Nga Gani Mehmetaj
Në Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë nëna e re me shami arabe në kokë, i drejtohej shqip çunit të vet: “Muhamet, hajde këtu”. E pashë me habi çunin me veshje moderne, kisha menduar që ky emër u shua para 50 vjetësh. Nëna re e çuni më dolën nga pikëvështrimi, por me mbeti shija e hidhur e një kthimi decenie prapa.
Në kohën e sotme kur pjesa dërmuese e fëmijëve tanë pagëzohen me emra shqiptarë, apo perëndimor, emrat turk e arab, mbetje e mendësisë skllavëruese të pushtuesit mizor, i ndeshim tepër rrallë. Disa thonë se po shpeshtohen në periferinë e varfër. Përkundër këtij fakti prapë janë të rrallë.
Më ka rastisur që ndonjë studente a student me nofkat Meri, Zizi, Hani a Marjano, kur i ftoja më listën zyrtare të fakultetit më dilnin Mejreme, Azize, Hanumshahe a Muharrem. Si ua shqiptoja emrin, ndërsa kërkoja fytyrat, nisnin qeshjet e studentëve të tjerë, përderisa Mejremja ngrihej më turp. “Ç’ka këtu për t’u qeshur?”, u drejtohesha me rreptësi atyre që qeshnin, kurse Meri-Mejremja me thoshte” profesor qeshin më emrin tim!”
Nën buzëqeshjen e shokëve niste të më rrëfehej: “Më kanë pagëzuar më emrin e gjyshes për ta përtërirë. Por unë po e urrej këtë emër e jo gjyshen”. Vajza që e ndjente vetën fatkeqe më tregonte edhe peripecitë e ndryshimit të emri në ofiqari. Tjetra sikur të hapej Kutia e Pandorës druante se do të acarohej më prindër si ta ndryshonte emrin nga Hanumshahe në Rita (sipas idhullit të saj Rita Ores) , megjithëse ishte këmbëngulëse se me t’u pavarësuar do ta ndryshonte emrin patjetër.
Sipas raporteve të gazetave e portaleve, në Kosovë mijëra djem e vajza, po edhe burra e gra të moshës mesatare, e ndryshojnë emrin ose mbiemrin turk a arab më emra shqiptarë apo perëndimor. Shtypi shkruante edhe për vështirësitë administrative, madje edhe për ndonjë arrogancë primitive të ndonjë zyrtari islamik si në Vushtri, bie fjala, që ua refuzonte ndryshimin e emrit e të mbiemrit.
Mirëpo, derisa ta ndryshojnë emrin arab e turk më ndonjë emër shqiptar a perëndimor, këto vajza e djem vuajnë shumë, sepse i përqeshin në shkollën fillore, tallen në shkollë të mesme, i nënçmojnë në fakultet. Ato kompleksohen e stresohen tërë kohën. As kur nisin karrierën profesionale nuk kalojnë më mirë. Janë të kompleksuara e të stresuara tërë jetën.
Vuajtjet e situatat e pakëndshme do t’u shpeshtohen kur të nisin udhëtimet jashtë shtetit nëpër aeroporte, dogana, pika policore etj. Këto peripeci i kam kaluar qindra herë me emrin e mbiemrin tim beduin.
Emri turk a arab nuk e shpreh mendësinë e shqiptarit. “Të dukem unë si arab”, me tha i mllefosur një student imi me mbiemrin arab. “Jo” i thashë, “por ka ilaç edhe për këtë”, u përpoqa t’ia sugjeroja ilaçin që ta shëronte mllefin. Më vonë mësova se ai e shqiptarizoi mbiemrin.
Disa herë më ka rastisur edhe në shtetet arabe që të skandalizohen kur ma shqiptonin emrin tim beduin e mbiemrin anadollak. “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë”, me thoshin jo një herë. Asnjëherë nuk arrija t’ua sqaroja si duhet, sepse prapë nuk më kuptonin.
Nuk dija t’i sqaroja marrëzitë e prindërve tanë më këto pagëzime të çoroditura, megjithëse shumë nga bashkëmoshatarët e mi, shokë të shkollës fillore kishin emra shqiptar: Arbnor, Dukagjin, Dardan apo Ilir.
—–
Nga faqja e autorit në FB

Nuk eshte vetem emri! Eshte mentaliteti! Eshte Saliu dhe Iliri me emra te ndryshem por me nje mentalitet te njejte! Provinciale! Ne mes te Tiranes,ne mes te New Yorkut akoma perdoren fjalet “pasha” Musta bej, ejvallah,Allah,shyqyr. Por kjo eshte gjysma e te keqes! Mentaliteti, injoranca, provincializmi jane akoma shume te forte tek Shqiptaret! Jane te gjithe skllever te njishit! Edhe Evi Kokalari shan te gjithe por ka frike te fute edhe Saliun sepse jemi skllever te tij ne PD,sepse Saliu te ha koken. Urime per artikullin!
Shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
Shkrim koti, denigrus dhe pa asnji vlere.
Mos u habit o Gani se ne Shqiperi eshte kthyer cdo gje permbys,gjoja ne emer te antikomunizmit ,qe deri me sot ka rezultuar ANTISHQIPTAR!
Ulurima e atyre qe hiqen prej 32 vjetesh se jane ANTIKOMUNISTE,ne emer gjojas te vendosjes se demokracise eshte jo vetem propagande e poshter,por edhe nje fsheje e ndyre ANTISHQIPTARE,per te zhdukur historine,gjuhen letrare,Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,heronjte dhe partizanet heroike qe e bene kete lufte heroike si pjese e koalicionit boteror Antifashist nen udheheqjen e SHBA,Britanise se madhe dhe BRSS!
Cdo gje e mire qe eshte bere ne socializem,si zhdukja e analfabetizmit,elektrifikimi i te gjithe vendit,arsimi,shendetesia,bujqesia moderne,industrializimi i vendit,punesimi,mbrojtja e vendit,kultura,arti,sportet,flota detare tregtare dhe luftarake,aviacioni luftaral,portet,aeroportet,stadiumet,pallatet e sportit,pallatet,shtepite e Kultures,shtepite e pionierit,fushat sportive,lulishtet dhe parqet,pastertia e mjedisit etj,etj, antikomunistet e shpifur antishqiptare i konsiderojne si pjese e ideologjise komuniste e jo si pasuri e popullit shqiptar,shkaterrimi dhe grabitja e te cileve bene qe sot mbi 2 milion shqiptare te emigrojne neper bote,ndersa ata qe kane mbetur ketu jetojne si ROBER LUFTE!
Ne se vertet keta maskarenj antishqiptare do te ishin antikomuniste te vertete,per 32 vjet do mjaftonin e tepronin,qe te merrnin pervojen e SHBA-ve se cfare i ka sjelle antikomunizmi qytetareve amerikane!
Antikomunizmi ne SHBA ka sjelle demokracine dhe shtetin ligjor,qe kane sjelle MIREQENIEN per te gjithe qytetaret kudo ku banojne!
E kunderta ka ndodhur ne Shqiperi sepse shtetin e kane sunduar ARMIQTE E SHQIPERISE gjoja te shtirur si antikomuniste!
Artikull shkruesi Gani Mehmetaj mund te shkruante ne veten e pare dhe do te ishte me i qarte ne mesazhin qe kerkon te percjelle . A do te perseritet emri i tij nga niperat e mbesat e tij dikur ? Se une nuk shoh asgje te keqe te perseritet emri i te pareve ne shenje respekti e kujtimi .Flasim per familje me tradita e jo per ato familje qe i ka zene mania te emertojne femijet e tyre me emra te pakuptimte ,qofshin te huaj ,moderne apo qofshin Arabe . Me keto te fundit nuk na lidh as gjuha e as zakonet pervec Fese, Muslimane .Qe perben shumicen tek ne e ne Kosove mbi 90 % . Ashtu sic tingellon keq nje emer AL Habib Mahmut e etj. ,ashtu dhe tingellon qesharake Jurgen Ahmetaj , Xhonson Shehu apo Hoxha .Emra shqiptare ka me mijera e qindra mijera , te bukura e te shqiptueshem . Nesje , fundin e kesaj lufte mediatike e shoh me afer ne shendrrimin ne Ateiste se sa ne fene qe trashegojme nga te paret . Keshtu qe une jam per fene e prinderve e gjysherve se sa nje shendrrim me urdher qe t”i ngjasojme europes .
Emrat duhet ti pershtaten edhe kohes jo vetem tradites
Djali i Sting quhet Giaccomo sepse jeton ne itali ashtu si femijet lindur e rritur jashte shqiperise duhet te kene emrat qe i pershtaten vendit ku jetojne e do te jetojne
Emra si Mamude , Kudret, Arshi etj i ka ikur koha
Rita nuk duhet te jemi te kushtezuar nga mbiemri
Problemi eshte zoti Gani se cfare Emri kane patur te Vetequajturit “Skiptare” perpara e te quheshin Merjeme,Hanumshahe,Azize?
Kane qene Kaurre te Derrit d.m.th Greke.
Nuk i thone shaka o Gani 1100 vjet Perandori Greke Bizantine me istituciobe vetem Greke.
Dhe 500 vjet Perandori Osmane me istitucione Greke dhe Turke.
Per 2000 vjet te pakten edhe Breshkat flasin Greqisht.
