Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E fejuam motrën me shkuesi, nuk e dinim që ai kishte vrarë gruan e parë”, historia e vrasësit të grave me familjen që masakroi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “E fejuam motrën me shkuesi, nuk e dinim që ai kishte vrarë gruan e parë”, historia e vrasësit të grave me familjen që masakroi
KronikeKryesore

“E fejuam motrën me shkuesi, nuk e dinim që ai kishte vrarë gruan e parë”, historia e vrasësit të grave me familjen që masakroi

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

 

Erjon Hysa ishte në Gjermani kur mësoi se vrasësi Hutra kishte kryer masakër në shtëpinë e tij, duke i marrë jetën të motrës, Mevlutes, dhe bashkëshortes së tij, Hasimes, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë.

Ai ka rrëfyer se me ish-kunatin kishte folur vetëm njëherë në telefon dhe nuk i kishte pëlqyer si njeri, ndërsa e motra, Elena Hysa i kishte rrëfyer se ai e dhunonte.

- Publicitet -

Erjon Hysa u shpreh në emisionin “Uniko”, se motra e tij është e gatshme të bëjë ADN-në e foshnjes së saj, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka refuzuar, nisur nga dyshimet e Dan Hutrës se fëmija nuk ishte i tiji.

Ai theksoi se kërkon dënimin maksimal për ish-kunatin dhe tregoi se familja e tij nuk i kanë thënë “as ngushëllime”.

Ndërsa babai i Elenës tha se Dan Hutra dhe vajza e tij ishin njohur bashkë para se të fejoheshin përmes një shkuesi. Ai sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që 40-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e ish bashkëshortes në 2007-ën dhe e zbuluan kur Dan Hutra u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij.

Sa i përket arsyes përse Elena kishte dy emra, ata thanë se kjo ishte për çështje letrash, pasi kishte ekspuls.

Gazetari: Si e mësuat ngjarjen?

Zaim Hysa: Isha tek vëllai im, është i sëmurë. Kur erdha gjeta policinë këtu. Ishte një komshi, unë duke u tallur me atë ‘pse rri këtu në rrugë’. Më thotë ndalu këtu, s’do shkosh atje, se të kanë vrarë njerëz tek shtëpia. U thashë ‘kë kanë vrarë”. S’durova dot dhe erdha, ishte kushëriri. Po rrija aty. Nuk mora vesh asgjë, se kush ishte vrarë dhe kush e kishte bërë krimin,. Policia nuk e dinte për vete, Mua ma mori mendja se kush e kishte bërë.

Policia më pyeti ‘a ke folur? Dije gjë që kishte dalë nga burgu?” U thashë “Nuk di gjë që ka dalë nga burgu, por kam folur me të”.

Gazetari: Ke folur me të pas datën 16 shkurt?

Zaim Hysa: Po më ka marrë ai në telefon. Më tha “kur t’i sjellë lekët që të kam borxh’. Ai mi pati kërkuar si shpenzime për fejesën, pastaj ma ktheu “si borxh”.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën dhe nusen, ishte shtatzënë 2 muajshe.

Gazetari: Ku ishe?

Erjon Hysa: Isha na Gjermani.

Gazetari: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Isha në punë, në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vet. Kur dëgjova vëllain duke bërtitur, zbrita poshtë ai po qante me të madhe. Kur më tregoi që kishte vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja).

Gazetari: Kush dhe si e more vesh?

Erjon Hysa: Jo nuk e kam marrë vesh.

Gazetari: Kur kishit folur për herë të fundit?

Erjon Hysa: Fola në mëngjes

Gazetari: Asnjë kërcënim?

Erjon Hysa: Jo fare, ishte pabesi. Të ishte ashtu, kisha ardhur.

Gazetari: Jeni takuar ndonjëherë me Dan Hutrën?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë. Kam folur vetëm 1 herë në telefon, edhe kur kam folur ai njeri s’më ka pëlqyer.

Gazetari: Përse?

Erjon Hysa: Se di. Më tregonte edhe motra, që kur del i jep makinës shpejt, ecte me shpejtësi.

Gazetari: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njohur ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.

Gazetari: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?

Zaim Hysa: Po

Gazetari: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?

Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.

Gazetari: Kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe kanë ardhur që ta bëjnë familjare?

Zaim Hysa: Po.

Gazetari: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?

Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës, kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.

Gazetari: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?

Zaim Hysa: Në fund të prillit, në fillim të majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën, gjoja të fejohej.

Gazetari: Ju ishit dakord?

Zaim Hysa: Po ishim dakord.

Gazetari: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?

Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë dhe të pastrojë.

Gazetari: Tek nëna e tij apo jo?

Erjon Hysa: Po.

