Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mesnata, afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ: PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për 11 majin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mesnata, afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ: PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për 11 majin
Lajmi i funditPolitike

Mesnata, afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ: PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për 11 majin

Published: March 12, 2025
Shpërndaje

Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.

- Publicitet -

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni me 26 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës. Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata. Në zgjedhje garojnë edhe dy koalicione të tjera, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit dhe “Djathtas për zhvillim” e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?