Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: “Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: “Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë”
Aktualitet

”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: “Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë”

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Kampionia botërore në sportin e Bodybuilding, Getta Beqa, u nderua me Medaljen e “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në pritjen e organizuar për sportisten e njohur, Veliaj e falenderoi për suksesin e arritur dhe shtoi se është krenar për suksesin e të gjitha vajzave në sport.

“Getta është ambasadorja më e mirë e të gjithë shqiptarëve në bodybuilding. Fakti se sot je jo vetëm kampione e vendit, kampione e Ballkanit, por edhe kampione e Europës dhe e Botës, tregon se vajzat tona mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ne jemi shumë krenarë për ty, edhe për modelin që përçon! Ka shumë sportistë të mirë që nuk janë doemos modele të mira. Ndaj, të jam vërtet mirënjohës, se na ke nderuar kaq shumë dhe në shenjë të kësaj mirënjohje, dua të të dhuroj medaljen e Mirënjohjes, që u jepet personaliteteve që na kanë ngritur kokën lart. Mezi pres datën 29 janar, kur ne do të kemi ceremoninë përmbyllëse të Tiranës si “Qyteti Evropian i Sportit”, titull që tani, këtë vit do ta vazhdojë Vlora dhe Prishtina, dhe me shpresë do frymëzohen shumë qytete të tjera shqiptare, të inkurajojnë sportistët elitarë, por edhe sportin në komunitet”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Getta Beqa, kampionia me origjinë shqiptare e kampionatit botëror të Bodybuilding, falenderoi Bashkinë e Tiranës për gjithë mbështetjen që i jep sportit shqiptar. “Kryetari tha fjalë të cilat më emocionuan vërtet. Ishin fjalë që lartësuan edhe më shumë të gjitha sukseset që kam arritur. Shpresoj të jem model i të gjitha vajzave që munden të krijojnë familje, që munden të arrijnë gjithçka duan, munden t’i bëjnë të gjitha. Vetëm me kokën lart dhe duke punuar shumë!”, u shpreh ajo.

- Publicitet -

Getta Beqa ka shënuar një sukses të madh në kampionatin Botëror të Bodybuilding, që është mbajtur në Spanjë, duke u vlerësuar me medalje të artë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?