Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Menaxheri i kombëtares shqiptare të femrave merr në mbrojtje Rubiales: Puthja s’është dhunë, e bëri nga gëzimi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Menaxheri i kombëtares shqiptare të femrave merr në mbrojtje Rubiales: Puthja s’është dhunë, e bëri nga gëzimi!
AktualitetLifestylePikante

Menaxheri i kombëtares shqiptare të femrave merr në mbrojtje Rubiales: Puthja s’është dhunë, e bëri nga gëzimi!

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Florian Riza, menaxheri i ekipit kombëtar të vajzave dhe grave në futboll, ka dhënë mendimin e tij lidhur me skandalin “Rubiales” në Spanjë, ku shefi i Federatës spanjolle (tashmë i pezulluar nga FIFA), Luis Rubiales, puthi futbollisten Jenni Hermoso pa lejen e saj, gjatë momentit të marrjes së medaljeve në Kupën e Botës.

Riza, përsëriti disa herë që janë gjykatat ato që duhet të vendosin për Rubiales. Megjithatë ai bëri një deklaratë mjaft të papërshtatshme, veçanërisht duke marrë parasysh që flet nga pozitat e menaxherit të ekipit të vajzave dhe është një zyrtar i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai deklaroi se puthja, për të cilën futbollistja tha se ishte pa leje, nuk është një dhunim seksual, por ka ardhur si pasojë e “gëzimit maksimal” që Rubiales ka përjetuar pas fitore së Kupës së Botës nga ekipi spanjoll.

Më tej, zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), deklaroi se Rubiales ka dashur të shprehë “entusiazmin e papërshkruar që ka brenda vetes”, duke u përpjekur të justifikojë një nga ngjarjet më skandaloze në futbollin e vajzave dhe grave, e cila ka shkaktuar polemika të shumta, jo vetëm në Spanjë, por në mbarë botën, duke u dënuar gjerësisht si një sulm seksist dhe i papranueshëm.

- Publicitet -

“Unë mendoj që puthja është e gabuar, por puthja nuk ka gjeste seksuale, dhunim seksual në publik, sipas mendimit tim. Është shumë e gabuar. Ai është thjesht një moment gëzimi maksimal, i dikujt që do të shprehë atë entusiazmin e papërshkruar që ka brenda vetes dhe ka gabuar plotësisht, por nuk e ka bërë për shkak të mbizotrimit të tij në ekipin e futbollit kombëtar të Spanjës. Nuk e ka bërë për këtë, sepse nuk e kuptoj dot…”, deklaroi Riza në Euronews Albania.

Zyrtari i FSHF, e justifikoi sjelljen e Rubiales, me emocionet shumë të forta që solli fitorja dhe e bëri “të dalë nga vetja”. “Duhet të vlerësojmë nivelin e futbollit për të cilin po flasim. Është futbolli që çon në këto nivele kaq entuziaste, adrenaline edhe një President që në momenitn e parë, të gjithë e dimë që Presidentët janë njerëz të cilët dinë ta menaxhojnë situatën. Por, futbolli është aq i fuqishëm, sjell emocione aq të mëdha, sa edhe një President që është i mësuar me të tilla emocione mund të dalë nga vetja, siç ishte rasti i Presidentit të Federatës spanjolle”, u shpreh ai.

Skandali Rubiales

Skandali “Rubiales”, ofron një mundësi për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek trajtimi i grave në futboll – në atë që shumë e perceptojnë si një problem sistemik të diskriminimit ndaj grave, më shumë sesa individual. Jenni Hermoso nuk po gëzon mbështetje vetëm nga lojtaret gra, por edhe nga burrat. Kjo ngjarje ka shkaktuar një valë të reagimeve në futboll, që është kthyer në një reagim shoqëror të gjerë.  Kjo është një histori për një burrë, i cili duket se është komplet jashtë kontaktit me realitetin, një njeri që ka ndjekës besnikë dhe është i rrethuar nga mbështetës me një pikëpamje të ngjashme për botën. Reagimi i tyre ndaj kësaj çështjeje ka lënë shumë njerëz të habitur.
“Një tsunami social” në Spanjë, e quan BBC atë që po ndodh me Rubiales, i cili është kthyer në temë diskutimi në tryezat e spanjollëve, ndoshta momenti “Me too” për këtë vend. Për shumë njerëz, kjo ka të bëjë me mënyrën se si diskriminimi ndaj grave dhe vajzave funksionon. Ai nuk bëhet vetëm nga një person; ai bëhet nga një sistem.

Festimi i fitores së kupës së botës nga gratë e ekipit spanjoll ia la vendin shumë shpejt, një debati të madh, ku secili duhet të pozicionohet. Ajo që është e dukshme, Luis Rubiales, nuk është më një person i plotfuqishëm, një i paprekshëm me përkrahje në nivelet më të larta të sportit. Ai është një nga njerëzit më ekspozuar në Spanjën e sotme, sëbashku me sistemin që përfaqëson.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?