Gazetari dhe botuesi Mero Baze, i ftuar në Top News, ka zbuluar disa të dhëna interesante për vjehrrën e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Ai ka bërë publike disa informacione të marra nga një dosje e shërbimit inteligjent të shtetit në Shqipëri për veprimtarinë e saj si agjente e shërbimit inteligjent serb UDB.
Sipas Bazes, vjehrra e Berishës bënte takime të shpeshta në Ambasadën jugosllave në Tiranë dhe merrte edhe para nga konsulli jugosllav.
Ai ka shtuar se ajo është lejuar edhe të udhëtojë drejt Jugosllavisë në vitet ’80 duke qenë se thuhej se kishte një vëlla në Beograd.
Baze ka shtuar se ka informacione konkrete rreth kësaj çështje, si dhe dëshmitarët nuk mungojnë.
Këto informacione të ndjeshme Mero Baze tha se janë të shkëputura nga dosja e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit në Ambasadën jugosllave, duke shtuar se do të ishte e udhës që kjo dosje të hapej për publikun dhe të hetohej.
Embargo dhe nafta
Baze tha se thyerja e embargos me ish- Jugosllavinë dhe furnzimi me naftë i ushtrisë jugosllave nga Sali Berisha, ishte një hakmarrje e tij ndaj SHBA, kur ai kuptoi që SHBA po e izolonte për shkak të problemeve që po prodhonte në Shqipëri me standardin e demokracisë, arrestimet politike, luftën ndaj drejtësisë dhe më vonë shkatërrimin e zgjedhjeve të 26 Majit.
Salli Berisha në këndvështrimin e tij mendonte se meqë SHBA synonte të ishte aktori kryesor botëror, që donte të mbyllte konfliktin në ish- Jugosllavi kundër Serbisë duke u investuar tek Marrëveshja e Dejtonit, mund të intimidohej duke sabotuar aksionin e saj politik.
Ishte ky motivi që Sali Berisha i hapi kufirin verior Slobodan Miloshevicit duke e furnizuar me naftë si një hakmarrje e fshehtë ndaj izolimit që SHBA po i bënte”, tha gazetari dhe botuesi Mero Baze në emision Ora Zero.
“Oferta e Berishës për Kosovën ishte nën stekën e presionit ndërkombëtar. Qysh kur nisi kriza me SHBA ai e përdorte Kartën e Kosovës për të te negociuar fatin e tij, për ta toelruar për të bërë një pazar me ta. Takimi me presidentin Klinton tani që janë desekretuara e tregon qart se si ai thotë ata boll e kanë një autonomi dhe nëse kërkojnë më shumë është teprim.
I vetmi moment privat i tij kur ai është shprehur për këtë gjë, është një moment që e kam shkruar dhe tek libri im për ngjarjet e vitit 1997, kur ia i nervozuar me ndikimin e lobit grek në SHBA dhe qëndrimin armiqësor të Athinës. Ishte një bisedë private në zyrën e tij, i shpëtoi në një farë mënyre i foli inkoshienca: “Ca duan këta grekët tha nuk e kuptoj. Nuk e kuptojnë këta që ne gjithë jetën i kemi pas raportet me Beogradin, është herë e parë që Shqipëria apo përpiqet të lidhet me këta. Po ne një telefon e kemi Beogradin.”
–Si një telefon me kë do flasësh në Beograd?
-Jo nuk e kam për rastin por ne me Beogradin i kemi pas raportet jo me Athinën në histori.”
Më poshtë Baze tha se ajo që unë besoj pse Berisha u tregua aq i hapur dhe i gatshëm ti vinte shkelmin kufirit me Jugosllavinë e ta furnizonte me naftë Miloshevicin, me kompaninë zyrtare te PD, dhe pse e mbronte me aq fuqi shkeljen e embargos …
-…Cfarë, ishte Berisha i shantazhuar nga Beogradi?
-Jo. Ai donte ti tregonte SHBA se ju po më luftoni dhe unë po marrë anën e armikut tuaj. Ju ma bëni me grekët unë lidhem me serbët. Ju po më bëni presion me greket unë kam serbët. Po të dëgjosh deklaratat e Berishës në atë kohë ka nja pes pista pse ka lejuar embargon me Jugosllavinë. Kjo është arsyeja pse ai nuk bën dot kurrë një libër për veten e vet.
Zhdukja e Remziut, pjesë e dosjes “non grata”
Gazetari shprehet se pjesë e dosjes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania dhe Madhe është edhe zhdukja e Remzi Hoxhës.
