Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merret vendimi, bonusi i dytë për të moshuarit shpërndahet nga 1 marsi. Kategoritë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Merret vendimi, bonusi i dytë për të moshuarit shpërndahet nga 1 marsi. Kategoritë
EkonomiLajmi i fundit

Merret vendimi, bonusi i dytë për të moshuarit shpërndahet nga 1 marsi. Kategoritë

Published: February 20, 2025
Shpërndaje

Nuk ka më dyshime. Duke nisur nga data 1 mars e në vijim, të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e dytë, bonusin e pranverës bashkë me vlerën mujore të pensionit.

Kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin e mirë bashkë me vendimin e miratuar që në muajin janar, duke shuar kështu edhe zërat për një kthim mbrapsht të vendimit shpërblyes për pensionistët.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët”, deklaroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Kryeministri reagoi mbi lajmet për bonusin të ditëve të fundit, teksa i cilësoi këto qëndrime “lojë me nervat e pensionistëve”.

“Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, theksoi ai më tej. Ndonëse ishte parashikuar të jepej që në muajin shkurt, përmes deklaratave të kreut të qeverisë dhe ministrit të Ekonomisë, për shkaqe procedurale të brendshme, ky shpërblim u shty për në muajin mars.

Këshilli i Ministrave rezulton të ketë miratuar më 9 janar bonusin e pranverës për 730 430 pensionistë. Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë.

Pagesat e mbështetjes financiare, nënvizohet në vendim, do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin mars dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat nuk kryhen brenda muajit mars, ato do të paguhen deri më 30 shtator të këtij viti, por jo më vonë.

“Pagesat e patërhequra parashkruhen pas datës 30.09.2030”, sqarohet në vendim, çka presupozon që pagesa duhet tërhequr brenda kësaj date. Ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar, duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 10,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

Pensionet që përfitojnë bonus

  • Pensionet e pleqërisë
  • Pensionet e kooperativave
  • Pensionet sociale
  • Pensionet e invalidëve të luftës
  • Pensionet e caktuara me dekret
  • Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore
  • Pensione suplementare
  • Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën
  • Pensionet e oficerëve
  • Pensionet e minatorëve
  • Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë
  • Pensionet e ushtarakëve
  • Pensionet e akademikëve
  • Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese
  • Pensionet e invalidëve
  • Pensione të veçanta
  • Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    February 20, 2025 at 8:27 am

    Po c’fare “Bonusi pranvere” thoni kot me kot pas atij rrenacak kryeminister!
    Bini ore drejt – Qoke elektorale, per ata te varferuar pensioniste qe gjysmen e atij pensioni e harxhojne per ilacet qe jane hequr nga rimbursimet.
    Kur ka dhene “Bonus pranvere” ky rrenacak keto 12 vite ne pushtet? Apo e harruat ate premtimin e tij (Rrenen e tij) per SHENDETESI FALAS qe e hodhi para tere shqiptareve ne 2013 kur mori pushtet e tani pas 12 vitesh thote se e ka realizuar (!)

    Reply
  • Pensionisti says:
    February 20, 2025 at 9:50 am

    Ec e beso!?Na premtoi ne prille 2024 bonus,nuk na e dha!?Na premtoi bonus ne shkurt 3025 ,nuk na e dha!)Kush pensionist e beson se edhe kete sira do na jape Ndoc Rrokun!?

    Reply
  • Edi says:
    February 20, 2025 at 10:52 am

    Nje rast i mire qe qytetaret te shohin e njohin tere parazitet e punesuar tek Bashkia Tirane per te vjedhur e spiunuar.

    Reply
  • Arbëror Epiroti says:
    February 20, 2025 at 11:43 am

    Më duket se ju ka ngelur ora 12. Keni një vit jo do rritet, jo do jepen bonuse e ku di unë. Mjaft, lëreni këtë punë. Informoni vetëm kur miratohen vendimet nga qeveria. Se sa për ne, nuk ndikoni për asgjë. Kalofshi mirë.

    Reply
  • Tellalli says:
    February 20, 2025 at 1:08 pm

    Ti pensionist poqese nuk e beson mos shko t’a marësh .

    Reply
  • demo says:
    February 20, 2025 at 1:38 pm

    Rrime shtrember,flasim drejt.Bonusin e dhjetorit e mora bashke me pensionin,Uroj qe edhe bonusin e Marsit ta marrim.
    Verejtja qe kam une ka qene shtimi i numrave fiktive ne skemen e Pensioneve.Emigrante qe kthehen pas 30 vjetesh,ane paguar atje ku kane punuar(ta gezojne),Marrin edhe dy pensione,nje ne Greqi,itali etj dhe nje qe ja akordon tani qeverria ne Shqipri.Ku jane kontributet e ketij personi ne Shqipri? E Dyta-Koprativistet e fshatit moren toka,bageti dhe truall falas ne qytet toke e Xanun.Shiten tokat,ndertuan Vilat dhe ti vete i shton keta ne skemen e pensionit,pa asnje vit kontribute sigurimesh?Aaaa te lutem shume!kam 47 vjet pune me Sikuracione te pagyara.Sali Berisha sot premtoi jo me pak se 200 euro pensionet e fshatit,.Jepja ti nga Pallatet e Klubit Partizani,dhe nga Piturat,qe i bleu Rezart Taci pikturistes Liri berisha!

    Reply
  • Dashi says:
    February 20, 2025 at 5:33 pm

    Shyqyr që fole një herë për mbarë o demo , pa copë të bëhet . Sidoqoftë kjo tregon , që je njeri që korruptohesh me 100 mijë lek të vjetra .

    Reply
  • Maria says:
    February 21, 2025 at 11:48 am

    Me nervat e pensionisteve luan qeveria ne fakt.tha ne shkurt e tani ndryshim…ne Mars…te shohim fundin.

    Reply
  • Rio says:
    February 22, 2025 at 9:43 am

    Po ç eshte ky qe del e bene njoftime? Pse dublon drejtuesit e institucioneve shteterore qe e kane per detyre si psh. ISSH, Ministri i Financave, apo mbaroi pune me naften e Shpiragut, aeroportin e Kukesit, mjekesine FALAS, dy satelitet, dy Tigrat e energjise ne Vlore, etj. Liste e gjate, fjale qe i merr era, tallje, tallje pa fund.

    Reply
  • Replikuesi says:
    February 22, 2025 at 2:52 pm

    E di ç’ke ti Rio ? Ha mut , ha .

    Reply
  • Arben says:
    February 26, 2025 at 1:10 pm

    CFARE KOMENTUESISH PA INTELEKT NE VEND TE FLND QE TE PAKTEN PO U JEP CFARE U PREMTOJ PRISNI SALIUN TJUA FUSI PRAP

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?