Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KATAR 2022: Messi ngre në qiell Kupën e Botës, finalja e çmendur mbyllet 3 – 3, ‘qyli’ francez ndalet te penalltitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > KATAR 2022: Messi ngre në qiell Kupën e Botës, finalja e çmendur mbyllet 3 – 3, ‘qyli’ francez ndalet te penalltitë
KryesoreSport

KATAR 2022: Messi ngre në qiell Kupën e Botës, finalja e çmendur mbyllet 3 – 3, ‘qyli’ francez ndalet te penalltitë

Published: December 18, 2022
Shpërndaje

 

Argjentina është fituese e Kupës së Botës në Katar. Ajo ka mposhtur një Francë, e cila nuk ekzistonte deri në minutën e 80.

Deri në këtë minutë, Argjentina udhëhiqte me gjithçka dhe me rezultat 2 me 0. Më pas, erdhi një penallti e shkaktuar nga mbrojtja argjentinase, në një aksion nga të paktët e francezëve.

- Publicitet -

Dhe gjithcka ndryshoi.

Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë finale, duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Ata ishin të rrezikshëm duke kërcënuar disa herë portën e Loris, por pa shënuar deri në minutën 21.

Në këtë minutë Di Maria fiton një penallti të shkaktuar nga Dembele dhe Leo Messi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të.

Argjentina nuk e la me kaq, pasi një aksion (ndoshta më i bukuri i këtij Botërori) i ndërtuar mjeshtërisht nga Messi përfundon në këmbët e Mac Allister, ku ky i fundit lë një top të bukur për Di Maria i cili në minutën e 36-të dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

Vijuan rastet në fillim të pjesës së dytë nga ana e Argjentinës, Franca dukej e dorëzuar deri në minutën e 80-të, kur ata fitojnë një penallti dhe Mbappe shënon golin e rezultatit 2-1.

Pa mbaruar festa e golit të parë, Mbappe shënon një gol fantastik në minutën e 81-të duke barazuar shifrat. Dy gola në dy minuta.

Argjentina luajti 80 minuta, Franca vetëm dy, por futbolli ky është. Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 2-2.

Pjesa e parë e shtesave dominohet sërish nga Argjentina. Lautaro Martinez humbi dy raste të mira përballë Loris.

Pjesa e dytë e shtesave nisi sërish në favor të Argjentinës. Lautaro godet fortë topin drejt Loris, pritja e portierit francez kthehet te Messi dhe ylli argjentinas dërgon rezultatin në 3-2.

Në minutat e fundit të kohës së shtesave, Franca merr sërish një tjetër penallti dhe Mbappe shënon.

Shtesat mbyllen me rezultatin 3-3.

Në goditjen e penalltive, Argjentina ka mundur të fitojë dhe Messi ngre në qiell Kupën e Botës.

118′ 3 – 3 Kylian Mbappé

108′ 3 – 2 Lionel Messi

81′ 2 – 2 Kylian Mbappé Assist: M. Thuram

80′ 2 – 1 Kylian Mbappé

36′ 2 – 0 Ángel Di María Assist: A. Mac Allister

23′ 1 – 0 Lionel Messi

 

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • . says:
    December 18, 2022 at 6:28 pm

    Dhe komentuesi spata te ky artikulli e dinte qe do kishte penallti qe perpara lojes:

    https://gazetadita.al/boterori-2022-sot-finalja-e-madhe-mes-argjentines-dhe-frances/

    Reply
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:29 pm

    Me ne fund Maradona do pushoje I qete atje lart. Pa bekimin e tij Argjentina sot nuk do e fitonte titullin.

    Reply
  • Bast i fituar. says:
    December 18, 2022 at 9:18 pm

    Argjentina u tregoi vendin jevgjve te Frances te cilet nuk dine te kendojn as hymnin e Marsejeses.
    Lionel Messi u ngjit ne maen e Olipmit duke zene vendin e Zeusit per futbollin.