Ai deklaroi se një ish-agjent i kohës, Ilir Kumbaro, ka dëshmuar për veprimtarinë e Shërbimit gjatë kohës që kontrollohej nga ish-Presidenti Sali Berisha.
Gazetari: Nga informacionet që ke, a ka mundësi që në dosjen e Londrës kundër Berishës të ekzistojë edhe dëshmia e Kumbaros për zhdukjen e Remzi Hoxhës?
Baze: Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.
Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës. Është e sigurtë që çështja e Remzi Hoxhës është në dosjen e non gratës së Sali Berishës.
Mendoj se edhe në dosjen e SHBA-së, rasti i Remzi Hoxhës është përsëri në i përfshirë në serinë e fakteve që dëshmojnë brutalitetin e shtetit, minimumin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Nqs keto qe thote ky Permjero Baze do te ishin te verteta, atehere si u dergua Sali Berisha si mjek ne Paris me Hysni Kapon? Kush mbahej nen vezhgim nga Sigurimi nuk mund te trajtohej si u trajtua mjeku Sali Berisha.
Cudira systemi enverist nuk ka patur.edhe miza kur hynte ne Ambasade Jugosllave,protokollohej..
Ishim nje trume shokesh qe prisnim urbanin e turnit,,ndalon nje maune huaj,,Shoferi pyeti frengjisht sa km ishte Prrenjasi.
Me kembe e me duar me copa copa rusisht italisht,albanisht i treguam se Preenjasi mbante nje 80 km..Nuk kaloi nje minute,frenoi Fiati polak,,Doli kostumdoku gri:Cfare i the shoferit te Huaj,?.Po Prrenjasin i thashe,cfare i thashe.-Ee,ja dike gjuhen ti..!
Jo te hynte pa lejen e Enverit vjerra Saliut ne Ambasade Jugosllave,.Te shkonte edhe ne Jugosllaviii,,Te takonte edhe vellezerit kushurinjte serbe sigurimsa te UDB ne Beograd???????!!!!!!!!!!
Oj nene,oj nene! E dergonin keta ere!E dergonin vete.Ay vjerri Saliut ishte sekretar Partie ne IKF Vojo Kushi.E bija te drejte studimi per mjeksi,Dhendri sekretar partie,mjek ne Bllok,,Hynte dilte ne Paris sikur shkonte ne Laprake.
Ay sigurimi ruante ku vente ,ke takonte nusja Memet Shehut,jo nje serbe,ish punonjese e OZNA.Ka qene agjente e dyfishte.
Po si ndodhi qe pikerisht ky felliqsire,na hodhi balten e tij te felliqur te agjentit te sigurimit,duke na vervitur rrugacerine e burgjeve dhe te rrugeve?Mocionista,komunista,Ramiziste,,Jasht nga partia ime..?
Eshte zanat i vjeter ky.
Me te poshterit e spihunave,gjykatesce ,prokuroreve te pasluftes,,qe jepnin gjithmone denime me vdekje,,Kreminelet me te felliqur te birucave qe rrihnin e ngordhnin te pafajshmit,,ishin Ata qe i kishin sherbyer Fashizmit.
Demo,me duket se seshpejti kemi kongresin e PS ,ne mos gabohem.
Keshtu qe Edi Rama na duhet si I perndjekur nga Saliu dhe jeta e tij ka shpetuar per qime.
Asnje fjale per ekonomine nuk ke per te degjuar.Asnje te dhene nga IS nuk ke per te mare.Asnje fjale per Shpiragun.
Se shpejti do te degjosh vetem arritje ku kryefjale eshte numri I turisteve.
Mero, informohu mire! Vjerra fillimisht ishte agjente e UDB-se kur vjerri studionte ne Beograd dhe u ngjit atij kur erdhen ne Shqipëri. Kur u prishen marredheniet me Jugosllavine ndejti e fjetur derisa Sigurimi i Shtetit e aktivizoj perseri duke e bere Agjente te dyfishte. Nje nga arsyet Doktori nuk u be pjese e stafit mjekesor te Hoxhes ishte pikerisht Vjerra agjente e dyfishte.
Demo ka transmetuar Kongresin e PS kur PS kishte Intelektuale,jo vrroma Bih brotheri.Kam pire kafe me Fatos Nanon,Spartak Pocin,Vali Leskaj,Ylli Bufi,Arta Dade,,Kapacitete profesioniste,me kulture qytetare,,
Kush e llogariste kete Kocin e teto Ollges atehere!
