Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më tha Rama, do vish t’i bësh një foto Zelenskit…” (!) Rrëfimi që të bën të kuptosh pse presidenti ukrainas duket kaq i bezdisur në këtë foto
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > “Më tha Rama, do vish t’i bësh një foto Zelenskit…” (!) Rrëfimi që të bën të kuptosh pse presidenti ukrainas duket kaq i bezdisur në këtë foto
EnciklopediKryesorePolitike

“Më tha Rama, do vish t’i bësh një foto Zelenskit…” (!) Rrëfimi që të bën të kuptosh pse presidenti ukrainas duket kaq i bezdisur në këtë foto

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Ish-deputeti Ben Blushi ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një foto të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit duket goxha i bezdisur në këtë foto. Dhe po të lexosh historinë që tregon vetë Blushi, e kupton pse.

Rrëfimi të kujton shptehjen: “Mua më digjet mjekra, ti kërkon të ndezësh cigaren”. Për të mos thënë atë tjetrën me fshatin që digjet.

- Publicitet -

Pjesë nga postimi:

Në 24 shkurt mbushet një vit nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë. Meqë gjithë bota sot bën bilancin e këtij konflikti, po postoj fotogtafinë që i kam bërë Presidentit Zelensky në Kiev.

Nga mesi i qershorit të vitit 2022, Edi Rama më çon një sms.

Do vish t’i bësh një foto Zelensky-t?

Pasi shkëmbyem një duzinë sms të tjera për udhëtimin drejt luftës, peripecitë e të cilit nuk mund t’i imagjinonim, pas tri ditësh u gjendëm në një avion turk, që na çoi në një bazë ushtarake polake shumë afër kufirit të Ukrainës.

Kur arritëm në Kiev, nga ora 8 e mëngjesit, isha pothuajse pa gjumë.

Ushtarë kishte sa të duash. Ushtarët janë gjithnjë një shënjestër e mirë për çdo fotograf. Ata ishin të afrueshëm, madje njërin e binda të pozonte për mua, duke u lëkundur mbi një shilarës fëmijësh.

I bindur se nga të gjitha fotot që kisha bërë më mungonte vetëm një, ajo e Zelensky-t, u futa në makinën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, i cili udhëtonte me ne. Ambasadori e ka emrin njëlloj me Zelensky-n, quhet Volodymyr Shkurov.

-Dua një foto me Zelensky-n, i thashë.

-Nuk e di sa mundet, tha ambasadori.

-Unë për këtë foto kam ardhur deri në Kiev, i thashë.

-E kuptoj, tha ambasadori, por kjo nuk varet nga unë.

-Do shkosh në shtëpi, e pyeta.

-Nuk kemi kohë, tha ambasadori, pas takimit me Zelensky-n, duhet të kthehemi për të kapur trenin.

Duhet ta fotografoj Zelensky-n, thashë unë, do bëj një ekspozitë në Shqipëri.

-Po flas me stafin e tij, tha ambasadori, më jep të dhënat e pasaportës.

-Ja ku janë, i thashë, thuaju që jam një shkrimtar shqiptar që bën edhe fotografi.

-Ti ke dhe emrin si Zelensky, i thashë, ndoshta kjo të ndihmon ta bindësh.

-Emrin Volodymyr në Ukrainë e kanë më shumë se 2 milionë burra, tha ambasadori, është njëlloj si emri Ben në Shqipëri.

Kur shkuam në pallatin presidencial të Kievit, e kuptova se që t’i merrja 3 minuta Zelensky-t me ndihmën e ambasadorit të tij ishte e pamundur. Zelensky duhet të merrte më shumë se një mijë kërkesa në javë për të pozuar për revistat, gazetat dhe fotografët e gjithë botës. Nëse do t’u përgjigjej të gjithëve, me siguri Ukraina do e kishte humbur luftën që në ditën e tretë.

-Mos harro që më ke premtuar një foto të Zelensky-t.

-Do përpiqem t’i them, tha Rama.

Natyrisht, nuk ia tha dhe, kur e pashë Zelensky-n pas gjysmë ore, e kuptova përse.

Duke pritur Zelensky-n të dilte në konferencë shtypi, takova këshilltarin e shtypit të Zelensky-t, që ishte ulur në rreshtin e parë.

-A mund t’i bëj një foto Presidentit, e pyeta.

-Nuk mund t’i bësh asnjë foto, tha këshilltari.

