Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë fjalën në podiumin e protestës opozitare të thirrur prej tij dhe Sali Berishës ku janë mbledhur mijëra qytetarë.
“Jeni ju që mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta që beni. Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithshka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani.Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja.
“Rilindja” që ka vetëm një axhendë: “Vidh – Shpopullo – Shkombëtarizo” Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.
Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet.
Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre.
Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë.Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit.
Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve. Premtoi luftë kundër varfërisë, por sot 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë.
Për të varfërit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin.
Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë.Drejtësia e Rilindjes arreston 82-vjeçaren në fshatin e Vlorës për një kotec pa leje, por garanton amnisti për katet dhe pallatet pa leje në mes të Tiranës.
Legalizimin falas që premtoi para se të vinte në pushtet, e beri vetëm për më të pasurit dhe më të fortit.
Për më të dobtit zgjodhi ruspat për tu shembur shtëpitë dhe nuk ua kurseu as gazin helmues nënave me foshnjë për ti nxjerrë dhunshëm në rrugë të madhe. “Rilindja” premtoi luftë kundër drogës, por sot “bananet” e drogës po përmbytin Shqipërinë dhe Europën.
Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kërkon të bëjë “amnistinë fiskale” për të pastruar lekët e saj.Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro.
Premtoi të “rilindte” trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe të pandemisë Teatrin Kombëtar, dhe po i rrëmben dhe shkatërron të gjitha pasuritë e çmuara të trashëgimisë kulturore.
Edi Rama premtoi se do të jetë kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh i fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Europë. Arsimi është pasqyra e vërtetë asgjesuese, për të kuptuar se sa e urren “Rilindja” dijen dhe kulturën.
Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik.Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë: Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin!
Jemi këtu për ti dhënë fund dramave familjare ku prindërit ulin sytë p֝ërpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot as kërkesat për lodra, libra, veshje dhe ushqim.
Kur prindërit ulin sytë para fëmijëve se nuk u shpjegojnë dot pse u mbyll kopshti apo shkolla e tyre.
Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund se pse:
Ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me Chartëra i vlejnë dhjetra milionë euro.
Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro.
Përse pedagogët në Kosovë paguhen 50% më shumë se në Shqipëri?
Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur. Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetem Ballkan por dhe ne bote per zbatimin e ligjin” tha Meta.
Vetem nje pale mustaqe te vogla nen hunde i mungojne dhe behet fiks si kajzeri.
O varfri ti ne cfare ilaceh je . Po ku ka oligark me te madh se ty o Like. Nderrojini ilacet ketij MONAAA… te ka ikur burri per lesh sa qesharak eshte bere. Lufton mos te futet brenda por ske nga luan atje e ke vendin per gjithe vjedhjet ne kurriz te popullit. Haku i popullit eshte i madh dhe ti doo paguash per kete.
Oligarki flet per Oligareket. Ore amendojn kur flasin . Po si mendojn se populli eshte dele.!
Iliri qe vodhi floririn e Krrabes. Dhe Monika qe vjen ketu ne Beverly Hills e ben botox dhe merr gjilpera hormonale per te qene aktive ne jeten seksuale . E kuptoni vete ju se me ke partner.
Por kur ishte ky President, nuk ishte e kapur nga Oligarket qeveria?
Hahahahaaaa/ Kjo verteton 100% se keta luajne teater politik me ju e jane te gjithe nje dhe bashke, si plehra Masone qe jane, tradhetare te vetes e te vendit, dhe agjente me pagese te Globalisteve.
Te gjithe, pa perjashtim! Mos u manipuloni nga keta dhe ata.
Mesazhi ju dha kusarit horror Edi Rama nga dy kolegët e tij bashkpuntorë në hajdutërin marramëndse kombçfarosëse 30 vjeçare, nga polikrimineli Sali Berisha, polikusari Ilir Meta:
na ler rehat të dyve shijojmë frutet e kusarisë që edhe ty të mos ngacmojmë, i qetë edhe ti të vjedhësh shqipëtarët, përndryshe, herë tjetër, këtu do të na kesh dhe do të tërheqim zvarr nga atelja jote artistike, dikur ndërtesa e kryeministrisë.
Mesazh ju dha dhe ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve nga dy kusarët Sali dhe Ilir Meta, shpëtimtarët e Shqipërinë nga kusaria e Edi Ramës, që:
mos na ngacmoni me nongrata dhe me arrestime të SPAK-ut anglosakson të avokat Takut, duke mbrojtur haptazi Edi Ramën që është më i zhyer se ne me fekalet e hales së korrupsionit , krimit dhe kusarisë 30 vjeçare, për ndryshe….. o ambasadorë të nerum, do t’ju zvarrisim edhe ju nga ambasadat sikurse do të zvarrisim nga atelja e tij, mikun tuaj, kusarin horror kombngrënës Edi Rama, ……..populli shqipëtar është me ne të dy, vetëm 5 oligarkë dhe 150 000 spiun patronazhistë janë me Edi Ramën.
Kështu, mbi kurrizin e parapopullit shqipëtar që vetëm përkulet me nderim dhe dinjitet, hedhin vallle, me dinakri, tre kusarë, ku, një ditë më parë, ata, me talent, krah për krah, kërcyen vallen e “sherrit”, valle të cilën, me talent të jashtëzakonshëm, kusarët kan 30 vjet që e kërcejnë.