Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro
Ekonomi

Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.

Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan. Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.

“Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme. Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument.

- Publicitet -

Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro. I njëjti parashtrim bëhet edhe në hyrjen e termave të referencës për zonën e Elbasanit, por këtu kostoja është pak më e lartë.

“Duke ju referuar VKM nr. 354, datë 11.05.2016, ‘Për miratimin e Manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’, llogaritja e fondit limit është bërë si më poshtë vijon: Vlera e ndërtimit në euro pa TVSH 8,012,737.46 euro – kosto e llogaritshme. Vlera e ndërtimit pa TVSH 785,248,271.08 lekë – kosto e llogaritshme e objektit/ve në të cilën përmblidhen vetëm punime civile ndërtimore dhe shërbime, pa përfshirë vlerën e pajisjeve dhe të makinerive. Vlera e ndërtimit me TVSH 942,297,925.296 lekë (kosto e llogaritshme me TVSH),” thuhet në dokument.

Projektet janë një llogaritje fillestare dhe ato do të duhet të kalojnë oponencën teknike. Menaxhimi i mbetjeve në vend ka pasur një politikë jo shumë të qartë, teksa pak vite më parë pati një përqendrim me projekte drejt incenerimit. Si landfillet ashtu edhe incenerimi mund të jenë plotësues të njëri-tjetrit, edhe pse plotësisht të ndarë në operim, por synimi është që në incenerim të shkojnë mbetjet që nuk mund të riciklohen, duke ulur volumet në landfille.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Skypion says:
    November 4, 2025 at 9:58 am

    Ky eshte shkrim tipik i gazetarise sorroiste. Nga fokusimi tek incenerimi, ne rikthimin tek landfillet. Rikthimi tek landfillet nuk eshte per ndonje arsye plotesuese, sic thote gazetaria sorroiste, por sepse deshtoi plotesisht projekti i pare, me nje dem te jashtezakonshem ndaj buxhetit te shtetit, qe llogaritet ne qindra milione euro.
    Deshtoi per shkak te Korrupsionit madhor dhe masiv nga socialistet , kryesuar nga Kryeqenefi Rama dhe Kryehajduti VEliaj, pergjegjesit kryesore te vjedhjes gjigande.
    Nuk mund te relativizoni Vjedhjen e Shekullit, me te ketilla lojera fjalesh; eshte e kote. Se pse behet kjo, dihet; ka shume media, sidomos ato sorroistet, qe jane ushqyer dhe ushqehen me parate e Inceneratoreve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?