Toponimet Greke te Vorio Epirit i ndryshuat.
Edhe Emrin e Heroit “tuaj” nga Jeorgo e bete Gjergj!
“Historiani” i famshem Xhufi ate thote qe Iskanderi (Aleksander turq) lindi Orthodhokse d.m.th Greke.Se Orthodhoksia Skiptare lindi ne shkullin e 20te.
Dhe u pagezua katolike thote Xhufi per “aresye strategjike”!D.m.th ndryshoi Kombesinese keshtu mendojne bijte e Vezireve,Pashallareve, Bejlereve, Agallareve,Hoxhallareve etj
Edhe vendlindjen e Heroit “tuaj” i thoni Mat por ka lindur ne Emathia.
Keta ishin Epirote dhe Ilyre me Emra Greke si Perandori Ilyre Megas Kostantinos,Aleksandros,Arxileas,Pirros,Athina,Jeorgo,Vasil,Odhise,Sofia nga vjen dhe Termi Filo-Sofia se nuk egzistonte fjala I Ditur,Dituri etj.
Nuk i kane patur Shpetime,Shpetim,Clirim,Flamur (Fllug angl) Bujar (Bujur turqisht) Gezim,Shkelqim,Ndricim,Vendimetj Gyzel,Vladimir,Sovjet,Madlin,Xhorxh,Eduart (Edi Rama),Rahmadan (RamushHaradinaj),Sara,
Nuk egzistonin fjalet “shqipe” qe u bene Emra shume e thjeshte.
Si perfundim pa Turqi nuk do kishte Arnauti,Alvani,Arbani,Arberi,Alba i por Epir dhe Nje.
As i Veriut (Vora greq as i Jugut (Jugo Sllavisht).
Duhet menduar per femijen qe kur te rritet mos te turperohet duke u prezantuar:
Tajar
Koço
Myrteza
Qazim
Maqo
Etj
O pellasgos!Si quhet Jugu greqisht?
Jalla, Jalla Ghanim
o erdomut jevgjito grek. mos harro ilacet.
Po ty more idjot , si shpejgohet qe prinderit te kane vene emer tipik shqiptar , cfar mutin kerrkon te njllosesh gjithe kombin me diarete qe nxjerr nga ajo qe ti e quan goje ? Yyyyyt , plehre spiunazhi !
Ne fakt me emrat duhet bere kujdes. Traditat fetare kane ndikuar ne popuj te ndryshem per percaktimin e emrave . Emrat e shenjtoreve jane perdorur gjeresisht p.sh. Adam (Adem) , Eva (Hava) Moisi ( Mësheu, Musai) Sauli , Pavli, Paolo. Pali. Jozefi , Jusufi. Xhuzepe. Emrat pagane gjithashtu jane perdorur Diella . Hana. Marta . Prenda . Guri. Era.
Lule. Manushaqe. Karafil. Bilbil. Gjelosh. Dash. Kalosh. Ukë. Ujkan. Shqiponja. Groshe . Mendoj se nuk mund te bazoemi te feja per emrat . Ndoshta tek paganizmi dhe gjuha shqipe. Emrat mbase duhet ti perkthejme ne shqip. P.sh. Fotini (Drita) Meleq (Ëngjell) Asllan(Luan) . Sabri(Durim) etj. etj.
“Nuk duhet te jemi te kushtetezuar nga mbiemri ? ” S”e kuptoj se si mund te ndahemi nga mbiemrat qe tregojne qarte prejardhjen tone ! Perseris se emrat qe tingellojne keq duhet te zhduken .Dhe per mergimtaret nuk flitet se e llogjikshme qe emrat e femijve te jene si ne vendin ku jetojne tashme vite e ndoshta deri ne amshim .Flitet per banoret brenda Shqiperise . Jam per trashegimine .
Shume e drejte. Te mos perdoren me emrat e huaj si ata biblike (qe jane arabe dhe izraelite), turq, italiane, greke e serbe.
Te perdorim vetem emrat e te pareve tane ilire qe i kemi neper fjalore te shumte (rreth 400 emra ilire).
Per banoret brenda shqiperise ok
Por gjithmone duke evoluar
Natyrisht , evolimin nuk ka lufte ( larg qofte e 3 – ta qe na kanoset ) qe e ndal. A nuk duket qarte zhvillimi , ndryshimi ne jeten e përditshme ? Rendesi ka qe te ruajmë indetitetin tone shqiptar dhe pse vendosja e emrave eshte nje vendim vetjak e plotësisht i lire . Keshtu qe ekstremitetet nuk do te mungojnë .
Eshte propaganda mediatike nga qeveria boterore qe qellimisht do qe mos te perdoren emrat iliro-pellazg ne Shqiperi.