Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më të pasurit pasurohen më shumë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë për 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Më të pasurit pasurohen më shumë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë për 2023
EkonomiLajmi i fundit

Më të pasurit pasurohen më shumë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë për 2023

Published: July 9, 2024
Shpërndaje

Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të ndjeshme vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin më shumë se 8% të totalit të depozitave bankare, nga 6.9% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.

- Publicitet -

20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 10.5% të depozitave, kundrejt 9.1% në vitin 2022.

Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 13.6% të totalit të depozitave, nga 12.3% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare.

Megjithëse informacioni i bankës qendrore nuk i ndan depozituesit sipas kategorisë, besohet se në shumicën e tyre bëhet fjalë për depozita të bizneseve.

8.04% e depozitave totale në fund të vitit 2023 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 128.4 miliardë lekësh ose rreth 1.24 miliardë eurosh (me kursin e fundit të vitit 2023) në llogaritë e 10 depozituesve më të mëdhenj.

Në fund të vitit 2022, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 104.7 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute, gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 7.4 miliardë lekë, ose 22.6% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2023 llogaritej në afërsisht 167.6 miliardë lekë, në rritje me 21.4% krahasuar me një vit më parë.

Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 217.2 miliardë lekëve, në rritje me 16.3% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e peshës së depozituesve më të mëdhenj duket se përputhet me tendencën e rritjes së shpejtë të depozitave të biznesit në tërësi.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, depozitat e biznesit në banka arritën vlerën rekord të 360 miliardë lekëve, në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e depozitave të biznesit është një tendencë e dukshme e viteve të fundit, që ka marrë një hov të shpejtë veçanërisht pas pandemisë. Krahasuar me vitin 2020, depozitat bankare të biznesit janë rritur me pothuajse 85%.

Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e çmimeve dhe e fitimeve në dy vitet e fundit, ndërsa në një situatë të tillë, subjektet më të mëdha kuptueshëm mund të jenë duke pasur edhe përfitimet më të mëdha, në terma të rritjes së gjendjes së parave në llogaritë e tyre.

Megjithatë, sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pjesërisht rritja e depozitave të bizneseve mund të lidhet edhe me përfshirjen e tyre në skema të pastrimit të parave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2023 depozitat bankare ato kishin vlerën e afërsisht 1.6 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.

Norma e rritjes së depozitave u ngadalësua lehtë krahasuar me vitin 2022, por kjo i detyrohet sidomos forcimit të ndjeshëm të lekut në kursin e këmbimit (rreth 9% në fund të 2023).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vigjilenca says:
    July 9, 2024 at 11:01 am

    Këto gjëra i dimë dhe më parë, por nuk dimë se si këta pronarë të mëdhenj paguajnë tatim mbi fitimin. Tatim mbi fitimin i kërkohet një kjoske ndërsa këta biznese mbajnë dy bilance, kështu që i shmangen detyrimit real. Këto probleme njihen prej 30vitesh, për këtë mbajnë përgjegjësi administrata e tatim taksave që gjatë gjithë kohës abuzon me detyrën. Kështu këta punonjës janë specialista abuzimi. Abuzimi i administratës shtetërore bën që buxheti i shtetit të mos realizohet dhe kështu shkëputet zinxhiri i hallkave ekonomike të shtetit. Të pasurit pasurohen, shtresa e mesme nuk rrit mirëqenien, ndërsa si numër ajo vjen duke u pakësuar, përsa i përket shtresave me nivel të ulët jetese, ato varfërohen gjithnjë e më shumë. Pensionistët i dalin tepër çdo qeverie, kështu çdo i ri që jeton këtu të shoh çfarë ndodh me prindërit dhe të marri rrugët e mërgimit, ose ndryshe nga sytë këmbët.

    Reply
    • pilo Lala says:
      July 9, 2024 at 2:22 pm

      Nqse keta pronare nuk paguajne taksa, si ndertohen gjithe keto vepra, qe nuk i ka pare kurre me pare Shqiperia?
      Si mund te ndertohet Aeroporti Vlores, Porti Durresit, Tyneli llogorase, Rruga e Plloces, Autostrada e Milotit, Rruga e Dukagjinit, Ura e Kukesit, Ura e Drinit me Podgoricen, rruga Korce -Erseke, rruga Elbasan Librazhd, rruge pa fund, nqse nuk mbledh shteti taksa?
      Kaq budalla e te paafte e quani ju shtetin?

      Reply
  • Mirësia says:
    July 10, 2024 at 7:28 am

    Shteti nuk është i paaftë për të gjithë, ai po është shumë i aftë, është i tillë, për oligarkët dhe politikanët hajdutë. Përsa i përket ndërtimeve ose investimeve të ndryshme kjo varet dhe nga detyrimi që shteti ka nga kreditë e marra. Këto kredi janë në kurriz të popullit me breza. Më vjen keq, që njërëzit në përgjithësi mbrojnë të kamurit, nuk jam kundër tyre, por më empati duhet të ketë njeriu për më të dobtin ekonomikisht, se i pasuri nuk ka nevojë për mbrojtje, ai paguan për të fituar të drejtën e tij. Prandaj mbroni më të dobtin, se kështu jeta bëhet cilësisht më e mirë për të gjithë. Edhe për të kamurit, zoti ja sjelltë mbarë, kush të jetë më i aftë dhe i drejtë pastë mbarësi me breza!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë
  • BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”

Komentet e Fundit

  1. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. Vlora 97 on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. Himara është Shqipëri pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. I paemer on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Himara eshte Shqiperi pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?