Një krizë energjetike, e pashoq ndër dekada, po shpaloset në mbarë botën.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt të këtij viti pati efekt valëzues në tregjet globale. Vendet perëndimore, që dikur mbështeteshin në furnizimet me energji nga Rusia, si prodhuesi i dytë më i madh në botë i gazit natyror dhe prodhuesi i tretë më i madh i naftës, e dënuan pushtimin duke refuzuar të blinin energjinë ruse, ose u lënë pa furnizim nga Presidenti Vladimir Putin.
Në Europë, ku loja e zgjatur për gazin e lirë rus ka pasur efekt të kundërt, kjo krizë ndihet më fort dhe është më e rrezikshme se kudo.
Në fillim të luftës, 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian vareshin nga Rusia për 40% të gazit të tyre natyror, burimi i dytë më i përhapur i energjisë në Europë pas naftës. Por tani, me kufizimet në furnizimet ruse, çmimi bazë i gazit natyror në Europë është më i lartë se dyfishi i vitit të kaluar, dhe si konsumatorët ashtu edhe korporatat po goditen rëndë.
Faturat e energjisë elektrike në shumë vende janë trefishuar. Industritë kryesore kanë filluar të largojnë punëtorët dhe të shkurtojnë shpenzimet për shkak të këtyre faturave. Situata është aq e rëndë sa qeveritë, të cilat më parë hoqën dorë nga karburantet fosile dhe energjia bërthamore, detyrimisht po rihapin impiantet e mbyllura të qymyrit dhe qendrat bërthamore dhe po shtetëzojnë kompanitë e shërbimeve për t’i shpëtuar ato nga falimentimi.
Ekspertët thonë se rritja e kërkesës për gaz me ardhjen e dimrit, do e rëndojë tregun e energjisë në Europë si kurrë më parë. Edhe shtesa më e vogël në kërkesën për energji kudo në botë mund të shkaktojë që sektorë të tërë të industrisë prodhuese të Europës të mbyllen plotësisht. Priten valë papunësie, çmime të larta dhe, sipas të gjitha gjasave, trazira publike dhe përçarje midis kombeve europiane.
“Çmimet janë në nivel rekordi historik. Në fakt, kurrë më parë nuk kemi parë diçka të tillë”, thotë Tatiana Mitrova, studiuese në Qendrën për Politikat Globale të Energjisë në Universitetit Columbia. “Kjo po bëhet fort e dhimbshme.”
Përpjekja për t’u përgatitur për një krizë
Sapo lufta në Ukrainë filloi, vendet europiane u përpoqën të siguronin sistemet e tyre energjetike nga ndërprerjet e furnizimit me gaz natyror nga Rusia. Ata kishin dy opsione: të rrisnin furnizimin me gaz që vinte në kontinent, ose të reduktonin kërkesën.
Për të zgjidhur krizën në rritje të energjisë, së pari, Europa u mor me ofertën, duke diversifikuar vendet që furnizojnë me gaz natyror bllokun europian dhe duke reduktuar varësinë e saj nga prurjet ruse. Vendet e BE-së kërkuan nga Katari, SHBA-të dhe vendet e Azisë Qendrore që të bënin marrëveshje tregtare për gazin natyror dhe gazin natyror të lëngshëm, një formë më lehtë e gazit, e cila mund të transportohet nga deti në vend që të sigurohey përmes tubacioneve.
Por përpjekja për të zgjidhur krizën me anë të ofertës hasi një problem: kohën. Rritja e flukseve të gazit natyror nga vende të tjera përveç Rusisë kërkon ndërtimin e më shumë tubacioneve, ndërsa importimi i më shumë gazi të lëngshëm nënkupton ndërtimin e terminaleve të dedikuara, një proces riorganizimi që në Europë mund të zgjasë nga dy deri në pesë vjet.
Dhe në afat të shkurtër, shtetet nuk mund të bëjnë më shumë për furnizimet. Zgjerimi i infrastrukturës së gazit natyror është i shtrenjtë, kërkon vite investimi dhe rezultatet ka të ngjarë të mos vijnë deri në verën e vitit të ardhshëm. Të paktën deri në verën e vitit 2023, furnizuesit nuk ka gjasa të jenë në gjendje të shtojnë prurjet në Europë në një vëllim të tillë sa të zëvendësojnë gazin rus.
