Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mes shqetësimeve për sigurinë, Britania miraton ndërtimin e ambasadës më të madhe kineze në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mes shqetësimeve për sigurinë, Britania miraton ndërtimin e ambasadës më të madhe kineze në Evropë
AktualitetBote

Mes shqetësimeve për sigurinë, Britania miraton ndërtimin e ambasadës më të madhe kineze në Evropë

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Planet për ndërtimin e një ambasade gjigante kineze në Londër janë miratuar nga qeveria britanike, pas vitesh debatesh dhe shqetësimesh lidhur me rreziqet e mundshme për sigurinë.

Sekretari për Strehimin, Steve Reed, deklaroi se vendimi është tashmë përfundimtar, përveç rastit kur kundërshtohet me sukses në gjykatë.

Kina e bleu truallin ku parashikohet të ndërtohet ambasada e re, në Royal Mint Court, pranë Kullës së Londrës, për 255 milionë paund në vitin 2018.

- Publicitet -

Vendimi për miratimin e projektit ka qenë nën vëzhgim të rreptë për shkak të shqetësimeve mbi implikimet e sigurisë, që lidhen me vendndodhjen, madhësinë dhe dizajnin e kompleksit. Me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, objekti do të ishte ambasada më e madhe në Evropë nëse ndërtohet.

Vendndodhja e truallit është pranë kabllove me fibra optike që transmetojnë komunikime drejt dhe nga institucionet financiare të Londrës.

Janë ngritur shqetësime se operativë kinezë mund të shfrytëzojnë këtë afërsi për të përgjuar komunikimet.

Pyetje të tjera mbi natyrën e kërcënimit që paraqet Pekini u ngritën edhe vitin e kaluar, pas rrëzimit të çështjes gjyqësore ndaj dy personave të akuzuar për spiunazh në favor të Kinës.

ambasada kineze ne londer (2)

Raporti i inspektorit të planifikimit urban, i publikuar sot, thekson dy herë se vendimet për ambasadat duhet të jenë “neutrale ndaj shteteve”.

“Nuk është e mundur të diskriminohet një përdorim mbi bazën e përdoruesit të parashikuar”, thuhet në raport, duke paralajmëruar se përndryshe do të krijohej një situatë e papranueshme ku ambasada e një shteti do të lejohej, ndërsa ajo e një shteti tjetër do të refuzohej.

Më tej, raporti nënvizon se çdo kundërshtim etik apo i ngjashëm ndaj ndërtimit të një ambasade për një vend të caktuar nuk mund të konsiderohet si kriter i vlefshëm në procesin e planifikimit.

“Nuk do të ishte e ligjshme të refuzohej leja thjesht sepse bëhet fjalë për një ambasadë kineze. E njëjta gjë do të vlente për çdo vend tjetër që kërkon të ndërtojë ambasadë përmes sistemit të planifikimit urban”, thuhet në raport.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?