Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Megaoperacion antikanabis në katër qarqe, korren parcelat me rreth 2 mijë fidanë, 4 të dyshuar në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Megaoperacion antikanabis në katër qarqe, korren parcelat me rreth 2 mijë fidanë, 4 të dyshuar në kërkim
AktualitetKronike

Megaoperacion antikanabis në katër qarqe, korren parcelat me rreth 2 mijë fidanë, 4 të dyshuar në kërkim

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit me qëllim prandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë vendin. Megaoperacioni është shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë dhe janë angazhuar 300 forca policore dhe 9 dronë. Në total janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies, 1777 fidanë dhe bimë  narkotike cannabis sativa. Ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

Në Elbasan kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç (me detyrë inspektorë pyjesh në zonat e Gjinarit dhe Zavalinës) dhe K. B., 55 vjeç (kryetari i fshatit Seltë). Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit.

- Publicitet -

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, në Elbasan të zhvilluar më 18 qershor 2023, nga Policia e Librazhdit, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa. Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D. Gjithashtu, gjatë kontrolleve përreth territorit ku u gjetën bimët narkotike, në një tendë kampingu, të dyshuar të përshtatur për qendrim, nga shtetasit S. D. dhe K. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 2 qese plastike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Burri vret gruan në Greqi, dalin emrat e viktimës dhe autorit (çifti me origjinë nga Gramshi)
  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…
  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?