Media gjermane Süddeutsche Zeitung në një analizë mbi raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor ku sërish nuk u hapën negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar, shpjegon se Franca dhe Bullgaria janë shkaktarët kryesorë për ndalimin e zgjerimit të BE-së.
Sipas medias gjermane përgjatë viteve të fundit, Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca dhe Bullgaria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Megjithatë media gjermane vlerëson lëvizjen e parlamentit bullgar në miratimin e rezolutës që lehtëson procesin e hapjes së negociatave.
“Midis Sofjes dhe Brukselit ka shenja në rritje se Bojko Borisov duhet marrë ende në konsideratë. Ish-kryeministri bullgar mohoi të hënën zërat se ai synon të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij Gerb (‘Qytetarët për zhvillimin evropian të Bullgarisë’). Borisov është në gjendje të shfaqet kaq i sigurt në vetvete për një sërë arsyesh. Qeveria e pasardhësit të tij Kiril Petkov u shkarkua me një votë mosbesimi të mërkurën e kaluar pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë.
Pak më parë, Borisov kishte siguruar mbështetje të gjerë midis partnerëve të tij në familjen e partisë konservatore evropiane PPE – duke njoftuar se partia e tij ishte gati të votonte për heqjen e vetos bullgare kundër fillimit të negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut. Shefi i PPE-së, Manfred Ëeber e dëshmoi atë “udhëheqje mbresëlënëse”. Në fakt, Borisov u shfaq papritur si një figurë e shpresës evropiane, si zgjidhës i një problemi urgjent të BE-së”, shkruan më tej Süddeutsche Zeitung.
Sipas medias gjermane, ‘presioni moral mbi supet e lidershipit të BE-së ishte i madh: kushdo që e vendos tani Ukrainën në korsinë e shpejtë drejt Brukselit për arsye të politikës së ditës, nuk mund t’i lërë pretendentët e kahershëm në Ballkan të qëndrojnë jashtë kësaj korsie” Ndërsa shton se ‘Parisi dhe Sofja janë dy nga arsyet e shumta pse nuk është bërë përparim midis Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor prej vitesh. Tre vjet më parë qeveria franceze vuri veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit me kandidatët më reformues, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe i gjithë rajoni është në një gjendje poshtërimi edhe sot e kësaj dite.’
Borisov qetësoi nacionalistët
“Të premten, një ditë pas rënies së qeverisë, parlamenti në Sofje në fakt votoi me shumicë votash nga partia Gerb e Borisov për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ajo përmban kushte shtesë që korrespondojnë me propozimet e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së: Për shembull, të drejtat e pakicës bullgare duhet të regjistrohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja duhet të monitorojë nëse traktati i lidhur ndërmjet të dy vendeve në vitin 2017 është zbatuar.
Bullgaria vazhdon të mbajë interpretimin se nuk ka gjuhë të pavarur maqedonase. Për sa i përket politikës së jashtme, Borisov, i cili u shkarkua nga posti në vitin 2021 pas protestave masive kundër korrupsionit, tani ka arsye të ringrihet përpara partnerëve të BE-së për shkak të lëvizjes në procesin e Ballkanit Perëndimor. Dhe brenda vendit, ai ka qetësuar nacionalistët, të cilët do ta kishin cilësuar më pa si ‘tradhti kombëtare’ heqjen e pakushtëzuar të vetos së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Süddeutsche Zeitung. Media gjermane shton se Borisov ka shpresa për të drejtuar së shpejti një koalicion qeverisës në Bullgari.
a.m/dita
BULLGARIA NUK E KA POSHTERUAR SHQYPNINE, POR EDI RAMA KA POSHTERUAR BULLGARINE ME DEKLARATAT E TIJ JO ETIKE
Ne radhe te pare gjithe kjo histori si veto bllokuese po interpretohet totalisht gabim nga politika dhe media shqyptare, vetoja bullgare per Maqedonine e Veriut, nje shtet epruvete i sajuar ne Moske nga Stalini, Tito dhe Dimitrovi ne 1945 nuk ka te beje me konspiracione kunder Shqypnise, kjo veto buron nga kushtetuta e BE qe detyron cdo shtet kandidat te zgjidhe problemet qe ka me fqinjet perpara pranimit, my mocion vetoje i dha te drejten Greqise qe Maqedonia te nderroje emerin dhe te heqe dore nga pretendimet per Maqedonine Helenike, e drejta e vetos sllovenase vonoi Kroacine 7 vjet per pranimin ne BE, Turqia po keshtu po vonohet me vite nga mungesa e deshires unanime e shteteve pjestare te BE jo per arsye te fese myslime por sepse Turqia nuk ka zgjudhur problemet me fqinjet kryesisht me Greqine dhe nuk respekton pakicat. Te dalim ne teme:
PSE BULLGARIA ASNJEHERE NUK KA POSHTERUAR SHQYPNINE?
Shumica e rilindasve shqyptare kane bujtur ne Bullgari, shoqeria Drita u krijua ne Sofje qe i dha nje shtytje te fuqishme procesit te pavaresise sone kombetare, Bullgaria gjithnje ka mbeshtetur vendin tone drejt integrimit Evropian, bullgaria ka gjithadhtu ne Parlament nje Parti te turqve myslimane bullgare qe eshte ne opozite dhe qe votoi bashke me Partine opozitare te te djathtes Gerb per heqjen e vetos bllokuese duke detyruar Parlamentin te mblidhej ne mes te nates pasi kryeministri bullgar mendjelehte dhe i papergjegjshem Kirill Petkov ishte shkarkuar per ceshtje fare te tjera morale dhe ekonomike, atehere duke ndjekur shtypin shqyptar, opinionet e analisteve, komentet e miletit te yshtur nga deklaratat vulgare poshteruese te Edi Rames ndaj nje shteti dashamires historikisht sic eshte Bullgaria, lind pyetja:
KUJT I SHERBEN KJO POLITIKE DENIGRUESE SHQYPTARE QE VJEN NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT DHE INJORANCA TOTALE E MEDIAS TONE KOMBETARE QE NUK NJEH THELBIN E PROBLEMIT DHE NUK KA HABER NGA PROCESET INTEGRUESE NE BE?
Tani lexojme ketu nje gazete gjermane qe eshte po keshtu eshte perkthyer gabim dhe cituar shtrember: Ne Bullgari nuk ka pakice bullgare, por popullsi maqedonase qe identifikohen si bullgare historikisht, kjo popullsi bullgare ne Maqedonine e Veriut persekutohet ne kete vend qe nga 1945 nga agjentet e UDB qe drejtojne edhe sot politiken e jashtme, qendrat kulturore bullgare digjen dhe shkrumbohen dhe zjarrvenesit shpallen heronj, Shkupi ka vjedhur dhe pervehtesuar historine bullgare duke mbushur qytetet me statuja te mbreterve bullgare, vete bullgaret e sotem quhen ne tekset mesimore si ozurpatore dhe fashiste etj. dhe te gjitha keto kur Bullgaria ishte shteti i pare qe njohu Maqedonine si shtet sovran pas shperberjes se Jugosllavise Komuniste,
PSE BULLGARIA DUHET TE ZBATHE BREKET NDAJ MAQEDONISE KOMUNISTE KUR KY SHTET-EPRUVETE NUK ZBATON ASNJE NGA ANGAZHIMET E TIJ NGA MAREVESHJA DYPALESHE E 2017?
Gjermania kur e do kaq shume Shqypnine e Rilindjes Enveriste me Saje Qorrin me Lefter Koken ne burg le t’i japer pergjigje pyetjes: Pse ky vend i Bismarkut investoi miliarda euro ne Serbi nderkohe qe Shqypnine dhe Kosoven e ka lene pas liste?