-Nuk zgjat më shumë se dy minuta, i thashë.

-Të thashë që kjo është e pamundur, tha këshilltari.

-Po pse është e pamundur, e pyeta.

-Sepse duhet ta kishe kërkuar një muaj përpara, sipas protokollit, tha këshilltari.

-Një muaj përpara, unë nuk e dija që do vija në Ukrainë, i thashë.

-Ky nuk është problemi im, tha këshilltari.

-Lufta nuk mund të programohet, thashë unë.

-Por koha e Presidentit mund të programohet, tha këshilltari.

-Ky është një President në luftë dhe duhet t’u përshtatet kërkesave të luftës, thashë unë.

-Po ti nuk je një fotograf lufte, tha këshilltari.

-Nga e kupton ti që nuk jam fotograf lufte, e pyeta.

-Nga këpucët, tha këshilltari, i ke shumë të pastra.

Në kohën që po negocioja më kot me Sergein, duke u përpjekur t’i them se Zelensky do jetë pjesë e një ekspozite, ndoshta edhe e një libri, dhe mua nuk më duhej më shumë se një minutë që ai të ndalonte përpara meje dhe le ta mbante kokën si të donte, mjafton të pozonte vetëm për mua, në këtë çast pra, Zelensky hyn në sallën e konferencave të shtypit.

Mata distancën me sy. Ishin më shumë se 30 hapa, një largësi e konsiderueshme për një fotograf amator si unë. Atëherë fillova të shkrep pa pushim, duke u përpjekur të lexoj fytyrën e njeriut që po bënte një luftë me fuqinë më të madhe ushtarake të botës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • ¿? says:
    February 27, 2023 at 1:04 pm

    ky Ben Blushi ka filluar te eci vete dhe here pas here fiton noi lek ashtu si kot

    Edhe nje gje tjeter, ky me Edvin Brekushen sikur u ndane duke u grindur, tashti na dilkan kepuce e çorape bashke, apo ishte e gjitha loje, po ndanin hajdutet plaçken dhe bene sikur u zune.

    Reply
  • valbona says:
    February 27, 2023 at 1:33 pm

    Disgusting. Tipike halabakeri shqiptare,

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2023 at 2:43 pm

    Ti mor Blush bilbilush,PO LEPIN ATE QE PESHTYVE,me Ramen,,se ju jeni nje takem.
    Rama te nxorri nga politika,por te futi ne b ysnesin e piste kryeministror te inceneratoreve.Pagesat t`i bente me llogarine e Vjollca malokes,qe i vdiq burri ne krye te detyres.
    Sot je i papune,sillesh verdalle neper tavolina si Lymi Tutit,mos kapesh ndonje bakshish.

    Reply
  • Njeres pa (qe sduan)pune says:
    February 27, 2023 at 2:51 pm

    Ca muabeti kot…..per te thene jam dhe une ketu

    Reply
  • Aldrin says:
    February 27, 2023 at 3:13 pm

    Ushtare kishte sa te duash. Vetem ne kurva ishin mangut.

