Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mesatarja që duhet për të konkurruar në çdo universitet të vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mesatarja që duhet për të konkurruar në çdo universitet të vendit
AktualitetLajmi i fundit

Mesatarja që duhet për të konkurruar në çdo universitet të vendit

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja zyrtare e konkurrimit për të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që do të garojnë gjatë këtij viti për t’u pranuar në universitete, qofshin këto publike apo private, autoritetet e arsimit kanë rikonfirmuar kushtet e konkurrimit.

Aplikimet në portalin online për plotësimin e Formularit A2 me dhjetë preferencat për vijimin e studimeve do të lejohen vetëm për kandidatët që kanë shlyer në kohë pagesën prej 2,000 lekësh të aplikimit, si dhe që plotësojnë kushtin për mesataren minimale të konkurrimit që është miratuar nga qeveria për çdo program studimi

Për të qenë pjesë e garës për kuotat e reja të pranimeve të miratuara për çdo program studimi të universiteteve publike dhe private në vend, kriteri kryesor që duhet të përmbushë çdo maturant apo kandidat tjetër, është mesatarja minimale e studimeve të shkollës së mesme, kufiri i të cilës është miratuar tashmë nga Këshilli I Ministrave me një vendim të posaçëm.

- Publicitet -

Sipas kushteve të përcaktuara, në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, do të mund të konkurrojnë vetëm maturantët dhe kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.

Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurrojnë kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7. Po ashtu, edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të gjimnazit jo më të ulët se sa nota 7.5. Me ndryshimet e bëra gjatë këtij viti sa i takon konkurrimit në këto degë, qeveria ka vendosur se kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5, mund të aplikojnë edhe në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në fakultetet ku ofrohen edhe programet e mësuesisë, por këta kandidatë do të pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk i lejon ata të ndjekin më pas programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë.

Edhe Universiteti i Mjekësisë ka vendosur në lidhje me kriterin e mesatares që duhet për të konkuruar në degët e këtij profili. Konkretisht, për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatologjia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart. Autoritetet e arsimit saktësojnë se do të përjashtohen nga detyrimi për plotësimin e kriterit të mesatares minimale të konkurrimit të gjithë kandidatët që do të garojnë për të vijuar studimet në degët profesionale 2-vjeçare.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet  e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.

Për të mos rrezikuar hyrjen në garë për studimet e larta sipas numrit të kuotave të miratuara për çdo program studimi, maturantët që plotësojnë kriterin e mesatares së konkurrimit për të qenë pjesë e raundit të parë duhet që deri në datën 28 korrik të shkarkojnë nga portali www.ualbania.al , faturën e aplikimit dhe ta shlyejnë atë në një nga bankat e nivelit të dytë, ose pikat e Postës Shqiptare. Pas kryerjes së kësaj procedure në datën 29 korrik deri në datën  3 gusht, këta kandidatë mund të listojnë edhe 10 preferencat me të cilat do të garojnë për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të ciklit të parë “Bachelor” në një nga institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat që janë të licencuar dhe akredituar nga strukturat përgjegjëse të arsimit.

Referuar kushteve të përcaktuara në Ligjin e arsimit të lartë, programet e ciklit të parë të studimit, referuar organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

somarjo:

Për të hyrë në garë për vijimin e studimeve të larta në të gjitha universitetet qofshin këto publike apo private në vend, kriteri bazë që duhet të përmbushë secili maturant, apo kandidat tjetër që përfshihet në garë, është mesatarja minimale e gjimnazit që pritet të miratohet nga qeveria. Përjashtim nga kriteri i mesatares minimale përbëjnë vetëm rastet në të cilat maturantët do të aplikojnë për të vijuar studimet në degët 2-vjeçare profesionale. Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2022–2023

  • Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me note mesatare 6.5.
  • Në programet e studimit të gjuhëve të huaja, minimalisht me notë mesatare 7. Degët i gjeni të detajuara në tabelat në vijim të shkrimit.
  • Në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë duhet të keni mesatare minimale për konkurim në notën mesatare 7.5 dhe më lart.
  • Kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5 (gjashtë pikë pesë), mund të aplikojnë edhe në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë, por këta kandidatë pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk i lejon të ndjekin më pas programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë.
  • Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

 

Procedura e aplikimit për universitetin, hapat që duhet të ndjekin maturantët:

  • Fillimisht duhet të hyni në portalin U-albania në adresën www.ualbania.al
  • Logohoheni me ID mature dhe ID kartë.
  • Shkarkoni faturën nga U-Albania.
  • Kryeni pagesën prej 2,000 lekësh në Postën Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë.
  • Ruani kodin që do të merrni nga shlyerja e kësaj tarife.
  • Mandatin e pagesës dorëzojeni në shkollë për të bërë konfirmimin e pagesës.
  • Vetëm pasi të dorëzoni faturën e pagesës në shkollë, keni akses për të aplikuar për degët e arsimit të lartë, duke zgjedhur deri në 10 preferenca studimi gjatë plotësimit të formularit A2.
  • Datat për kryerjen e pagesës vijojnë deri në 28 Korrik 2022, ndërsa plotësimi i formularit do të bëhet në datat 29 korrik-3 gusht.

