Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Të qenit i majtë, s’më pengon të bëj zgjedhje të djathta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: Të qenit i majtë, s’më pengon të bëj zgjedhje të djathta
KryesorePolitike

Rama: Të qenit i majtë, s’më pengon të bëj zgjedhje të djathta

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistë për një tjetër media italiane, këtë herë për të përditshmen e djathtë “Libero”.

Më poshtë intervista e plotë Edi Ramës, ku flet për Giorgia Melonin, të majtën, të djathtën, komunizmin dhe fashizmin.

“🗞️🗞️Këto ditë më kujtojnë kohën kur pasi çuam infermierët tanë në Itali, shtypi italian u “çmend” pas Shqipërisë bujare dhe nuk pushonin kërkesat për intervista nga gazeta, televizione, radio matanë Adriatikut!
Lavdi Zotit dhe falë punës këmbëngulëse të nisur nga bishti i kavallit të Europës, kur askush nuk na kishte në hesap përveçse për të na treguar me gisht, me vend e pavend, si një vend i zymtë trafiqesh e kriminaliteti, sot ky interesim nuk lidhet më me anën tragjike, po me një anë të bukur të jetës, kënaqësinë që Shqipëria e Rilindur Turistike u ofron pushuesve nga e tërë Europa, ku italianët janë ndër më të ekzaltuarit dhe po dynden mbi brigjet tona në numra që po t’i parathoshe vetëm disa vjet më parë do të të merrnin për të çmendur🤷🏻‍♂️😍“, shkruan Rama, bashkëngjitur intervistës.

***

- Publicitet -

Një herë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës. Ishte si Rusia e Brezhnevit dhe Kina e Maos. E varfër dhe e tiranizuar. Shqipëria ishte në Europë një lloj enklave e blinduar, me fe komuniste dhe ritual kinez. Askush nuk hynte dhe askush nuk dilte. Pastaj, në fillimet e viteve ’90, rrëzimi i regjimit, ikja masive e qindra mijëra njerëzve drejt Italisë dhe Europës, anijet e përshkruara në filmin “Lamerica” nga Gianni Amelio dhe fillimi i normalizimit.

Tani Shqipëria është një vend modern. Është destinacioni i një numri gjithnjë në rritje turistësh, veçanërisht europianë. E drejton një kryeministër me prirje socialiste që quhet Edi Rama. 59 vjeç. 1 metër e 98 cm i gjatë. Ka luajtur basketboll, pikturon, shkruan, ka dhënë mësim. Po jua prezantoj.

Ju keni thënë se e vlerësoni shumë Giorgian Melonin. Megjithatë, ju jeni socialist. Cila është dallimi midis të djathtës italiane dhe së djathtës shqiptare?

Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona. Po, unë jam socialist, i bindur për rrugën e Tretë të Clinton-it, Blair-it, Schroederit, Romano Prodit. Por, të qenit i majtë nuk më pengon të bëj zgjedhje që pastaj mund të interpretohen si të djathta, ashtu siç jo të gjitha ato që mbajnë vulën si zgjedhje të majta janë ilaçe që duhen gëlltitur duke kënduar “Bella Ciao”! Dhe pastaj, në kohën e teknologjisë së re, Intelligjencës Artificiale, globalizimit, ka rrezik që të mbytemi në një gotë ujë duke përzier koncepte të vjetra me probleme dramatike për të zgjidhur. Ne duhet të rishpikim gjithë ç’është e mundur dhe të rishpikemi me ngulm në një botë që ndryshon pa marrë as frymë.

Ju keni kritikuar zgjedhjet e kaluara të Italisë! A mendoni se të majtët italianë nuk janë mjaftueshëm modernë?

E kush jam unë për të gjykuar nëse të  majtët italianë janë mjaftueshëm modernë apo të dalë kohe? Çfarë është Massimo D’Alema, modern apo i dalë kohe? Kur e dëgjoj atë, më duket sikur kam para vetes dikë që e rrok shumë më mirë të ardhmen se sa unë dhe shumë të rinj që hedhin salcë mbi veprat e Rafaelos apo Van Gogut!

A janë të përputhshëm moderniteti dhe socializmi?