Gabimi historik qe bejne Intelektualet e shkolluar,,eshte pikerisht Toleranca..Toleranca i merr ne qafe,merr ne qafe edhe popullin. Fisniku merzitet maje kalit dhe ja le vendin harbutit.
Katundari dhe Harbuti vetem plumbi i rrezon nga kali-e ka thene nje qe ja harrova emrin.
Sali Berisha Agjentur e fjetur . Ku u gjte te marre per grua nje mbes serbe.?
Agjentura serbe ka hyre atje ku nuk ta merre medja. Enver Hoxha kishte humbur vigjilencen , ose e mashtuan !
Mero leri keto filma bardh e zi me heronje te heshtur. Thjesht ben diversion, u heq mendjen njerzve nga ajo puseta qe hapi ai RAI3, qe po qelb dynjane. Mos u mundo ta parfumosesh.
Sa per saktesi, ne pontilin e Vlores operonin dy kompani njera quhej me dukek progresi e tjetra rrufeja. Kane kaluar shume kohe dhe ndoshta nuk i mbaj mend mire emrat. Mi ndane dote kush e kishte PD-ja dhe kush PS-ja.
Sulmi ndaj Rames behet per te balancuar krimet e Saliut! Shikoni Rithemelimin por edhe lulzimet! S’ka as culture jane dinake dhe kriminele!
Sa here ka skandale Qeveria…..del ne skene Mero per te 1 milionten here.
Nafta ,Remzi Hoxha dhe vjehrra e Sales…..eshte kaq idiotesi per 33 vjet te thuash te njejten idiotesi ,por kur je zagar qeverie dhe pushteti ,e lehura eshte e vetmja gje qe di te besh.
Tani e ka rradhen Bedriu ,Viktori dhe Arben Duka….ham ,ham ,ham ,ham.
Enveri zbuloi agjentet e kamufluar ,Mehmet e Kadri….jo vjehrren e Sales qe e shtypte sikur femijet milingonat.
Demo ka pire kafe me Fatos Nanon, me Leninin, me Buharinin, me Trockin, me Kamenievin, me Zinovievin, me Luigj Gurakuqin, me Fan Nolin, me Princ Vidin, me Çim Pekën, me Ho Shi Minin, me Pitkinin, me Mister Binin, me Nastradinin, me Pushkinin, me Kosiginin etj.
Po rri o Demo mos gënje, se ti vetëm një herë e ke parë Fatos Nanon që po pinte xhin me Kaso Kosën në një lokal andej nga ish-blloku, dhe e pe nga xhamat e lokalit kur po ecje rrugës.
Pastaj u fute brenda në lokal e I the kamarierit: Bëji Fatos Nanos një dopio xhin nga unë, se kam respekt është politikani më shkërdhatë që kam parë që nga koha e Ahmet Zogut, por kamarieri nuk pranoi ta qerasje Fatosin e të tha: Jo jo, se ka pirë dy shishe e gjysëm deri tani dhe ka bërë shurrën në kolltuk. Po t’I jap dhe dopion tënde do na dhjesë! Edhe ike ti duke e përshëndetur me dorë Fatos Nanon, por Fatosi se kishte mendjen se po ndizte puron.
Z.Mero:
Vazhdoje kete investigim dhe na informo se kush e ka cuar kete zonje me sherbim ne Jugosllavi.
Me krijojet pershtypja se AJO ka qene agjente e sigurimit te shtetit e dreguar atje me nje mision
politik, apo, …….
Sali Ramë Berisha SRB ka një grua Serbe, që emin e vërtetë e ka Slloboanka, Lirie është perkthim ne shqip. Sali Berisha nuk pranonte pavarësi për Kosovën, Sali Berisha, vrau dhe burgosi themeluesit dhe çlirimtarët e Kosovës. Ai vrau Remzi Hoxhën, Ali ukën, arrestoi e burgosi vet Adem Jasharin, Hashim Thaçin etj. .
OK,M.BAZE:
-Vjerra e S.Berishës quhej MILICA,KOLONELE E UZNO(SOT UDB).
-LIRIA..më parë e kishte emrin SLLOBODANKA..
-S.Berisha ka lindur në 1.07.44,por e ka ndryshuar në 15.10.44 në afërsi të IDHULLIT TË TIJ E.HOXHA.
-U mundua shumë të ishte mjek i E.Hoxhës,por nuk e pranoi NEXHMIJA..pasi kishte një kleçkë në biografi që në 1967..”Penicilina.”!
-Në 1968 Sb u pranua A/PPSH.
