Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Metës s’i ndahet shpirti nga prorusët e Gruevskit, shprehet kundër fitores së koalicionit shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Metës s’i ndahet shpirti nga prorusët e Gruevskit, shprehet kundër fitores së koalicionit shqiptar
Lajmi i funditPolitike

Metës s’i ndahet shpirti nga prorusët e Gruevskit, shprehet kundër fitores së koalicionit shqiptar

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur se partia opozitare VMRO-DPMNE do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e  Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ishin vizioni dhe politikat e partisë së Nikola Gruevskit ato që e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Kreu i PL shkruan se vendi fqinj do të vijojë i sigurt rrugën për integrimin euroatlantik, dhe se një garanci kyçe për këtë, pa dyshim që do të jenë shqiptarët.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Çudirat s’mbarojnë! says:
    April 15, 2024 at 9:49 am

    Po ndikim tek SPAK-u a do të ketë?! Politikan pervers që përdor politikën vetëm për interesat e veta! Mallkuar ata që të dhanë postet e pamerituara në dëm të Shqipërisë!

    Reply
  • Arben says:
    April 15, 2024 at 12:35 pm

    Kur vjen fundi……

    Reply
  • mali says:
    April 15, 2024 at 1:56 pm

    Ky Ilir Meta ,me sa di une nuk ka ndonje problem serioz me SPAK.
    Eshte e drejta e tij te jape mbeshtetje ne MV dhe neser te mare reston.
    Kjo eshte politika.
    Se hipen maje hekurave dhe ben stervitje ne palester si Chack Norris eshte I lidhur me shendetit mendor.E ka kuptuar qe dicka nuk shkon mire dhe ndjek keshillat e psikologut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

Komentet e Fundit

  1. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  4. demo on Dikur ishte shkaku pse Ramën e thërrisnin “mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut
  5. demo on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?