Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mes tyre një studente shqiptare, hetimi tronditës i NYT: Paguan për “përvojë kulturore” në SHBA, përfunduan te derrat dhe gropat septike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mes tyre një studente shqiptare, hetimi tronditës i NYT: Paguan për “përvojë kulturore” në SHBA, përfunduan te derrat dhe gropat septike
BoteInvestigim

Mes tyre një studente shqiptare, hetimi tronditës i NYT: Paguan për “përvojë kulturore” në SHBA, përfunduan te derrat dhe gropat septike

Published: December 26, 2025
Shpërndaje

Një studente shqiptare, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

- Publicitet -

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizatat sponsorizuese, në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e programit mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë.

Pjesëmarrësit janë dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordit të sponsorave.

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tyre, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”.

Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për ato që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • K R says:
    December 26, 2025 at 9:01 am

    Kesaj i thonë të blesh hallin me para.

    Rini o njerëz në shtëpitë tuaja

    Po nuk keni të hani, më mirë bukë e kripë se tju shurrojn në stalla derrash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?