Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mësuesit ndihmës në shkolla: Urdhri i MAS me standardet profesionale që duhet të zotërojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mësuesit ndihmës në shkolla: Urdhri i MAS me standardet profesionale që duhet të zotërojnë
AktualitetShoqëri

Mësuesit ndihmës në shkolla: Urdhri i MAS me standardet profesionale që duhet të zotërojnë

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

 

Profili i mësuesit ndihmës është përcaktuar tashmë si një profesion i rregulluar, dhe gjithnjë e më shumë në shkollat shqiptare po punojnë mësuesit e licencuar, si mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Për këtë kategori punonjësish MAS ka miratuar urdhrin në të cilin përcakton standardet profesionale në të cilat do të drejtohet puna e këtyre arsimtarëve, kjo me qëllim që të synohet një arsim parauniversitar cilësor dhe gjithëpërfshirës që krijon kushte që nxënësit me aftësi të kufizuara të zhvillojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera, të përballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës, si dhe të kontribuojnë në ndërtimin e mirëqenies vetjake dhe të shoqërisë.

- Publicitet -

Sipas autoriteteve të MAS, atributet dhe rolet profesionale të mësuesve njihen dhe forcohen përmes kompetencave/standardeve profesionale që marrin parasysh kompleksitetin e praktikës së mësimdhënies, kulturës së shkollës si dhe proceset zhvillimore që karakterizojnë avancimin në profesion të mësuesve, nga një mësues i sapo diplomuar te një profesionist shumë i aftë.  Në vijim janë listuar 7 standardet profesionale që duhet të zotërojnë mësuesit ndihmës të punësuar në shkollat e arsimit parauniversitar në vend.

Standardi “Njohja dhe zbatimi i politikave arsimore për edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara”, i referohet njohurive në lidhje me politikat arsimore dhe me prioritetet kombëtare dhe institucionale mbi rolin e mësuesit ndihmës.

Standardi “Zhvillimi i fëmijës dhe veçoritë e tij” vendos në fokus njohuritë dhe aftësitë që duhet të zotërojë mësuesi në lidhje me karakteristikat dhe veçoritë e zhvillimit të fëmijës me aftësi të kufizuara, në mënyrë të veçantë të mësimdhënies së bazuar në projekte dhe në zgjidhjen e problemeve që kërkojnë hulumtim dhe bashkëpunim.

Standardi “Mjedisi i të nxënit” përfshin treguesit që lidhen me modifikimin e mjedisit mësimor dhe strukturimin e tij për të inkurajuar pavarësinë, vetë-motivimin, vetëdrejtimin dhe fuqizimin personal të fëmijës me aftësi të kufizuara.

Standardi “Njohuri për përmbajtjen kurrikulare” vendos në fokus njohuritë dhe aftësitë që duhet të zotërojë mësuesi ndihmës në përdorimin e njohurive të kurrikulës së përgjithshme dhe asaj të arsimit special për të individualizuar të nxënit për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Standardi “Vlerësimi” i kushtohet njohurive dhe aftësive të përdorimit të duhur të llojeve të ndryshme të vlerësimit dhe bashkëpunimit me mësuesin e klasës, familjet dhe kolegët për të siguruar vlerësim të paanshëm dhe efektiv.

Standardi “Planifikimi dhe strategjitë e mësimdhënies” vendos në fokus njohuritë dhe aftësitë për të përzgjedhjen, përshtatjen dhe përdorimin nga mësuesi ndihmës të repertorit të strategjive mësimore, në promovimin e rezultateve pozitive të të nxënit të fëmijës me aftësi të kufizuara.

 

Standardi “Komunikimi dhe bashkëpunimi” i kushtohet njohurive dhe aftësive të sigurimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe krijimit të ekipeve arsimore bashkëpunuese për të adresuar nevojat arsimore të nxënësve.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka

Komentet e Fundit

  1. Jeniceri on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Gjyshi on Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  3. Drini on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?