Me furnizimet e menjëhershme në maksimum, sistemi energjetik i Europës është i qëndrueshëm, por në teh. Kjo do të thotë se përpunimi i kërkesës është masa e vetme realiste që ka mbetur Europës. Dhe, sipas kjo mund të vijë përmes mjeteve të dhimbshme si përhapja e racionimit të detyruar të energjisë.
Do të jetë mjaft e vështirë të shmanget një farë racionimi dhe kufizimi në kërkesën për gaz.
Spirali ekonomik
Vendet europiane, përfshi Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, këtë verë, miratuan masat e ruajtjes së energjisë, në përpjekje që të rrisnin rezervat e gazit sa më shumë, përpara se moti të ftohej.
Por stabiliteti i rezervave të gazit të Evropës varet nga një dimër relativisht i butë, sepse nëse moti është i ftohet, kërkesa mund të jetë më e lartë se sa rezervat e Europës.
Qeveritë europiane kanë ndërmarrë disa masa për ruajtjen dhe racionimin e energjisë, si fikja e semaforëve gjatë natës dhe ulja e ndriçimit te ndërtesat historike. Konsumatorëve nuk u është kërkuar të ulin përdorimin e energjisë ende, por me kërkesë shumë më të lartë për energji gjatë dimrit, qeveritë mund të detyrohen të ndërmarrin të tilla hapa.
“Duhet të kuptojmë se po zgjedhim mes disa opsioneve të këqija, nuk kemi ndonjë skenar pozitiv për momentin”, tha Mitrova.
Reduktimi i kërkesës për gaz në Europë, qoftë nëpërmjet racionimit, qoftë me çmime të larta, mund të ketë efekt të zgjatur dhe dobësues në shoqërinë europiane, ndërsa pasojat destabilizuese për disa industri dhe ekonomi tashmë kanë filluar. Mbi 70% e prodhuesve europianë të plehut kimik, të cilët përdorin amoniakun e nxjerrë nga prodhimi i gazit natyror, tashmë e kanë ndërprerë punën. Rritja e kostove të energjisë po i detyron fabrikat dhe prodhuesit e tjerë të ulin punën.
Por skenari më i keq do të ishte mbyllja e industrive prodhuese europiane të varura kryesisht nga gazi natyror, përfshi prodhuesit e qelqit dhe kompanitë e çelikut.
“Diçka e rëndësishme për t’u vërejtur në javët dhe muajt e ardhshëm dhe në vitin 2023, do të jetë se si gjendja e çmimeve të qëndrueshme shumë të larta të gazit dhe energjisë elektrike mund të ndikojë në aktivitetin industrial,” shprehet Mauro Chavez, drejtor kërkimor për gazin europian në Wood Mackenzie. Ai shton se shumë nga industritë “më të ndjeshme” mund të detyrohen të mbyllen në një kohë të shkurtër për shkak të çmimeve të energjisë.
Chavez, gjithashtu, theksoi se deri më tani, shumica e fabrikave europiane veçse e kanë reduktuar kapacitetin e tyre. Por impiantet industriale që prodhojnë energji elektrike me gaz natyror ose ndodhen në shtete ku gazi ka rëndësi të madhe në përftimin e energjisë, mund të fillojnë të mbyllen së shpejti për shkak të kostove të papërballueshme.
Këtë javë, kompania më e madhe europiane e makinave, Volksëagen, la të kuptohet se faturat e larta të energjisë elektrike mund ta bëjnë kompaninë të zhvendosë kapacitetet e saj të prodhimit nga vendet, dikur, shumë të varura nga gazi rus, si Gjermania, Republika Çeke dhe Sllovakia, në vendet e Europës Jugperëndimore që kanë akses në burime më të larmishme të energjisë, duke përfshirë terminalet e gazit të lëngshëm.
Krizë energjetike e një lloji tjetër
Kriza nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe për Europën, pasi sistemi energjetik i kontinentit nuk është rimëkëmbur ende nga një verë e karakterizuar nga moti ekstrem dhe grevat e punëtorëve. E kombinuar me këto sfida, kjo krizë mund të jetë një nga krizat më të këqija të energjisë në kontinent që nga vitet 1970.
