Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më thanë të pres 4 vite…” Mbi dy mijë pacientë presin për ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Më thanë të pres 4 vite…” Mbi dy mijë pacientë presin për ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma
AktualitetKronike

“Më thanë të pres 4 vite…” Mbi dy mijë pacientë presin për ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma

Published: April 9, 2026
Shpërndaje

Nëse analizojmë të dhënat e brendshme konfidenciale nga Spitali i Traumës, pasojat e bllokimit të sallave operatore janë alarmante.

Kjo që shihni në videon e mëposhtme është lista e pritjes për operacione e siguruar ekskluzivisht nga Inside Story. Në atë listë janë në pritje mbi 2 mijë pacientë që presin prej muajsh të tërë për të bërë ndërhyrjet kirurgjikale. Kjo radhë i përket regjistrimeve deri në dhjetor 2025, pasi numri i pacientëve në pritje është rritur muajt e fundit. Mes tyre, ka qytetarë që presin prej më tepër se 1 viti.

“Dua të të pyes për një ndërhyrje që ke planifikuar te spitali i Traumës në mars të vitit të shkuar, e keni bërë? Jo, nuk na kanë njoftuar, asnjë komunikim për një vit e ca”, u shpreh qytetari.

- Publicitet -

“Nga gjunjët nuk ecën fare, ja ishim në Librazhd, nuk ecën fare, ka mbetur këtu. Ka marrë ilaçe në Itali gjithandej, nuk i bëjnë gjë, duhet operacion”, u shpreh qytetari.

“Jo, nuk na kanë njoftuar fare. Ne shkuam atje, bëmë atë planifikimin, lamë numrin e telefonit dhe tani po prisnim. Kaloi 2 muaj, 3 muaj, 6 muaj, 1 vit e ca, asnjë lajmërim, asgjë fare”, u shpreh qytetari.

“Një element i rëndësishëm për t’u parë është nëse koha e zgjatjes së listës së pritjes është më e gjatë sesa koha që ka kaluar tashmë e rikonstruksionit. Nëse kjo e tejkalon, do të thotë që nuk është e lidhur vetëm me kohën e rikonstruksionit, por edhe me elemente të tjera. E zëmë, nëse kemi vonesë rikonstruksioni 3 muaj dhe lista e pritjes bën sens që është shtyrë me tre muaj, por nëse është shtyrë më shumë, ka edhe elementë të tjerë”, u shpreh Ilir Alimehmeti, mjek.

Megjithatë, drejtoria e spitalit i tha “Inside Story” se ka reduktuar listën e pritjes, e cila në vitin 2022 shkonte deri në 6 vite pritje. Sipas spitalit, lista e pritjes aktualisht është reduktuar në 570 pacientë.

Trauma: Lista e pritjes për endoprotezim arriti, në fund të vitit 2022, të kishte mbi 1100 pacientë dhe koha e pritjes ishte 6 vite. Që prej fillimit të vitit 2023, buxhetimi i mjaftueshëm ka bërë që të mbulohen të gjitha urgjencat dhe të mund të kryhen gradualisht ndërhyrjet e prapambetura. Aktualisht, numri i pacientëve në pritje është përgjysmuar, 570 pacientë në listë, rezultante e daljeve nga lista pasi operohen dhe regjistrimeve të reja, dhe koha e pritjes është reduktuar në rreth 13 muaj.

Por, në listat e brendshme të siguruara nga Inside Story, është i qartë numri i radhës prej 2002 personash deri në dhjetor 2025, pa llogaritur pacientët e vitit 2026. Është e vërtetë se një pjesë e tyre e kanë marrë shërbimin, por sërish mbetet pikëpyetja se sa prej tyre e kanë marrë, si kanë ndërhyrë në radhë dhe pse emrat e tyre janë sërish në kartelë…

Disa prej pacientëve denoncuan pranë redaksisë sonë fenomenin. Për të kuptuar përmasën, ne telefonuam shumë prej personave në listë pritjeje, që konfirmonin situatën e vështirë. Ata nuk preferojnë të identifikohen pasi i tremben hakmarrjes dhe nuk janë në gjendje ekonomike t’i drejtohen shërbimit privat. Rastet dhe sfidat me të cilat përballen janë nga më të ndryshmet. Një zonjë na rrëfeu për mjekimin e gabuar për 9 vite, e më pas, kur u kuptua problematika, sërish i duhej të priste për të marrë shërbimin mjekësor.

