Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më shumë se 8 mijë të vdekur në Gaza sipas Hamas, Izraeli bën thirrje për evakuim në jug
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Më shumë se 8 mijë të vdekur në Gaza sipas Hamas, Izraeli bën thirrje për evakuim në jug
BoteLajmi i fundit

Më shumë se 8 mijë të vdekur në Gaza sipas Hamas, Izraeli bën thirrje për evakuim në jug

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

Izraeli u ka bërë thirrje palestinezëve që të shkojnë në Rripin jugor të Gazës , ku ndihma humanitare nga Egjipti dhe SHBA do të rritet sot, tha ushtria.

“Civilët nga Gaza veriore dhe qyteti i Gazës duhet të zhvendosen përkohësisht në jug të Rripit të Gazës në një zonë më të sigurt, ku ata mund të marrin ujë, ushqim dhe ilaçe”, tha ushtria izraelite.

“Nesër përpjekjet humanitare në Gaza, të kryera nga Egjipti dhe SHBA, do të rriten”, theksoi në postimin e saj ushtria izraelite, e cila ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit në territorin e saj më 7 tetor.

- Publicitet -

Mediat palestineze raportuan në orët e para të mëngjesit se telekomunikacioni  shërbimet telefonike dhe aksesi në internet  kishin filluar të rikthehen gradualisht.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës me Izraelin më 7 tetor ka kaluar tashmë 8,000.

“Numri i të vdekurve për shkak të sulmit izraelit tejkalon 8,000, gjysma e të cilëve janë fëmijë”, informoi ministria AFP.

Izraeli ka zgjeruar më tej operacionet në Gaza me tanke dhe ushtarë. Hamasi raporton se bombardimet të reja janë duke u zhvilluar.

Ndërkohë, sipas mediave palestineze, janë duke u zhvilluar përleshje mes milicëve dhe forcave izraelite, të cilët kanë tentuar, ndër të tjera, të hyjnë në kampin e refugjatëve të Jabalia, në Gaza, dhe atë të Askarit, në lindje të qytetit të Nablusit.

Ndërsa izraeli nuk ndal sulmet, komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza janë rikthyer dhe funksionojnë.

Kompania palestineze e telekomunikacionit njoftoi se komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht mes bombardimeve të rënda izraelite të linjave, kullave dhe rrjeteve  që nga orët e vona të së premtes, duke lënë 2.3 milionë banorët e tij të shkëputur nga bota e jashtme mes bombardimeve të rënda ajrore dhe tokësore izraelite.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
  • Ballkani Perëndimor, sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria
  • Horoskopi 21 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend

Komentet e Fundit

  1. Guri on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  2. info analitike on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. Detari on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  4. info analitike on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  5. demo on Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?