Gazetari: Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?

Zaim Hysa: Po në 24 Maj.

Gazetari: Pastaj keni bërë dhe fejesën?

Zaim Hysa: Po.

Gazetari: Ku e keni bërë fejesën?

Zaim Hysa: Këtu

Gazetari: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë euro?

Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. Ishin nja 50 veta me pjesëtar të familjes time dhe të atij

Gazetari: Kur filluan problemet?

Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën, se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.

Gazetari: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?

Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.

Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.

Gazetari: Motra ta tregoi arsyen përse iku?

Erjon Hysa: Nga dhuna, nuk e ke me mua fëmijën, – i thoshte.

Zaim Hysa: Na ka marrë tek shtëpia që gjoja jam gëzuar, se do bëhej me fëmijë. Na ka dhënë drekë nga gëzimi.

Gazetari: Vajza ka deklaruar se ai ishte xheloz, që i ka marrë telefonin dhe fliste me familjarët në emrin tim. Dilja nga shtëpia vetëm me nënën e tij dhe një djalë që se njoh, të cilin ma kishte vendosur nga mbrapa. Më ka ofenduar dhe godiste. Ju i keni ditur të gjitha këto?

Zaim Hysa: Jo nuk i kam ditur

Erjon Hysa: Jo, nuk i kemi ditur.

Gazetari: Vajza mbasi iku jua rrëfeu?

Zaim Hysa: Nuk na i ka rrëfyer.  Ditën që vajza iku ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar ‘do e marrin vesh mediat botërore’. Gjasme pse ka ikur Alketa nga shtëpia.

Gazetari: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?

Zaim Hysa: Paret ose do t’u vras. Kërkonte lekët që kishte shpenzuar, pastaj ma nxori borxh.

Gazetari: Sa lekë i dhatë?

Zaim Hysa: 3300 Euro, ia dhamë që ta hiqnim qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.

Gazetari: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?

Zaim Hysa: Po nga frika.

Gazetari: Keni menduar ndonjëherë se mund të rregullohen marrëdhëniet mes tyre

Zaim Hysa: Unë nuk isha dakord që të rregullonin marrëdhëniet mes tyre, por janë takuar në burg.

Gazetari: Kur e morët vesh që ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të parë?

Zaim Hysa: Kur u fut në burg në qeshor, nuk e kemi ditur më përpara. I kam thënë shkuesit, por më tha kur e ke njohur ti, e kam njohur edhe unë.

Erjon Hysa: Mua më janë tharë krahët…

Gazetari: Familjarët e Dan Hutrës kanë deklaruar se Elena nuk ka njohur atësinë e fëmijës dhe s’ka pranuar të bëjë ADN?

Erjon Hysa: Fëmija është regjistruar në emër të Dan Hutrës (tregon fletoren e shëndetit të fëmijës).

Gazetari: A jeni të bindur që fëmijë është i Dan Hutrës?

Erjon Hysa: Jam shumë i bindur që ai është fëmija i tij, kur të dojë të bëjë ADN-në. Edhe vajza është dekoret. Kemi qenë shumë dakord

Gazetari: Kështu ka deklaruar motra e Dan Hutrës

Erjon Hysa: Është njësoj si i vëllai, një brumë. Normal që do mbrojë vëllain e vet ajo. 3 njerëz mi shtiu në tokë

Gazetari: Kush kujdeset sot për fëmijën e Elenës?

Erjon Hysa: Është në maternitet

Babai: Atje ka dërguar policia.

Gazetari: Si janë Elena dhe nëna juaj

Erjon Hysa: Janë pak më mirë, po kanë plagë të shtumta. Mami në brinjë, kurse Alketa ka çarje në faqe dhe plumb në këmbë.

Gazetari: Motra dhe nëna e Dan Hutrës kanë kërkuar mbrojtje nga policia

Erjon Hysa: Të paktën duhet të jepnin ngushëllime për atë që ka ndodhur. Ne jemi viktimat, nuk janë ata

Gazetari: Çfarë kërkoni si familje?

Erjon Hysa: Ne kërkojmë dënimin maksimal

Gazetari: Ai nuk shfaqi pendesë, si ju duket veprimi i tij

Erjon Hysa: Njeri pa gjak, pa familje. Njeri pa njeri, ai është monstër

Gazetari: Elena ka dy emra, edhe Alketa. Pse e ka ndryshuar

Erjon Hysa: Për letra, ka pasur ekspuls. Edhe Dani e ka pas ditur. Fjalë kanë ata, duan të justifikohen që të mbrohen.

Gazetari: Ju ia keni lënë shtetit?

Erjon Hysa: Ia kemi lënë shtetit, por shohim që s’ka shtet

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?