Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meloni caktoi 1 gushtin, media italiane: Shtyhet sërish hapja e qendrave për emigrantët në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Meloni caktoi 1 gushtin, media italiane: Shtyhet sërish hapja e qendrave për emigrantët në Shqipëri
Lajmi i funditPolitike

Meloni caktoi 1 gushtin, media italiane: Shtyhet sërish hapja e qendrave për emigrantët në Shqipëri

Published: August 1, 2024
Shpërndaje

Shtyhet sërish data e hapjes së qendrave italiane të emigrantëve në Shqipëri. Kështu shkruan media italiane “Tgcom24”. Kur vizitoi vendin ku po ndërtohen qendra në qershor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni lajmëroi se 1 gushti do të ishte dita e hyrjes në punë të strukturave.

Por në realitet do të duhen ende disa javë që qendrat të aktivizohen, tha pak ditë më parë nënsekretari Alfredo Mantovano, duke shpjeguar se vonesat janë për shkak të “ngadalësimeve” të punimeve.

“Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

- Publicitet -

Marrëveshja Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve

Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t’u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.

Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagime të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • pilo Lala says:
    August 1, 2024 at 2:41 pm

    Refugjatet fillojne te vijne ne 25 Gusht, me mbylljen e sezonit te Veres per sivjet.
    Edi Rama nuk do qe gjate sezonit te fillojne protestat e PD ne kete zone turistike.
    Shqiperia po merr parate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, nisin pagesat pas plotësimit të mangësive në dokumentacion
  • Vendi vuan mungesën e ujit, por investimet në ujësjellës-kanalizime ngecin edhe në 2026
  • Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  • Qeveria më jetëgjatë në detyrë, Rama uron ‘motrën’ italiane: Tani të ka mbetur të thyesh rekordin tim
  • Përplasje për pagat e gjyqtarëve, Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar pagat e magjistratëve

Komentet e Fundit

  1. Mentori on A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  2. Mentori on A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  3. Tutu on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. vlora on Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  5. Pullumb Lici on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?