Kjo do të thotë çmime të larta për europianët me të ardhura mesatare, kompani që reduktojnë prodhimin dhe ngadalësim i industrisë. Kjo do të çojë në një valë shumë më të gjerë papunësie dhe në rënie shumë të fortë konomike në kontinent.
“Këto pasoja do vijojnë edhe pasi dimri të ketë mbaruar. Shkurtimi i kapaciteteve industriale mund të çojë në aktivitet më të ulët ekonomik, nivele më të larta të papunësisë dhe potencial edhe më të madh për recension” – vëren Samantha Dart e Goldman Sachs, duke iu referuar krizës së naftës të viteve ’70.
Çmimet e burimeve të tjera të energjisë, veçanërisht qymyrit, janë rritur gjithashtu, si rrjedhojë e kërkesës së lartë globale për to. Vera me mot ekstrem dhe thatësira ka ulur kapacitetin e Europës për të prodhuar energji bërthamore dhe hidroenergjetike, duke vënë në dyshim kapacitetet e saj për të kompensuar mungesën e gazit natyror rus.
“Europa është tani në një situatë shumë sfiduese. Unë do të thoja se është ndoshta më keq se vitet 1970 kur kishte vetëm krizë nafte. Tani po flasim për krizë nafte, bërthamore, hidrike dhe gazi”, tha Mitrova.
“Diversifikimi i gazit natyror menjëherë pas shpërthimit të luftës u lehtësua nga disa burime të tjera energjetike në dispozicion të Evropës”, – shprehet Ryhana Rasidi, analiste e gazit për Konsulentin e Energjisë Kpler.
Por me ardhjen e dimrit, burimet alternative kanë filluar të shfaqin problemet e tyre. Përveç mungesës së furnizimit me gaz natyror, Europa, nga dhjetori, do të fillojë të ndjejë efektet e ndalimit të naftës ruse. Madje, edhe vendet europiane, që mund të mos kenë qenë të varura nga gazi natyror në mënyrë domethënëse, tashmë po e ndjejnë afrimin e një krize energjetike.
Duke marrë parasysh edhe se rrjeti i energjisë së rinovueshme nuk është gati për peshën e kërkesave të këtij dimri, kriza e re energjetike e Europës duket se do të jetë unike në të gjitha aspektet, në mënyrat më të shëmtuara.
Skenari “Perëndimi i Egër”
Dimri i madh nuk ka ardhur ende, por tensionet tashmë kanë filluar të shfaqen, duke i lënë politikanët përballë vendimeve të vështira.
Nëse situata përkeqësohet, çdo vend europian parashikon një skenar të “perëndimit të egër”, paralajmëron Fatih Birol, kreu i Agjencisë mbikqyrëse Ndërkombëtare të Energjisë. Birol tha se për krizën energjetike ka dy skenarë: “BE dhe anëtarët do të punojnë në solidaritet, duke mbështetur njëri-tjetrin… ose skenari tjetër, secili mundohet për veten e vet”.
Ndasitë mes aleatëve tradicionalë të BE-së tashmë kanë filluar të shfaqen. Muajin e kaluar, fqinjët skandinavë kritikuan ashpër Norvegjinë, prodhuesja kryesore e gazit natyror në Europë, për vendimin e saj për të frenuar eksportet e energjisë në përpjekje për të mbrojtur konsumatorët norvegjezë.
Dhe nëse rritja e faturave të energjisë elektrike kombinohet me një valë papunësie dhe rënie ekonomike, kriza mund “të dalë në rrugë”. Në Gjermani, MB, Republikën Çeke dhe gjetkë, qytetarët kanë nisur protestat për rritjen e faturave të energjisë elektrike. Muajin e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi se faturat e larta të energjisë ishin “fuçi baruti për shoqërinë”.
“Priten protesta”, tha Mitrova, duke shtuar se Europa duhet të parashikojë lëvizje të ngjashme me protestat e Jelekverdhëve në Francë, në vitin 2018, kur u protestua për kostot e larta të jetesës dhe faturat e energjisë elektrike.
Politikanëve europianë u duhet të përgatiten për një stinë shumë të vështirë.
—–
Marrë nga FORTUNE, përktheu për DITA, Edona Llukaçaj
mund ta imagjinoj sepse kapitalizmi imperialist ësht në fund të jetës ndaj krizat jan. të fuqishme. vitin tjetër do jen më të fuqishme
europa duhet te ndermarre veprime te menjehreshme per ndalimin e kesaj krize duke eleminuar shkaktarin kryesor te saje Putinin. kaq e thjeshte eshte dhe çdo gje kthehet ne shina autopmatikisht
Ore, ne e kuptojme, dhe jemi koshiente qe ne do e paguajme haraçin, se zengjinet dalin fituar gjithmone.
Pyetja duhet shtruar, – A u parashikuan dot gjithe keto gjera, me pare, apo tallni trapin me fukarane ???…
I dalte haka e fukarait atje ku i dhemb me shume…gjithe atyre qe na sollen kete situate
Putini du vuri i pari sankdione Evropes por Evropa dhe Amerika ka 8 vjet qe i ve sanksione Rusise. Kerkojeni te keqen ne Washington dhe jo me Moske.putini ja futi bukur homove dhe transve perendimor
Alibi e kote qe nuk fsheh dot asgje. Shqiperia e bazuar ne 100% Energji Hidrike nuk ka kurrfare lidhje me kete shkrim. Problemet i sjell vetem keqmenaxhimi ne shitje energjie qe ben kjo qeveri Rama.
KJO DACIBAO E GJATE PER QAMETIN QE PO VJEN NGA KAPITALIZMI DHE IMPERIALIZMI ESHTE THJESHT PROPAGANDE KOMUNISTE
sepse:
Vertet BE aktualisht po perjeton krize energjetike nga mungesa e gazit natyror rus, por edhe Rusia Komuniste po keshtu anasjelltas po goditet rende ekonomikisht nga nderprerja e te ardhurave te medha qe perfitonte nga shitja e gazit ne BE dhe jo vetem kaq por edhe nga sanksionet qe i ka vene Perendimi Unanim Putinit dhe Rusise per mizorite qe po kryen ne Ukraine si nje shtet fashist i vertete. Edhe kur luftonin me Hitlerin Evropa pesoi nje krize te vertete ekonomike, Anglia ishte shkaterruar totalisht Hollanda po vdiste nga uria per buke, Franca po keshtu, italianet ishin transformuar si hije nate pa breke ne bythe, por asnjehere as SHBA dhe as Perendimi ne pergjithesi nuk u lekunden ne asnje moment perpara agresorit nacional-socialist qe donte te pushtonte Boten dhe te vendoste regjimin diktatorial dhe ne kete kend veshtrim bullgarja emigrante komuniste ne SHBA, Mitrova qe parashikon si fallxheshe sorosiane Qametin, por edhe bedelet e George sorosit qe i mbajne ison pas saj dhe qe i ofrojne Botes Demokratike te uli koken dhe te ndere bythen para Putinit dhe ta “harroje” Ukrainen ne hallin e vet, ne intelektualet shqyptare u themi njezeri:
DEMOKRACIA PERENDIMORE DHE UKRAINA DO TE FITOJNE NDAJ KOMUNISTO-FASHISTIT PUTIN DHE ATEHERE CDO GJE DO TE ZGJIDHET NE CAST DHE QAMETI JUAJ O VEMJE SOROSIANE DO TE MBETET VETEM NJE PROPAGANDE E SHEMTUAR KOMUNISTE
Faktet nga fusha e betejes ne Ukraine jane shpresedhenese, Ushtria e Zelenskit po rimer territoret e pushtuara nga xhelatet e Putinit, nje divizion u Ushtrise se Kuqe te Putinit eshte bllokuar totalisht dhe eshte gadi per t’u dorezuar pa kushte, Putini po perpiqet te mobilizoje burrat e afte per lufte, por popullata po iken nga Rusia ne lemeri, cmimi i nje bilete me nje drejtim per ne gjeorgji ka kapur shifrat e 10 mije dollareve, me shume se cmimi i shqyptareve qe duan te emigrojne ne Angli, prandaj o shqyptare dru me pre qe po ju corrodit fare propaganda komuniste:
MBANI SHPRESEN SE BOTA DEMOKRATIKE DO TE FITOJE!