“Po pres, akoma jo.

Keni shqetësime? Kam shumë.

Ku e keni ndërhyrjen? Jam rrëzuar, legenin, a s’e di si është, por duhet protezë. E kam lënë ka dy vjet, kam 10 vjet kështu se nuk e dija. Më bënin skaner, më dilnin ato sëmundjet reumatizmale, spondiloartroza. Pas 9 vitesh bëra grafi dhe dola që isha shumë keq.

Dhe ndërkohë prisni akoma? Çfarë të bëjmë? Presim.

Doktori tha varet kur do të vijë proteza, mund të vazhdojë 1 vit, 2 vjet, 3 vjet. Varet në bazë të atyre që bën kërkesë shteti.

Më thanë që për të futur hekurin në gju, në gjurin e djathtë, do të presësh 4 vjet. Sa duhet të presësh për këtë? 4 vjet më kanë thënë. Është njëra që shkruan pas doktorit dhe i thashë unë, kam vajtur 3-4 herë, dhe i thashë më ka ardhur radha. Jo, tha, nuk ka ardhur. I thashë si nuk më vjen radha, unë kam dy vjet që pres për t’u bërë operim, si nuk më vjen radha? Po ja, tha, prishet aparati. I thashë, po unë nuk kam lekë”, u shpreh qytetari.

“Nëse kjo është e vërtetë që një urgjencë ortopedike e paraqitur në Traumë, për arsye të mungesës së sallave, nuk bëhet dhe kalojnë ditë apo javë, kjo pastaj është totalisht keqmenaxhim, është kriminale, sepse nuk i është dhënë shërbimi i duhur pacientit sipas përcaktimeve të ligjit për shërbimet shëndetësore dhe të Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Në rastet e Traumës dhe të emergjencave të menjëhershme nuk mund të ketë pritje dhe ndërhyrja është e rekomanduar të bëhet në mënyrë të menjëhershme. Nëse themi listë pritjeje te Trauma, nuk duhet të ketë”, u shpreh mjeku, Besnik Jakaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • iriqi says:
    April 9, 2026 at 11:41 am

    Është korrupsion i pastër në nivelin më të lartë. Pacientët i lënë të presin me vite që të detyrohen të shkojnë te privati. Se mjekët që punojnë në spital, punojnë edhe si privat. Spitali në këtë rast shërben thjesht si dispeçeri që i transferon pacientët nga shtetërori te klinika private e mjekut të spitalit. Edhe aparatet mjekësore që kanë kushtuar me qindra mijëra euro prishen me qëllim. Sabotim i pastër i jetës së njerëzve. Vidh dhe grabit se asgjë nuk të gjen. Ky qënka kapitalizmi. Kështu ngjan kur në krye të qeverisë kemi një karagjoz demokrat. Që të gjithë inatin e ka me Korenë e Veriut. Merru me problemet e njerëzve o Lider Global se ka mijëra punë për të zgjidhur! Të tërheqin të gjithë nga hunda dhe askush nuk pyet për ty!

    Reply
    • xxx says:
      April 9, 2026 at 12:57 pm

      Nuk eshte korrupsion!
      Eshte Politike Shendetsore e mirefillte.
      Ska me sherbim shteteror, u hoq! Nuk e pe cfare thoshte Bolla e gjate e zeze keto dite?
      Spital Privat do te instalohet perbrenda Spitaleve Shteterore.

      Ju doni tua thone me gojen e tyre se sduan Shendetsi falas? Ate mund ta beje krimineli budall Sali.
      Ky Bolla e gjate nuk e thote. Ky e ka bere fjalen Karnavale.

      Reply
  • Ana says:
    April 9, 2026 at 1:08 pm

    Shendetsia sektori me i rendesishem ne nje shoqeri,e harruar,e braktisur,placke ne duart e politikaneve te paskruptullt,te pacipe qe kane akoma guximin te dalin dhe te flasin sepse u kapen dhe jo te pendohen per krimet e bera ndaj njerezve qe u besuan jeten.Prandaj,ndeshkimi duhet te jete i rende dhe shembullor,si per ata qe jane brenda hekurave,ashtu dhe per ata qe jane ende jashte,qe mos te guxoje me askush te preke leket tona.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?