Kjo varet nga çfarë kuptojmë me socializëm. Nëse me “socializëm” kemi parasysh ëndrrat e lavdishme të së shkuarës që nuk u bënë kurrë realitet, atëherë jo, nuk janë të përputhshëm. Por nëse kemi parasysh ide dhe vlerat të caktuara, atëherë po, absolutisht! Dhe pastaj, duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si ato ide dhe vlera na shërbejnë për të shkuar përpara, luftuar, reformuar, transformuar, duke e pranuar çdo dhimbje që sjell modernizimi sjell. Pa bërë gabimin të kthehemi mbrapa në kërkim të gjetjes së mbështetjes së kollajtë në pakënaqësitë e gjindjes.

Cili është gjykimi juaj për politikat që po zgjedh e djathta e re në Itali?

Unë vlerësoj Giorgian, dhe kaq. Dhe respektoj të gjithë udhëheqësit politikë në Itali, pa ia lejuar kurrë vetes të jap gjykime mbi punën e tyre në shtëpinë tuaj. Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, nuk ka nevojë edhe për një tjetër më shumë që flet pa pasur atributet për të analizuar seriozisht faktet.

Çfarë mendimi keni për Berlusconin?

E kam njohur shumë pak, por e kujtoj i buzëqeshur. Dhe e kam ridëgjuar e  lexuar disa herë fjalimin e kryepeshkopit në funeralin e tij, një adresim jashtëzakonisht i bukur për një njeri, që le ta themi duke përdorur një eufemizëm, nuk ishte subjekti më i lehtë për një prift. Nga ato pak takime që kam pasur me të, kam krijuar ndjesinë e një njeriu që kishte një ndjeshmëri gjenuine ndaj Tjetrit.

Sipas jush, Giorgia është trashëgimtare e Berlusconit?

Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

A është i mundur bashkëpunimi midis socialistëve dhe të djathtave në Europë?

Jam shumë kurioz të di.

Si e kujtoni Shqipërinë me anije të mbushura me refugjatë që iknin drejt Italisë?

Si një vend që pas shekujsh të jetuar në gjunjë filloi të vraponte duke thyer kockat e tij, për ta rishpikur dhe aftësuar vetveten për të qëndruar drejt.

Ju keni jetuar për një kohë të gjatë, si fëmijë dhe si i ri, në Shqipërinë komuniste. Çfarë kujtoni nga ato vite?

Shumë gjëra, por ndoshta për ju është më interesante të dini se kujtoj muzikën e Carosello-s dhe “Novantesimo Minuto”, zërat e Raffaella Carra-s dhe Sandro Ciotti-it, si dhe heshtjet mediate të Bearzot-it, këngët e Celentano-s apo si hynte zhurmuesi me miza në ekranin e TG1 kur dilte Papa! Nënvizoj se TG1 dhe “Novantesimo Minuto” ishin të vetmet gjëra që mund të shiheshin në Tiranë, ku RAI ishte e “zhurmuar” nga regjimi, ndërsa për Carosello-n dhe Raffaela Carra-n duhej të prisje verën në Vlorë, ku kur nuk kishte asnjë re në qiell, ne nuk shkonim në plazh sepse RAI dhe TeleNorba mund të kapeshin direkt nëpërmjet korridorit të Otrantos, e regjimi nuk mund të bënte asgjë.

A ju pëlqeu filmi “Lamerica”? A e njihnit Gianni Amelion? E vlerësoni atë?

Ky film u prit keq në Shqipëri, sepse ishte hera e parë që kishim para syve pasqyrën e atij që ishte vendi ynë dhe vetë ne në atë periudhë dramatike! Nuk ishim të bukur dhe të lumtur, si në pasqyrën e propagandës së regjimit, por të shëmtuar dhe të egër, siç na kishte lënë regjimi. Të shikoheshe në atë pasqyrë të pamëshirshme nuk ishte një përvojë e këndshme! Mua filmi më pëlqeu shumë dhe jam sherruar me miq që thoshin se filmi ishte poshtërues. Nuk ishte Amelio që na kishte poshtëruar, po ata që na kishin mbajtur për dekada në bunkerin me drita të rreme të regjimit më brutal komunist në Europë.

Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur? Janë vetëm një kujtim i keq? Apo mund të kthehen?

Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë, edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli! Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të marrë hakmerret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë…

A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?

Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.

Energjia dhe turizmi: a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?

E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurtë se do të arrijë! Jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera.