JA NJE PALO KULLE FTOHJE SI KJO NE FOTO PER KONDESIMIN E AVULLIT TE TURBINES ZGJIDH NE CAST PROBLEMIN E TEC-IT TE VLORES DHE I JEP FUND DEPRESIONIT TE EDI RAMES PER KRIZEN ENERGJETIKE NE SHQYPNI
por:
Ne vend te bombardojne miletin me propagande komuniste sorosiane per QAMETIN qe po vjen pse nuk ndermer qeveria e Rilindjes te Edvinit dhe Ballukut nisma urgjente per ndertimin e nje kulle ftohje palo gje sic duket ne kete foto te gazetes DITA, besoj se specialiste te termoteknikes nuk jane zhdukur si fosile prehistorike, po ka akoma ne Shqypnine e Rilindjes enveriste. Profesori i hidrocentraleve Petrit Radovicka kishte qef kur deklaronte papushim perpara ministrave dallkauke te Enverit:
HAPNI DEGEN E TERMOTEKNIKES NE UT SE PASI TE VDESIM NE, UJORET E HIDROCENTRALEVE DO TE MBETENI SI PESHKU PA UJE DHE DO TE KERKONI ENERGJI NE BOTE SI CIFUTET NE SHKRETETIRE.
Venezuela eshte rezerva me e madhe e botes ne nafte .
Mjafton te hiqen sankcionet ndaj Venezueles qe vendosi Trumpi ne 2018, dhe kriza energjitike merr fund
Shkaktari i kesaj gjendje eshte vetem nje njeri-kafshe siberiane,Ky eshte Putini.Populli rus nuk e do luften.
Perendimi i ka te qarta pervojat e kaluara me Stalinin,Brezhnjevin,,.Nuk mundi te rrezonte as Kim Jongat as Pol Potin,as Enverin.Po te kishte nderhyre Ushtria Amerikane ne 46 drejt e ne Tirane,,(jo me 2,tre desante neper pyjet)kishte shpetuar Shqiperine nga Regjimi gjakatar i Hoxhes)Qe te jetoje njererezimi,duhet zhdukur Putini,.Ka vetem nje Rruge.Ajo qe perdori Aleanca Perendimore kunder Sadamit.Nje mut ka per te perdorur armet atomike.
o ti demo.qenke aq rrotëkar sa pranon që një shtet tjetër të ndërhyjë në sovranitetin e shtetit ton pse sistemet jan të kundërta.
hajde antishqiptar ballist që je o enver memishaj
të ndërhynte ushtria amerikane drejt e në tiran. pse. sepse si pëlqen sistemi ballistozogistëve dru me pre, amerikës apo intelektoboled gejush fatosit që e konsideron rusin komuniste, putinin komunist dhe pavarësisht se thot që ka krizë energjitike fajin e ka komunizmi që keni 30 vjet që thoni që e keni dhkatërruar e svjen më kurr, ndërsa imperializmi ësht i pafajshëm
Venezuela Komuniste:
PO C’A THU NJASHTU O SHOKU!
Ti prodhon afersisht 600 mije fuci ne ditet me te mira nafte crudo, nderkohe qe Arabia Saudite mbush cdo dite mbi 3 milion fuci me nje cilesi me te larte te gjitha shifrat i ke ne internet dhe nuk ka llogjike per debat dallkauk. Prodhimi yt o Venezuela Komuniste nuk eshte i qendrueshem pasi teknollogjia mesjetare sovjetike qe perdor ne puset e naftes nuk u jep garanci bleresave te lidhin kontrata afategjate, ti o Venezuela Komuniste e budallit Hugo Cavez je vendi me i varfer ne Amerikane e Jugut megjithese Zoti te ka darovitur me karburante dhe gaz si asnje shtet tjeter ne rajon, ti o Venezuela Komuniste nuk respekton te drejtat dhe lirite e njeriut dhe vjedh zgjedhjet si Edi Rama ne Shqypni, prandaj edhe SHBA, jo Trumpi te kane vene sanksione ekonomike, njashtu si Putinit te Rusise Bolshevike dhe kjo zgjidhje qe i ofron ti Botes Demokratike si nje debil enverist pa menduar transportin e gazit nga Amerika Latine ne Evrope dhe shpenzimet kolosale per lengezimin e tij kjo oferte budalli nuk mund te pranohet ne asnje menyre, sepse do te ishte me kollaj qe Bota t’i hiqte sanksionet Putinit dhe Rusise qe e ka me afer me tubacione gadi qe do t’i thonte Putinit qe Bota Demokratike po zbath breket qe Diktatori t’ja fusi nga prapa penisin e tij komunist.
