë sikur nuk shohin. Krimi garanton qetësinë e skemës.
Shkodra – laboratori i dështimit shtetëror
Shkodra ka pasur projekte specifike për mbrojtje nga përmbytjet, digat, argjinaturat e Bunës dhe Drinit, financime të huaja dhe plane kombëtare. Rezultati: përmbytje ciklike, çdo disa vite, të njëjtat zona, të njëjtat premtime, të njëjtat mashtrime.
Lumenjtë janë ngushtuar, kanalet janë zënë, tokat janë ndërtuar, dhe pastaj bëjmë sikur përmbytja është “fatkeqësi natyrore”.
Jo. Është krim i organizuar institucional.
Shoqëri që po kryen vetëvrasje
E gjithë shoqëria është ushqyer me këtë normalitet të sëmurë. Me idenë se “kështu është Shqipëria”, se “s’kemi ç’të bëjmë”, se “të gjithë vjedhin”. Ndërkohë po kryejmë vetëvrasje kolektive. Natyrën e kemi vrarë, territorin e kemi shkatërruar, institucionet i kemi kthyer në fasadë.
Qytetaria e një vendi fillon nga përgjegjësia qytetare. Shqiptarëve kjo u ka munguar dhe u mungon ende, sepse për dekada janë trajtuar si turmë e manipulueshme, jo si qytetarë me të drejta dhe detyrime.
Por një shoqëri pa përgjegjësi qytetare dhe pa shtet funksional nuk përmbytet vetëm nga uji. Përmbytet nga kalbëzimi.
Mjaft është mjaft.

Ne kemi gjithe keto dite qe po themi pse nuk reagon Kryeministri Rama per permbytjet e paprecedenta ne te gjiteh territorin e vendit.
Pse nuk reagon, por tallet me foto-kartolina nga Bregu?! Sot paskesh reaguar; cfare reagimi pale; reagim-tallje; edhe ne kete moment tragjik per mijera e dhjeterea mijera familje shqiptaresh, ai perseri tallet.
Si gjithmone, nuk mungojne bashibozuket e tij mediatike, qe duan ta banalizojne dhe relativizojne situaten, duke ia hequr barren e fajit monstres , per t’ua hedhur qeverive te meparshme.
Por ky bashibozuku qe ka shkarrashkruar me lart, ka shkuar me larg: ben pergjegjes ata qe permbyten…!!!
Shkarrashkrime te tilla do te kemi shume keto dite; kete pune ka ky soj i neveritshem mercenaresh, perhere kur shperthejne gropat septike te ketij regjimi.
KJO ESHTE PUNE E PISET.Nuk eshte pune per Edin,Ketu nuk ka cfare Panoramash te postoje,.kanalet me mbeturina,me fekale? Ketu edhe e shumeditura energjitike e infrastruktures nuk marshon dot neper kanale si caresha Ekaterine me dy hamshore te gardes perandorake!!!!!!!!!!!!!!!!!Enver Hoxha i kreu keto pune te pista,qe te zbardhin faqen ne shi e ne bresher me te burgosurit politike.kanalin e Bedenit,qe bonifikoi gjithe fushen e Kavajes,e hapen te burgosurit politike gjer ne gryke te zhytur ne balte.Fushen e Hoxhares e bonifikuan Reshat Kripa me vellezerit dhe 2000 te burgosur politike.Te burgosurit e sotem jane TE BURGOSUR LUKSI.E fut dot ne kanalet gjithe mut e mbeturina te kenetes Durresit Erion Veline dhe Ilir Beqen?
Jo!Fondet per Bujqesine dhe Mirembajtjen e Tokave qe dha BE i vodhi Frida Grifsha.E fut dot Frida grifshen te pastroje kanalet?Jo. Do u japesh dy batanije,vaj sheqer,pilaf,te permbyturve deri ne permbytjen tjeter.
Sot nuk ka me as fshatare,ka tregtare,.Ai fshatari sotem me mire mbjell dy parcel kanabis,se te futet gjer ne brez ne mut te pastroje kolektoret e Durrsit.
Hall ke o Edvin,se eshte pune qe s`ka te duk.S`ta pranon asnje expozite.S`ke ku e reklamon.Shiko mos gjen andej nga Bangladeshi,se Afganet nuk te qendrojne as ne hotelet me 5 yje ne bregdet.
Postimet ne media ekspozitat panoramat foto e fasada jane detyra nepunesi jo kryetar shteti.
Genjen demo kur mohon popullin e varfer te sakatuar, sakrifikuar ne punet bonifikuese.
Mijera mijera forca vullnetare jo vetem rinia (edhe ajo, e varfer) por dhe mosha mesme deri dhe pleq, i rane qylykes e qysqise ne sa e sa pune stermadhore kombetare, pa pagese, vetem me stimuj Sulmuesi.
Nuk ka per debat. Kjo esht e verteta.
Dhe cingijet nderkombetare nga nje ane vjellin vrer ndaj Enver Hoxhes ne anen tjeter akordojne fonde per rehabilitimin e veprave bere fale kohes se tij gjithe duke i lene ato ne anoninat.