Çfarë mendoni për problematikën e emigracionit? Italia është vendi më i prekur. Si e vlerësoni politikën e ndërmarrë nga qeveria italiane në përpjekjen për të arritur marrëveshje me vendet e origjinës së flukseve migratore dhe për t’iu kundërvënë trafikantëve?

Italia është viktimë e gjeografisë së saj në një Europë të bashkuar që, fatkeqësisht, nuk është e bashkuar kur rruga bie në Lampedusa. Për t’i bërë moral dhe dhënë leksione Italisë ka shumë trajnerë brenda kufijve të Europës, por kur vjen puna për të qenë një skuadër dhe për të luftuar plagën e kufirit tuaj detar, atëherë duket sikur ai nuk është më kufiri i Europës, por thjesht kufiri i një vendi të vetëm. Italia ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet, jo për moralizime dhe leksion mbi se si duhet të veprojë. Është e trishtë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Ram Berisha says:
    August 13, 2023 at 11:09 am

    E kur qenke be i majt ti o bashkepunetori i Sali Berishes qe e shkatrrove PS dhe denigrove te gjithe intelektualet e ndershem socialiste. I zevendesove me in jorante dhe servile, oligarke qe te mbushin xhepin cdo dite.

    Reply
  • mali says:
    August 13, 2023 at 11:27 am

    Kalabria I lidh keta te dy.

    Reply
  • uskania says:
    August 13, 2023 at 11:53 am

    Një intervistë e një shqiptari me peshë mendimi.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 13, 2023 at 11:54 am

    Ke kohe qe ke ik per dhjame qeni….

    Qe ke lindur me probleme
    s’eshte nevoja te jesh PSIKIATËR
    Pyetja: rezultatet e shkolles pse s’tregon
    kush agjenture te mban si psikopat me HATËR!

    Te pellase nat e dite per kAmunizem
    nje nudist ‘thonj pa PRERË’
    Aqe me teper per te ‘mengjer te bythes,
    nuk te vjen vetem te vjellesh por DHJERË!

    Ky idjot nudist akoma nuk e kupton
    se eshte bere per ti varur hejbet ,KËMBORE
    Durresin si ‘deputet’ mbyti ne mut
    e na fton neofashisten Meloni ne VLORË!

    Ky buratin kamikaz i ISIS
    Tallet me Vloren e Musait SELAM
    Se nuk kane ngelur me vlonjate
    te lidhin,ti vene kapistall si HAJVAN!

    Ky integralist alabak i pa shkolle
    me komplekse infeririteti,’thonj pa PRERE’
    Eshte e keqja me e madshe sot e shqiptareve
    e tragjikisht na ka ngelur si Mut ne DERË!

    Edhe shqiptarit qe akoma ka shprese
    e nuk eshte infektuar nga tradhetija-‘VEREMI’
    Habitet,kur ne Vlore ekspozohet vrasesi Zogolli
    dhe harrohen heronjte Gurakuqi-Avni RUSTEMI!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 13, 2023 at 12:19 pm

    Ylli edhe Hena,
    Rama dhe Meloni,
    Qesh dielli i Rames,
    Ndrin hena e taljonit.

    Thuaj cfare te duash,
    Ki zili a smire,
    Po sec ka mes tyre,
    Ata e dine mire.

    Hena ndricon bukur,
    Driten merr nga dielli,
    Meloni si flutur,
    Rames ngritur delli.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 13, 2023 at 12:21 pm

    Ylli edhe Hena,
    Rama krah Melonit,
    Qesh dielli i Rames,
    Ndrin hena e taljonit.

    Thuaj cfare te duash,
    Ki zili a smire,
    Po sec ka mes tyre,
    Ata e dine mire.

    Hena ndricon bukur,
    Driten merr nga dielli,
    Meloni si flutur,
    Rames ngritur delli

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 13, 2023 at 12:22 pm

    Ylli edhe Hena,
    Rama krah Melonit,
    Po qesh dielli i Rames,
    Ndrin hena e taljonit.

    Thuaj cfare te duash,
    Ki zili a smire,
    Po sec ka mes tyre,
    Ata e dine mire.

    Hena ndricon bukur,
    Driten merr nga dielli,
    Meloni si flutur,
    Rames ngritur delli

    Reply
  • Sazan says:
    August 13, 2023 at 12:34 pm

    Ku ka parime Edvin kolaboracionisti! Do e shpjere fashisten ne Vlore, atje ku paraardhesit e tij shpune edhe Irene Pivetin qe bente thirrje te mbyteshin ne det te gjithe shqiptaret qe tentonin te hynin ne itali. Edvini neqoftese nuk ka burreri t’u kerkoje italianeve llogari perse moren pjese ne organizimin e atyre eksodeve shkaterruese te para 30 vjeteve, te piramidave financiare, te shkaterrimit te ekonomise dhe ushtrise shqiptare, perse anija ushtarake burracake Sibilla u ndesh me nje kater rade dhe shpuri ne fund te detit 200 gra e femije te Vlores, te pakten te mos behet fare karagjoz, te mos i lepihet Melonit ashtu si Berisha dikur Berluskonit.

    Reply
  • e verteta says:
    August 13, 2023 at 1:02 pm

    RAMA SKA QENE KURRE I MAJTE POR AS I DJATHTE AI ESHTE VECSE NJE SHARLATAN…qe perdor shkathtesine e gjuhes per te justifikuar cdo gje qe ben dhe thote pa pike turpi…inteligjenca natyrale tek ky njeri e ndihmon te mbuloje cdo difekt te karakterit te tij jashtezakonisht PROBLEMATIK …. si njeri mashtrues… ..dhe 100 here mashtrues….qe punon per interesat e veta…..duke e lene kete popull qe jeton si mos me keq….jo vetem per te ngrene…..por me mangesi te renda ne cdo fushe….MJEKESI….DREJTESI……PUNESIM…..KTHIM PRONES……BARAZI SOCIALE…..ETJ…..por nuk di a e kupton qe si mbreti lakuriq i ANDERSENIT bota e njeh shume mire dhe ata qe ai i konsideron si miq….qe ky njeri ESHTE NJE FASHIST I LINDUR….DHE NUK KA ASNJE VLERE MORALE……SI NJERI dhe si pushtetar shume i keq po SHUME I KEQ….dhe si perfundim per kete njeri do perdor shprehjen e tij….PO NUK KENI PARE GJE AKOMA……pasi fundi i tij do jete shume tragjik…NEVERI per kete qenie monstruoze……me ligesi ekstreme qe fatkeqsisht sot udheheq kete
    vend te varfer e kete popull fatkeq…..

    Reply
  • Sos says:
    August 13, 2023 at 3:44 pm

    Foli filozofi
    Me dy klase shkolle
    Nga jashten guak
    Dokrrat i tjer holle

    Mjeshter i sofizmit
    Vete flet vete degjon
    Mendja e genjen
    Goja si pushon

    Jepi me te lumte
    Lum ky vend per ty
    Bere SAhara
    Goxha Shqiperi

    Gjersa fle mileti
    E per te voton
    Me i lumte rrocka
    Nema e gjema jone

    Jo per mbaresira
    Karagjozllkeqe

    Reply
  • Sos says:
    August 13, 2023 at 3:45 pm

    Foli filozofi
    Me dy klase shkolle
    Nga jashte ngjan guak
    Dokrrat i tjer holle

    Mjeshter i sofizmit
    Vete flet vete degjon
    Mendja e genjen
    Goja si pushon

    Jepi me te lumte
    Lum ky vend per ty
    Bere Sahara
    Mbare nje Shqiperi

    Gjersa fle mileti
    E per te voton
    Me i lumte rrocka
    Nema e gjema jone

    Jo per mbaresira
    Karagjozllkeqe

    Reply
  • Dudumii says:
    August 13, 2023 at 9:51 pm

    S’ka pune tjeter vec te beje muhabet. Meloni eshte nje populiste budallaqe. Brenda 3 muajve te pare italianet e kuptuan. Ky thote qe eshte tigreshe. Eshte leshuar sikur me qene strateg boteror i turizmit. Kurse ministrja e turizmit ben foto ne Drino dhe e quan Vjose. Nqs PS s’ka nje alternative tjeter vec ketij nderkombetari, i gjendur ne Shqiperi rastesisht, mjere PS. Eshte politikisht e demshme qe kryetari i majte te mos e kete problem te beje zgjedhje te djathta…Do jete i nderuar te mos e kete problem te jape doreheqjen nga kryetar i PS, pastaj te shohe qe ata 30 milione ndjekesit ne fcb s’do e bombardojne me “bravo/ super/ je Njish” kur del e shtyn kohen me llogje fejsbuku.