 

MESATARJA E KONKURRIMIT QË DUHET PËR DEGËT E GJUHËVE TË HUAJA:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 23, 2022 at 1:27 pm

    Dhe mos mbani maskat!

    Reply
  • Ersa says:
    July 30, 2024 at 2:06 pm

    Per cdo program qe mund te zgjedhe duhet te zgjedhesh nje universistet te njejte

    Reply
  • Edi says:
    July 30, 2024 at 3:13 pm

    Mos e mbaj ti
    Ne nuk duam te semuremi
    Luan me bythen e tjetrit ti ?

    Reply
  • Edi says:
    July 30, 2024 at 3:35 pm

    Hale rrufeja tek ty nuk bie

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2024 at 4:04 pm

    Ja,kshu ju pafsha!Ate qe s`e ben robi,e ben zoti.a vuri flaken shyzlongjeve me cadra,.Une dua te shoh ne zjarr edhe hoteet motelet dhe Resortet prestigjioze Strategjike me jithe strateget mundesisht.
    Paskemi qene te pasur para 90 dhe s`e paskemi ditur..Katundare jo,shaslongje jo,Hepjeke jo,skafe,motorra,jo,Uji kristal,,rera e pashkelur,,E gjithe Bota bregdetit ishte per ne.
    Zbriti Demokracia malokut,vuri gardhin Detit.Zuu 3 dynymshin.
    Aman ere Ditaaa!Shko filmo prape,,se me shtohet Ymri.

    Reply
  • mali says:
    July 30, 2024 at 4:56 pm

    Demo e ke gabim .Edhe ai resorti eshte pasuri.Nuk e ke ti e ka shqiptari tjeter..
    Xhelozia nuk eshte e mire.
    Keto jane mentalitete qe ushqejne nje psikoze te semure : Shqiperia ,nuk behet.
    Saliu dhe Rama kane bere baterdine me pronat me ligjet anti kushtetuese te botes demokratike.
    E kam thene qe kushdo qe mer pushtetin I duhet 30 vjet te sjelle ne normalitet shqiperine qe te hyje ne UE.

    Reply
  • mali says:
    July 30, 2024 at 5:44 pm

    Asnje nuk ka mire kur digjet vendi tend sepse neser demi eshte ne kurizin e shqiptareve ,qofte prone private.
    Inshurancat e sigurimeve paguajne demin nga zjarri vetem ne kontaktet brenda godines.
    Ne keto situate shteti fut doren ne xhep.

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2024 at 7:34 pm

    Mali,.Ata qe kane pushtuar bregdetin dhe gjithe tokat dhe trojet,,nuk e kane lexuar edukaten tende kristiane.
    Edhe Ilir Metaj si prift dukej para ca kohesh kur ishte ne mae te presidiumit,,nje dore ne pilaf,nje ne kabuni..Por kur e lane pa tepsi eshte bere si i terbuar.

    Reply
  • mali says:
    July 30, 2024 at 8:07 pm

    Mire o demo.Keshtu eshte jeta ,jo si e do ti.Nuk ka edukate kristiane por sipas teje duhet pushtuesit t’i pergjigjemi me arme?Pushtuesi eshte shqiptar dhe ti je shqiptar .Pra kallazhi I zgjidh punet.
    Eshte llogjika perpara kallazhit,ndryshe nuk ke dallim nga vrasjet ordinere qe po mbytin shqiperine.

    Reply
  • demo says:
    July 30, 2024 at 9:43 pm

    Njerezit me te pa moralshem jane ata qe shesin moral-Artur Shopenhauer.

    Reply
  • mali says:
    July 30, 2024 at 11:13 pm

    E drejte demo.Ne shesim moral dhe Rama me kompani mbushin bankat.
    Ti demo ku hyn ne ate qe shesin moral apo flet kot pa asnje moral.

    Reply
  • Luljeta says:
    May 25, 2025 at 7:13 pm

    Pershendetje nese kam mesataren e gjimnazit 8.2 dhe mesataren e provimeve te matures 6 a mund te vazhdoj per degen mesuesi histori gjeografi pra kush ka me shum rendesi mesatarja e gjimnazit apo ajo e provimeve te mesataren perfundimtare?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?