Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më shumë se 4 mijë shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, Daily Mail zbulon taktikat e reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Më shumë se 4 mijë shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, Daily Mail zbulon taktikat e reja
AktualitetKronike

Më shumë se 4 mijë shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, Daily Mail zbulon taktikat e reja

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

Media britanike DailyMail vijon t’i bëjë jehonë çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone dhe tentojnë të qëndrojnë në ishull duke shfrytëzuar ligjin për azilkërkuesit e trafikuar.

Pasi publikoi të dhëna të inteligjencës, ku nënvizohej se 40% e emigrantëve azilkërkues gjatë muajve të fundit kishin qenë nga Shqipëria, DailyMail ka zbuluar sot se më shumë se 4,000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit përgjatë këtij viti.

Ministrat kanë frikë se rritja e numrit të azilkërkuesve do të shtyjë numrin e këtij viti të mbërritjeve të anijeve të vogla përtej rekordit prej 28,500 që u arrit në 2021.

- Publicitet -

Përshkallëzimi i paprecedentë i të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë, thanë burime për median angleze.

Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

“Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Po e shohim këtë rritje nga Shqipëria, sepse ata paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët, ashtu siç nuk e kanë të tjerët. Njerëzit që vijnë në MB shpesh përpiqen të pengojnë largimin duke bërë një pretendim sipas ligjeve moderne të skllavërisë”, tha një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel.

Ndërkohë, dy ditë më parë u publikuan shifrat duke sqaruar se 20,000 migrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit përmes kalimit me gomone, një shifër historike dhe shqetësuese që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.

“Kjo do të thotë se shqiptarët kanë përbërë një në pesë nga ata që kalojnë Kanalin që nga fillimi i janarit”, nënvizohet më tej në artikull.

Në një periudhë 6 javore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, pothuajse një në katër nga totali i kësaj periudhe.

“Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve shqiptarë përfundojnë duke kryer krime, në një lloj “dere rrotulluese” në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi burimi nga Ministria e Brendshme britanike.

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në shtëpi, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim largimi për në Tiranë pothuajse çdo javë.

Por fluksi nëpër Kanal tejkalon shumë numrat që largohen. Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?