    Reply
  • Erdogan says:
    February 27, 2023 at 3:58 pm

    Po perse (perke ital) o Beno kritikoni (critics) fotot me “Shokun” Enver sot kur e njejta ndodh me nje vegel te Perendimit si Volodimiri (Zhelenski) kunder (contra) Vladimirit (Putinit).
    Ashtu sic eshte krijuar uji ga Zoti per Njeriun ashtu edhe Nato kunder Rusise.
    Kjo lufte nuk u nderpre me shperberjen e Bashkimit Sovjetike sepse qellimi dihej dhe Presidenti Putin ua tha fare qarte.
    Rusia dhe Ukrahina kane pothuajse nje histori,tradite,gluhe,histori.Ne fund te fundit te njejtat Interesa ne qofte se duan te respektojne Identitetin dhe Dinjitetin Kombetare.
    You mund te shkruani si te doni por Nato (Angloamerikanet) po marrin ne qafe nje popull te tere.
    Natua per Angloamerikanet eshte si Partia e “shokut” Enver turkut.
    Ne emer te “Partise” u ben krimet cnjerezore ne Albanistane.
    Si mund te luftohet kaq hapur Historia dhe E Verteta kur dihet qe Ukrahina ka qene pjese e Bashkimit Sovjetik.
    Per ushujt Malvinas qe jane Sazanet e Argentines cfare nuk beri Anglia (e keqja e njrezimit) dhe Thacer per ta mbajture.
    Si mund te thuhet qe Kievi eshte i “Ukrahines” kur you dha si Placke nga Hrushovi si Dhurate per Vitin e Ri Ukrahines?
    Ishte si ti jepte p.sh Rebublika e Tiranes nje fshat Shkodres po te ishin “Republika”.
    Ne ate kohe ferkonin duart Nato (d.m.th Angloamerikanet) se Hrushovi nuk e dinte nje dite si 2014 do perpiqeshin ta benin pjese te Natos “Demokratike”.
    Sa “Demokratike” eshte Nato duket me mbeshtetjen per Turqine me plackitjet e pasurive kunder Kombit Greko-Ilyre ne 1955 ne Kostantinopolis.
    Me pushtimin e Qiprosvetj.
    Kjo i ka rrenjet qe me krimet e Qemal Ataturkut ne 1922-in.
    Conkluzioni eshte se ne Kostantinopolin e Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos kane mbetur rreth 2 mije apo tremije Greke.
    Dhe kur themi Kostantinopolos kemi parasysh qe Ajo kaqene qendra jone e Perandorise (Epirote,Ilyre,Maqedhonas,Ionas)nga mori edhe flamurin (fllug angl) Greke te Bizantit Kaurri i Derrit Jeorgios Kastriotis.
    Me pushtimin Osmane te Epirit,Maqedhonise,Ilyrise,Ionise ku eshte vete ishte Kata-Strofia (katastrofe “shqip”) me e Madhe e Kombit Greko-Ilyre.
    Kjo vazhdon edhe sot me zhdukjen e Historise se lavdishme Greke duke kthyer Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D ne Xhami!
    Dhe keto me Evllogine “si ta them shqip” e Perendimit.
    Mehajdutet e Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat Greko-Ilyre Angloamerikanet.
    Kjo i ka rrenjet (roots) qe me ndarjen e Epirit nga Fuqite e Medha Imperialiste ne te Veriut (Vora greq) Greke dhe te Jugut (Jugo sllavisht) Osmane ne 1913en duke mohuar luften heroike te Popullit Greke me ne krye Arvanitet per tu cliruar nga Perandoria Osmane.
    Keto “fryte” po i paguajne popujt e vetequajture Skiptare me nje pakice Afto-Hthone Greke te ashtuquajturit Minoritare ne Albanistane dhe populli Greke.
    Ta gezoni (gyzel turq) edhe per pak (poco ital) kohe Arnautistanin o Ben.
    Servilizmi,Tradhetia,Spiunlleku,Pabesia si terma te huaja (Servis,Traitor,Spy,Base) ashtu sic eshte gluha (este Glosa) Arnaute eshte ne dem (damage angl) te qenies tuaj si nje Protekt-orate (protect angl) i krijuar (criate angl) kunder interesave (contra interest) teish Kombit Greko-Ilyre te Epirit.

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2023 at 5:30 pm

    Nuk ka pasur Perandori greko-byzantine.Ka pasur Perandori Romake te Lindjes.
    Qytetet shtete te grekeve te lashte te vendosur rrotull Mesdheut si bretkosat rreth pellgut -thote Pllatoni.
    Nuk ka egzistuar Epiri grek.Epiri n`dac Noti Epiri,ndac vorio epiri Kane qene dhe jane shqiptare.Epirotet dhe Iliret kane qene nje popull,nje rrace,pa lidhje gjaku,ethnie,gjuhe,zakone,Perendie me greket e lashte.
    Nuk ka qendrese greke kunder turqve.Nuk eshte shenuar asnje beteje e grekeve kunder turqve.Nuk egziston asnje lufte greko-turke ne Histori.Historia ka shenuar qendresen shqiptare nen udheheqjen e Skenderbeut.qendresen e hungarezeve nen udheheqjen e Huniadit,qendresen e Rumuneve nen udheheqjen e kontit Drakula.Greket e sotem jane krijesa te Kishes greke.Jane popull shqiptar,vllah,sllav i grekezuar ne kishe.

    Reply
  • asd says:
    February 27, 2023 at 5:56 pm

    Beni nje mize e bezdisshme!

    Reply
  • RADIKA says:
    February 27, 2023 at 7:30 pm

    NAMIN E KA UJKU
    KERDINE BEN CAKALLI
    YRNEKU I TIJ
    ESHTE BEN ZAVALLI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?