Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat në Kosovë: Djali i Vuçiç e festoi Vitin e Ri me organizatorin e sulmit në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mediat në Kosovë: Djali i Vuçiç e festoi Vitin e Ri me organizatorin e sulmit në Banjskë
AktualitetBote

Mediat në Kosovë: Djali i Vuçiç e festoi Vitin e Ri me organizatorin e sulmit në Banjskë

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës, i kërkuari nga Interpoli si organizator dhe pjesëmarrës në ngjarje, Milan Radojiçiç, festoi Vitin e Ri në liri. Mediat në Kosovë raportojnë se në ditën e 1 janarit të këtij viti, Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, e ka festuar Vitin e Ri së bashku me udhëheqësit e grupit terrorist, Milan Radojiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

Kjo festë është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur “Hani Bani’’ në Kopaunik. Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Danijell Gjukiç, një prej pjesëmarrësve në sulmin terrorist në Banjskë, si dhe shok i afërt i Danilo Vuçiçit.

Kosova vazhdimisht ka paraqitur fakte e dëshmi të lidhjes së aktit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë me shtetin e Serbisë, ndonëse këta të fundit janë përpjekur në vazhdimësi ta mohojnë. Edhe në konferencën e fundit për media të kryeministrit Kurti dhe ministri të MPB-së, Sveçla, në njërën prej foto-dëshmive shihej djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, me një prej pjesëmarrësve të sulmit të 24 shtatorit.

- Publicitet -

Për sulmin e 24 shtatorit u fol të martën edhe në parlamentin britanik. Para komisionit për Punë të Jashtme raportoi sekretari Cameron pas vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera tha se sulmi i Banjskës ishte shumë i rrezikshëm dhe se mund të përfundonte edhe më keq. Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke i kryer hetimet për sulmin terrorist në Banjskë, por që nuk po i bën publike të gjeturat.

Deputetja shtoi se NATO-ja nuk e mori parasysh shqetësimin e saj që tha vitin e kaluar se po kontrabandohen armë në Kosovë, të cilat po vendosen në kisha. Kearns tha se BE dhe SHBA duhet të dalin me përgjigje për Banjskën, meqë kanë vendosur masa ndaj Kosovës. / RTK

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?