Personi i dyshuar për hapjen e zjarrit gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje është mësues dhe zhvillues videolojërash nga Kalifornia Jugore, sipas të dhënave publikuar nga CNN.
Cole Tomas Allen, 31 vjeç, i cili jeton në periferi të Los Angeles-it, në Torrance, është identifikuar nga forcat e rendit si personi i armatosur që u neutralizua pasi haoi ,jarr pranë vendit ku po zhvillohej darka ku ishin mbledhur Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë, thanë për CNN dy burime në dijeni të çështjes.
Një profil në LinkedIn që përputhet me emrin dhe foton e tij e përshkruan atë si mësues me kohë të pjesshme në C2 Education, një kompani që ofron përgatitje për teste dhe mësimdhënie private.
Sipas postimeve në rrjetet sociale të kompanisë, C2 e kishte shpallur Allen “mësuesin e muajit” në dhjetor 2024. Askush nuk iu përgjigj një numri telefoni të C2 të shtunën në mbrëmje.
Sipas profilit të tij në LinkedIn, Allen është diplomuar në California Institute of Technology në vitin 2017 me diplomë bachelor në inxhinieri mekanike dhe vitin e kaluar ka marrë një diplomë master në shkencat kompjuterike nga California State University–Dominguez Hills.





Ai u përfshi në një reportazh lokal në vitin 2017 për zhvillimin e një prototipi frenimi emergjent për karrocat me rrota.
Allen ka dhuruar 25 dollarë për fushatën presidenciale të Kamala Harris në tetor 2024, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Ai gjithashtu e përshkruan veten si zhvillues videolojërash në profilin e tij në LinkedIn dhe ka publikuar një lojë të quajtur “Bohrdom”, e cila shitet në platformën Steam për 1.99 dollarë.
Sipas të dhënave federale për markat tregtare, ai ka regjistruar markën e emrit të lojës në vitin 2018. Në LinkedIn, Allen shkruan se është “aktualisht duke zhvilluar një lojë të dytë, me emrin e përkohshëm ‘First Law’.”
Dita nga CNN

E kan fut çifutet për të vsazhdu luftën
Qenka me 7 diploma si specialistet e AKSHIT.
Idealet dhe parimet themelore te lirise ( Loraine shprehjes, se mediave, e besimit fetar etj) ne Amerike vleresohen dhe mbrohen shume ne Amerike ( sipas kushtetutes)dhe ne qofte se ndonje parim i lirise kercenohet njerezit ketu e marrin seriozisht. Prandaj historikisht ne amerike ndodhin keto lloj atentatesh ndaj figurave politike.
Pyetja ngrihet: perse populli shqiptar ne Shqiperi nuk ka nxjerre ndonje person nga gjiri i tij te ndermarre nje veprim te tille ndaj figurave politike te sotme ne Shqiperi. ( shqiptaret jane gati te ndermarrin nje veprim extrem si vrasje per per pronesi, gjakmarrje, ceshtje nderi dhe parash, por asnjehere per nje ceshtje me te larte/ rendesishme sic jane parimet e lirise dhe democracise. Kane 30 vjet qe lendojne, ankohen dhe durojne nje klase politike kaq te korruptuar qe nuk kane frike fare.
P.S. jam nje shqiptare si shumica qe nuk ka ate guxim te vecante te nderrmarri nje veprim kaq radikal, por e shtroj kete pyetje per te kuptuar arsyet pse ne shqiptaret durojme kaq shume dhe nuk jemi proaktive?