Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merkel: Largimi im kontribuoi në pushtimin rus të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Merkel: Largimi im kontribuoi në pushtimin rus të Ukrainës
AktualitetBote

Merkel: Largimi im kontribuoi në pushtimin rus të Ukrainës

Published: June 18, 2022
Shpërndaje

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se largimi i saj nga detyra mund të ketë kontribuar në vendimin e presidentit rus (Vladimir Putin – AP) për të sulmuar Ukrainën.

Lajmi u bë i ditur nga botimi hanoverian i Redaktionsnetzwerk Deutschland, duke cituar intervistën e parë të Merkel-it pas largimit nga Kancelaria gjermane.

“Largimi im mund të ketë qenë një kontribut, siç janë zgjedhjet në Francë, tërheqja e trupave nga Afganistani dhe stanjacioni i zbatimit të Marrëveshjes së Minsk-ut”, u shpreh fillimisht Merkel.

- Publicitet -

Sipas fjalëve të saj, ish-kancelarja nga radhët e CDU-së, u përpoq vitin e kaluar të bisedonte me Vladimir Putin-in.

Kjo, për një rend të ri të sigurisë evropiane dhe e sheh arsyen e dështimit në trazirat në Perëndim në atë kohë.

“Nga njëra anë, Putin nuk ishte më gati për një samit të stilit të Normandisë. Nga ana tjetër, nuk arrita të krijoj një format shtesë diskutimi evropiano-rus për një rend evropian të sigurisë krahas formatit të Normandisë”, shtoi Merkel në një intervistë për rrjetin editorial të Gjermanisë (RND).

Ajo nuk përjashtoi mundësinë për të ndërmjetësuar në konflikt në një datë të mëvonshme. Kur u pyet nëse do të ishte në dispozicion, ajo u përgjigj: “Kjo pyetje nuk po bëhet aktualisht”.

Merkel pranoi edhe pafuqinë e saj në fund të mandatit të saj.

“Ishte e qartë se nuk do të isha në detyrë shumë më gjatë, dhe kështu më duhet thjesht të deklaroj se përpjekjet e ndryshme në vitin e kaluar nuk kanë pasur asnjë efekt”, nënvizoi ish-kancelarja.

Përsa i përket sistemit të sigurisë evropiane, Lufta e Ftohtë nuk është kapërcyer, theksoi ajo.

Duhet ta marrim seriozisht Putinin, paralajmëroi Merkel.

Sipas saj, sulmi i tij brutal është një pikë kthese në historinë evropiane të pasluftës që do të ketë pasoja për shumë vite në vijim.

Ajo mbështeti sakaq kursin e pasuesit të saj Olaf Scholz.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e drejtë që Perëndimi po punon për ekzistencën e Ukrainës pa u bërë pjesë e konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”, deklaroi në përmbyllje Angela Merkel.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  • Misteri i zhdukjes së inxhinierit shqiptar, pas sulmit me dron të anijes turke
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  • Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?