    Reply
  • I rrjedhuri says:
    August 13, 2023 at 10:13 pm

    O pusht, zgjidh Ramen apo mender Berishen,Ramen apo mender Bashen,Ramen apo mender largqoftin Meten.Nga gjithe mutnat zgjidh mutin e thate.

    Reply
  • LEON says:
    August 14, 2023 at 12:18 am

    Lodra e sotme e Rames eshte Turizmi,.
    Dje lodra e Rames ishte Open Ballkan.
    Sot Dylqinja Tobozes e Don Kishotit te Lanes eshte Melloni,
    Dje Dylqinja e Tobozes ishte Teze Merkel.
    Pardje don kishoti paditi baben ne gjyq se i pallonte grun,.
    Ky eshte per spital,,poplli e voton kryeminister.Ec e merre vesh kte pune.

    Reply
  • Arben.T says:
    August 14, 2023 at 1:19 am

    Po te jete se konceptin i majte e i djathte pasqyrojne zgjidhjen e problemeve me ane te forces, “fitoren e njerit dhe shkaterrimin e tjetrit”, egzistenca e grupimeve te tilla paraqet nje rrezik per cdo shtet ne botes ku ato kane nje peshe politike. Ne kete rast “grupime te tilla” jane radikale, meshirim i nje ekstremismi dhe duhet te dalin jashte loje duke mos i dhene voten.

    Persa kohe qe cdo individ e interpreton realitetin ne funksjon te interesit te tij dhe eksperiencave jetesore, shpesh ne kushte te ndryshme nga njeri tjetri “ato nuk mund ta perceptojne realitetin ne menyre te njejte”.
    Pra gjithmone do kete diversitete mendimesh ne konceptimin e nje situate te caktuar.

    Pra perdorimi i koncepteve, “i majte apo i djathte” do jete gjithmon te pranishem dhe te dobishem kur;
    “Ato grupime besojne se po bejne interpretimin e realitetit” ne perputhje me kend veshtrimin e tyre te situatave por e dine shume mire se askush nuk e ka monopolin e te vertetes.
    Pra mund “ta kafshojne njera tjeter ne situata kur ato e humbasin kontrrollin” por ne fund te dites ulen e diskutojne “pluset dhe minuset” ne kerkesat e tyre dhe gjejne nje emerus te perbashket.

    Populli Shqipetar nuk i do grupimet politike qe vetem grinden dhe nuk jane ne gjendje te zgjidhin problemet.
    Fakti qe shumica e atyre qe e kane te drejten per te votuar nuk para qiten tek kutia e votimit e provon kete interpretim. Konkluzioni eshte se populli do rezultate reale dhe “jo te fitoje dicka sot e ta humbase neser”.
    Emrat e partive, e “Majta apo e Djathta” nuk i interesojne. Nuk duan te behen “mish per topat” e cdo lloj ekstremismi.