-Dhe dosja e Sb u kalua në M.Brëndëshme të cilën(Ushtrinë)e mbulonte H.Kapo..dhe Sb u mjek i tij,ku i shkoi edhe në Francë për “kurim”.
-Në Francë(thot Saliu) më takuan 3 agjent Jugosllav që kërkonin takim me H.Kapon..dhe duhet pranuar 100 % se Sb nuk gënjen për të treguar të vërtetat e tij..kur thot..midis të VËRTETËS & NËNËS-ZGJEDH TË VËRTETËN..!
-Ania e Sb ka marr UJI me kohë..por të shohim kur do të mbyret me gjith b..lëpirsit e tij malokar banda të armatosura që nga 1992 me 100 xhpeBlut e A.Hajdarit e më pas të drejtuara nga Tropojani A.K ..tmerr,Kobure nr.1 i Sb..!
Konkluzioni eshte se Mender u dhie nusja n`kalt.
Sic thote edhe Fjala me vend,qe ku gjen vend,fend:
RAI3 ja bori n`to Atij Mitingut te Milanos.
Shihemi ne Londer!
Po çfarë spiune e UDB-së paska qenë vjehrra e S.B more aman !!!
Po kush I ha këto dokrra !!!
Po vetë jugosllavët merrnin çfarë të donin këtu te ne dokumenta e çdo gjë, sa pa u prishur marrëdhëniet me ta.
Ambasada jugosllave ishte e rrethuar ditë-natë me spiuna e përgjuesa deri në fund të diktaturës.
Berisha ka kusure të tjera, por jo këto shpifje idiote.
E paska patur emrin Sllobodanka, thotë një gomar më lart. E çfarë pastas? Unë që e kam Branko qenkam patjetër spiun Serb? Po nipi I Demos që e ka emrin Brajan, është spiun englez meqë ka emër englez ? Po ç’janë këto budalliqe që nuk I ha as pula, edhe po tja përzjesh me kokrra misri.
MeroBazeria e Pushtetit Rames si Nastradini dikur qe kur zihej ngushte hapte e korigjonte qitapet e vjeter.
Si flasin keto njerz pa fakte or dokumenta
Ky gazetar eshte duhej te investigonte dhe ti nxirte me foto. Ky duhej te gjobitet, dhe te denohej me burg
Idiot.
Mero bazë në radhë të parë të vij turp që gënjen dhe shpifjen kaq rëndë je bërë si ajo parja kuqe që nuk lë televizion pa dalë dhe pa sharë të tjerët që të shpëtuan nga bandat e 97 turpe edhe njeher
RROFTË MERRO BAZE
RROFTË LULI
7×7=42
Gjithmone e kam besuar kete Bazen…qe kur ja botonte e ster-botonte ate Kartelen e Psikopatise se Rames!
Pyetje kot:C’fare moshe kishte vjehera ne ato vite?
Genenet e sllaveve japin femra derdenga ,sexi. Gregor Melehovi keshtu na thote.
Ethem Lalaj,.
Besoj se behet fjale kur zotrote ke qene ne shqiperi.
Po e shoh qe I di shume te dhena.
Jam kurioz te di a e ke takuar kete vjeher?
Mos fole brockulla ,apo e ke nga qe te injoroi ju si debil qe je ?
Tani pas gjithe ketyre te vertetave dhe mendimeve ,zj.dita si e parashikon te ardhmen e femijve te tu,niper e mbesa?
Ne se ata deshiron t’i shpiesh ne fer edhe te mijte pas tyre le te shkojne.
Per ¿?
Si e kam kuptuar une:
1- Enver Hoxha u vu ne krye te PKSH nga agjentura Jugosllave.
2- Ramiz Alia u vu ne krye te PPSH nga agjenti i Jugosllavise Enver Hoxha, mbasi masakroi te gjithe kamdidatet e tjere qe do ta konkuronin.
3- Sali Berisha u vu ne krye te PD nga agjenti i Serbise Ramiz Alia.
4- Agjenti i UDB-se SB vazhdon misionin qe i kane dhene.
Turp i shekujve per ata trushkulur qe i shkojne mbrapa.
Mjaft me keto lojra Agjenturash per te fshehur nje fakt – Edi Rama i pari kryeminister qe i shkoi ne dere Beogradit pas 70 vitesh –
Po c’agjente i duhen asaj UDB kur ka ne Tirane Edi Ramen kryeministrin me te mire per te qe nga koha Pashiqit 1913
(kur e sheh kete edhe gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung)