Mediat shtetërore iraniane kanë qarkulluar lajme mbi kapacitetet goditëse të dronëve iranianë duke vendosur si objektiv eventual kampin e Manzës në Durrës ku strehohen muxhahedinët e MEK.
“Kapacitetet e dronëve dhe raketave iraniane nuk kufizohen në zonat gjeografike fqinjë; ato gëzojnë kaq shumë kapacitete në sektorin ajroro, veçanërisht në atë të dronëve saqë është e kollajtë të godasësh bazën e MKO në Shqipëri”, citohen mediat iraniane.
Mediat shtojnë se deklarimet e ardhura për kapacitetet ajrore të dronëve iranianë pasojnë komentet zyrtare, sipas të cilave trazirat e fundit në Iran janë organizim i MEK.
Sipas mediave në fjalë, ligji ndërkombëtar justifikon goditjen kur një grup terrorist kërcënon qartazi sigurinë e një vendi tjetër dhe pranon hapur përgjegjësinë. Precdenti është i qartë: Ndërhyrja e ShBA në Afganistan.
Sulmet me dronë p.sh mbeten të anonimizuara dhe pamundësojnë p.sh aktivizimin e nenit 5 të NATO-s që sugjeron veprim në rast sulmi ndaj një vendi anëtar.
j.l./ dita

paska media irani.
apo i ka për të bër propagand islamike.
megjithatë o budallenj firrifiu shqiptar.
neve jemi gati të pushtohemi nga 10 ushtarë ju thoni me drone
Aleati yne strategjik na ka aq shume hater sa nuk i ka strehuar atje ne hapesirat e pafund te vetat ato muxhahedinet e MEK iraniane, por ka pranuar kerkesen e Timonier Rames per t’ja rrasur Shqiperise!
Rrofte timonieri i muxhahedineve!
E kemi peshqesh nga usa dhe saliu dhe rama u tregua i zellshem per te mos ja prish amerikes qe ka hapsira te ps fund per kaq muxhahejdin
Shoke terroriste islamike iraniane per hater te allahut, sigurohuni qe keto drone me raketa kane saktesi per objektivin qe keni synim se mos pa dashje devjojne dhe godasin nje pallosh ne godinen e Kryeministrise.
Tashme jemi ne lufte, thone drejtuesit tane demokrate, ndaj pritet cdo lloj filmi!
https://fjalecimbuese.wordpress.com/hakerat-iraniane/
Shenjat jane te qarta: SHBA duhet ta ngreje bazen e MEK ne Arizona, se ne Albanisan jane njelloj si ne Iran.