    Reply
  • 123 says:
    August 14, 2023 at 4:17 am

    TE QENET ME BREKE
    SME PENGON TE QI….
    NGRYSEM PULE E LAGUR
    GJYSMAGJELI GDHIHEM

    E MAJTA E DJATHTA
    PORDHE ME RIGON
    BEJ CFARE ME DO BY…
    KJO ME INTERESON

    ZILI SE KAM ZOGUN
    AQ ME PAK ENVERIN
    MUND TE KRAHASOHEM
    VEC ME KAVALIERIN

    KETE BOTE TE CMENDUR
    KUSH VALLE E KUPTOI
    NE HESFEL MILETI
    TYMI DREJT TE ME SHKOJ

    SHIJOJE PA FUND
    KUR E KE TEPSINE
    MOS LER NJE THERRIME
    PER ATA QE VIJNE

    E KAM THENE QE MOTI
    SE NJOH POLITIKEN
    ZOT KAM Ì MENDJEN TIME
    EDHE AMERIKEN

    Reply
  • 123 says:
    August 14, 2023 at 4:37 am

    PER BEDRI MJERANIN

    FOLI PRAP BEDRIU
    VEC NJE AVAZ DI
    TA KESH MIRE GJUTHMONE
    ME CDO QEVERI

    VETEM BUDALLAI
    MATET ME MALIQIN
    QE NE HIC E KTHEN
    KUR TE DOJ LIGJIN

    QE TANI PER ZGJEDHJET
    E KA ZENE MERAKU
    DERES NUS TI BJER
    TE DEGJOJ PRAKU

    DHE PS3 E DI MIRE
    NUK DO TA PRANOJ

    Reply
  • 123 says:
    August 14, 2023 at 4:41 am

    NUK FITOJ ELIZA
    HILEJA FITOJ

    SHKODRA ESHTE SHKODER
    SEPSE DI TA DREDH
    KUR PO VJEN PO DUKET
    BEDRO MIREMENGJES

    Reply
  • 123 says:
    August 14, 2023 at 4:44 am

    SHKODRA ESHTE SHKODER
    SEPSE DI TA DREDH
    KUR PO VJEN PO DUKET
    SBEN ME GJELI VEZE

    Reply
  • Andis says:
    August 14, 2023 at 5:27 am

    Nuk e di po a do te kete shpetim Shqiperia ndonje here nga keto politikane qe ka ?

    Reply
  • DIKTATURA nuk ka brire says:
    August 14, 2023 at 5:42 am

    Edi Rama,ti nuk je as I majte e as I djathte,por je nje aventure qe e urren popullin shqiptar!
    Lere Melonin ne punet e saj se ajo eshte me e afte se ty ne sherbim ndaj popullit dhe mos na u bej filozof our je vecse nje delirant mendjemadh,qe pervec propagandes mashtruese nuk ke gje tjeter!
    Ti je fatkeqesia e shqiptareve se te mbron armiku tjeter I shqiptareve Berisha!
    Ti e urren kritiken,keshillen pa le me akuzat ndaj meje dhe sundimit tend mesjetar,otoman!
    Mallkuar qofsh per jete,nga nje socialist I vertete e jo kuisling sic jane kthyer shumica e socialisteve sot nga halli I bukes se gojes!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 14, 2023 at 9:30 am

    PS:
    1.Pordhëtalet e Sb (mbi 800 TV e portale) qëllojnë me fishek manovre E.Ramën,Kur Ai shetit botën dhe bje EUROPËN në Tiranë,ndërsa SALIU KA HARRUAR NGA BIE RINASI..!!
    2.E.Rama është në mandatin e 3-të & pretendon të 4,5.. kur Sb-non grata nuk bëhet më K/Ministër..veç në botën tjetër..!
    3.E.Rama drejtoi OSBE,KS OKB,SAMITIN E BE NË TIRANË & TË BERLINIT NË TETOR,Ndërsa Saliun nuk e do askush në botë veç familjes & militantëve të kamur prej tij-92-2013.
    4.Nëse SPAK nuk do ishte kapur nga Sb-92 dhe në KOMA nga frika ,Ky duhet të ishte në burg për 101 krimet e tij në 32 vite.
    5.Teoria e E.Ramës..Përtej të majtës dhe të djathtës,do të thot se E.Rama kërkon të përfaqësoi të gjitha shtresat e popullsisë,ndonse vjen nga një shtresë BIROISTE,por kundër saj -1990..!
    6.Fakti që E.Rama nuk shan asnjë militant të kundërt politikë që shpif ndaj tij në Fb e kudo,tregon PJEKURI POLITIKE-DEMOKRATIKE-Jo HAKMARRËSE,Jo CMIRanjoze..dhe në 33 vite nuk ka VRARË ASNJË MIZË…NË KOKËN E SALIKRIMIT,LIKEspiunit,LULIkarabushit,etj.
    7.Kush nuk bindet se ER është më i miri KM në 33 vite..let të pyesi e lexoi Presidentin më të mirë në Shqipëri-ALFRED MOISIUN & Rilindasin e gjallë Kosovar-REXHEP QOSE.
    8.Fakti që ER deklaron se..”..NE nuk jemi të pagabueshëm,por më të mirë se NE nuk ka..” i tregon të gjitha vlerat e Tij si politikan EUROPIAN..! Pasi vetëm i VDEKURI NUK GABON..!!
    9.A e bën Sb një gjë të tillë.?Kurrë-Jo..!
    10.A ka bërë Sb autokritikë ndonjëherë për 101 krimet e tij..Apo bërjen e PD-COPË E ÇIKË PËR RGO PESONALE KRIMINALE. !? Kurrë-Jo..!
    11.Ndaj është Aty ku është që po tallen edhe qënt e rrugës.
    -FLM DITA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?