Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat e bëjnë fakt të kryer: Messi ka firmosur në Arabi për 1 mld euro! Babai e mohon: Asgjë e vërtetë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mediat e bëjnë fakt të kryer: Messi ka firmosur në Arabi për 1 mld euro! Babai e mohon: Asgjë e vërtetë!
AktualitetLifestyleSoftSport

Mediat e bëjnë fakt të kryer: Messi ka firmosur në Arabi për 1 mld euro! Babai e mohon: Asgjë e vërtetë!

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Më shumë se Ronaldo, shumë më tepër se Mbappe dhe Neymar. Me pak fjalë, mbi të gjithw. Leo Messi së shpejti do të bëhet sportisti më i pasur në botë. Al-Hilal, një klub nga Riadi, do t’i garantojë atij një angazhim si një sheik i vërtetë, i gatshëm t’i paguajë, sipas l’Equipe, 500 milionë euro në vit për dy sezone me një opsion për një të tretën. Në praktikë, 1.3 milionë në ditë. Plus 100 milionë të tjera bonuse. Marrëveshja tashmë ekziston, sipas një burimi të cituar nga agjencia France Presse, edhe pse tani për tani vetëm verbalisht, specifikon e përditshmja sportive.

Kërkimi i faljes ndaj Paris SG për udhëtimin në Arabinë Saudite është vetëm qetësia para stuhisë. AFP ka raportuar se Messi dhe Al-Hilal janë në diskutime për transferimin në sezonin e ardhshëm, por një burim në Arabinë Saudite thotë se kjo marrëveshje tashmë është bërë. Messi do transferohet në kampionatin e Arabisë Saudite ku ndër të tjera i është premtuar se do vijnë edh eish-shokët e skuadrës te Barcelona si Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Padyshim ajo që e ka bindur më së shumti kampionin e botës me Argjentinën janë milioanat. Për rrjedhojë në Arabinë Saudite do të përsëritet edhe njëherë përballja embelamtike me Cristiano Ronaldo-n, i cili në dhjetor kaloi te skuadra e Al Nasrr.

Reagon babai i Messit, mohon lajmet: S’ka absolutisht asgjë!

Por në një postim në kanalet e komunikimit, Jorge Messi, babai dhe agjenti i superyllit të PSG-së, Lionel Messi, ka mohuar të gjitha thashethemet që pretendojnë se 35-vjeçari ka arritur një marrëveshje për të luajtur në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm. Me kontratën e tij me PSG që skadon më 30 qershor, Messi duket i vendosur për një largim gjatë verës, me Barcelonën e interesuar për një ribashkim të mundshëm . Megjithatë, gjatë dy ditëve të fundit, ka pasur shumë zhurmë rreth Messit dhe një lëvizje të mundshme në Lindjen e Mesme, me Al Hilal që po përpiqet fort për të nënshkruar me kapitenin e Argjentinës.

Sot AFP në Francë shkoi aq larg sa shkroi se fituesi rekord i Topit të Artë kishte arritur një marrëveshje verbale për të luajtur në Arabinë Saudite vitin e ardhshëm me Al Hilal që thuhet se i ofronte atij një kontratë të lartë me vlerë 500 milionë euro në vit për dy sezone. Babai dhe agjenti i Messit i ka mohuar këto pretendime duke thënë se nuk ka asgjë të dakorduar me asnjë klub dhe se vendimi do të merret vetëm në fund të sezonit. “Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret kurrë përpara se Lionel të përfundojë kampionatin me PSG. Sapo të përfundojë sezoni, do të jetë koha për të analizuar dhe parë se çfarë ka dhe më pas të marrim një vendim. Ka gjithmonë thashetheme dhe shumë e përdorin emrin e Lionel për të fituar publicitet, por e vërteta është vetëm një dhe ne mund t’ju sigurojmë se nuk ka asgjë me askënd. As verbale, as e nënshkruar, as e rënë dakord dhe nuk do të ketë deri në fund të sezonit”, tha Jorge Messi.

I ati i Messit më pas vazhdoi të kundërshtonte rubrikat e mediave që kishin dalë me këto pretendime, duke thënë: “Më duket mungesë respekti ndaj medias, se ka nga ata që mashtrojnë në mënyrë të vetëdijshme dhe të qëllimshme, pa dhënë asnjë provë të deklaratave të tyre dhe duke dashur të shndërrojnë në lajm çdo thashethem keqdashës apo të drejtuar nga dikush në favor të interesave të tyre. Ata duhet të shpjegojnë pse nuk i kontrollojnë informacionet e tyre…. Ata nuk duan që një e vërtetë të shkatërrojë ‘lajmet e tyre”. Ky reagim duhet t’i japë fund bisedimeve për marrëveshjen e mundshme me Arabinë Saudite për një lëvizje në fund të sezonit. Argjentinasi nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij derisa sezoni të përfundojë zyrtarisht, me PSG që do të luajë ndeshjen e fundit në Ligue 1 në fillim të qershorit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?