    Reply
  • X bet. says:
    December 18, 2022 at 10:48 pm

    Argjentina Vs Republique de Congo😀🦍.Ronaldo fitoi Evropianin ndersa Messi Boterorin.Megjithese Argjentina fitoi Maradona ka thene nje shprehje te bukur kur ishte trainer I Argjentines:Nese doni te shikoni futboll te vertete hiqni kompanite e basteve.Ky ishte kampionati me I bukur I bllofeve.

    Reply
  • Ka Cecua bicak says:
    December 19, 2022 at 2:47 am

    Or “Budalla” cfare prisnit te fitonin jevgjit e Frances qe dukej si ekip afrikan qe ka blere 3-4 te bardhe.
    Kemi te bejme me Messin qe te thy ne mes, nuk eshte Kristaqi i Portugalise.
    Me kete kupe te Botes, Messi-a hypi ne majen e malit Olimp duke zene vendin e Zeusit per futbollin.

    Reply
  • LEON says:
    December 19, 2022 at 4:33 am

    Sikur Senegali te perfaqesohej nga 11 evropiane me pashaporte Senegali,,do vlonin protestat per te drejtat e njeriut te zi,Antirraciste,,sepse SKLLAVOPRONARET E BARDHE po ushtrojne Aparteidin ne Sport,duke perjashtuar banoret Afrikane nga Perfaqesimi i vendit te tyre.
    Parrullat:Poshte Skllaveria! Poshte Rracizmi i skllavopronareve Moderne!Poshte Aparteidi.Afrika e Afrikaneve etj etj. Do te pushtonin Tribunat.
    Nuk e di,qofsha gabim,por Miresia deri ne vetmohim,po e con Evropen drejt VETEVRASJES.
    Te perfaqesohet Franca me 11 Afrikane?

    Reply
  • Ardiani says:
    December 19, 2022 at 8:11 am

    Argjentina e meritoi Kupen e Botes ! Franca ??? Nuk kishte France ne finale, jo, vetem nje ekip te Negrizuar me stol rezervash te Negrizuar per te cilin benin tifo te Negrizuarit ne stadium me ne krye “Tifozin” Makron LGBT.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 8:34 am

    LEON, ti nuk di gje fare pse behen keto lojra me futbollistet afrikane nga Franca. Shiko ne televizionet shqiptare ca thote Alfred Cako per t’i kuptuar keto lojra.

    LEON, ti je demo.

    Reply
  • LEON says:
    December 19, 2022 at 10:13 am

    Kurse ti nuk je Alfred Cako,sepse truri i Alfred Cakos eshte i semure djathtas,kurse truri jot,majtas.
    Sido qe te jete pavioni 17 ju bashkon te dyve.

    Reply
  • Tifozi kuq e zi says:
    December 19, 2022 at 10:43 am

    Lujti 80 minuta argjentina se mori nje penallti inegzistente , argjentina xhdo ndeshje ne botror e ka filluar me 1me0 nga penalltit , plus per çudi lojtaret francez 3 dit para finales u helmuan nuk dihet me çfar dhe lojtaret ishin te lodhur nga kjo gje , kte e tregoj dhe mbrojtesi qe doli nga fusha pa shkak me te vjella , franca mas minutes 60 luajti me rezervat qe ishin me mir nga gjendja shendetsore , shkoi me prnallti , penalltia esht fat , plus qe lojtaret e formacionit ishin ne stol te ter , jasht forme , me von fo dali e verteta .

    Reply
  • altin says:
    December 19, 2022 at 1:59 pm

    Pa ulur vlerat e Mesit si lojtar, por ky kampionat Boteror ishte i paravendosur qe pa filluar. E njejta situat.si koncertet ne Albanistan, me fitues te paravendosur.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 19, 2022 at 2:39 pm

    @ LEON (domethene ti demo), Alfred Cako i thote te vertetat. Edhe une te vertetat i them. Ne qe themi te vertetat per eliten qe sundon boten pra Illuminatin nuk pyesim as per djathtas as per majtas. Vetem budallenjte merren me djathtas e majtas.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?