O gaforre me +,,Askush nuk fajeson sot Vietnamin qe nderhyri ne Kamboxhia,shpetoi popullin Kamboxhian nga Masakrat Pol Potiste.Vrau 2 miljon kamboixhiane.Nuk ka nje ze kundrshtar,qofte ne lindje qofte ne perendim.
Enver hoxha vrau 60 mije shqiptare,,(20 mije kosovare i vrau rruges deri ne Tivar),Burgosi dhe internoi 120 mije te tjere ne nje popull 1 miljon,pra 1/10 e popullsise.Dhe nuk vrau vetem dru me pre, vrau te gjithe Inteligjencen e shkolluar ne Perendim.Isa Toska me memet shehun jane bandite rrugesh krahasuar me vampirin enver.
je “furtune” nga trute, qe pyet ?
dhe ke pyet e perse pyet ?
nuk je pjese e krijimit, ose mos lejimit te kesaj
krize ?
cdo usa dhe kelyshte e saj te nje pjese te europes,
te bejne..lufte ne shek. 21, me vendin nr. 1 ose nr.2
te botes se emancipuar ?
a nuk mjafton aresyeja njerore Sot, te shpegoje boten,
me Dialog ?
rusia vjen nga sistemi Komunist .
askush te mos mendoj se e shpjegon boten
me mire se ata, qe ne themel te..Dijes kane;
njutonin darvinin, marxin leninin dhe …KRISHTIN .
.Venezuela prodhonte disa vite me pare 3.36 milion fuçi ne dite. Evropa sot ka nevoje vetem per 3 milion fuçi ne dite. Administrimi i keq e shteteror i chavisteve, qe Intelektuali i quan me te drejte komunista, solli qe sot Venezuela prodhon vetem 600 mije fuçi ne dite dhe nje pjese te mire e dergon ne Kine per te shlyer borxhet kurse disa fuçi ja dhuron Kubes.
Por me nismen qe ka marre Venezuela per te privatizuaar ajo ka mundesi te profhoje shume me teper e te zbuse shume krizen e sotme energjitike. Mbetet vetem dialogu me opoziten qe filloi ne Meksike por u nderpre nga Maduro qe ka vene si kusht per vazhdimin e dialogut , lirimin nga SHBA te Alex Saab.
po te kishte halla e demos koqe, se demua per vete nuk ka..
Me te vertete qe nuku e kuptojeme moj ti Edona Llukacaka e Dites se Thanos dhe Bedriut.
Ne nuk varemi as nga gazi rus dhe as nga energjitika e Evropes
Balleshin e mbyllem per pordhet e ndyresirave te Ramutit,
Energjine e kemi nga Zoti dhe uje ka sa te duash
Perse na fut drithmat o kece?
Problemin nuk e kemi ne, po Evropa.
Pse na i hapni keto legjenda, apo per ti hapur rrugen Ramutit te vjedhi sa me shume dhe te na shtrengoje rripin neve me rritjen e cmimit te energjise dhe te na lere dhe ne erresire pale..
He moj biba te ndyra, gjithnje ne sherbim te krimineleve
Copa putanash tregu
demo vazhdon të rrisi shifrat nga 10 mijë që tha para ca ditësh tani e ka çuar 60 mijë dhe 1 e 10 e popullit, pra 300 mijë i paska burgosur. paska rrjedhur enver memishaj nga trut e kokës.
venezuela që ti o intelektobole fatosi e quan komuniste, ska lidhje fare me komunizmin, bile ësht antikomuniste sepse shpie uj në mullirin e njerëzve si puna jote. a mund të quhet socialist një vend që prodhon dhe shet drog. absolutisht që jo. të tilla jan vendet kapitaliste.
por tipat si fatos lubonja ngaqë e kan të pamundur të mohojn vdekjen e imperializmit shpikin budalliqe si: rusia sovjetike e putinit
kina komuniste( aq absurde ësht sa ta konsiderosh kinën një vend komunist) dhe kjo e reja venezuela komuniste.
për të vazhduar ende antikomunizmin e tyre të vdekur, sepse popujt e kuptuan që ju nuk e mohoni dot vdekjen e kapitalizmit ndaj shpikni ende teori antikomuniste