Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
BoteLajmi i fundit

Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër Ukrainës, hakerët rusë të mbështetur nga shteti janë përfshirë në “spiunazh strategjik” kundër qeverive, organizatave studimore e humanitare, dhe bizneseve në 42 vende që mbështesin Kievin, tha kompania Microsoft në një raport të publikuar të mërkurën.

“Që nga fillimi i luftës, Rusia ka qenë e sukseshme në 29 për qind të rasteve në sulmet e saj kibernetike ndaj aleatëve të Ukrainës, duke vjedhur të dhëna në të paktën 25 për qind të ndërhyrjeve të suksesshme në rrjetet e këtyre entiteteve”, thotë në raport Presidenti i kompanisë Microsoft, Brad Smith.

“Ndërsa një koalicion vendesh është bashkuar për të mbrojtur Ukrainën, agjencitë ruse të inteligjencës kanë rritur ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike dhe aktivitetet e spiunazhit ndaj qeverive aleate jashtë Ukrainës”, tha zoti Smith.

- Publicitet -

Gati dy të tretat e objektivave të spiunazhit kibernetik përfshinin vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara ishin objektivi kryesor dhe Polonia, kanali kryesor i ndihmave ushtarake që shkojnë në Ukrainë, ishte objektivi numër 2 i sulmeve kibernetike të Rusisë. Në dy muajt e fundit, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Turqia kanë parë rritje të sulmeve kibernetike ruse.

Një përjashtim i çuditshëm është Estonia, ku kompania Microsoft tha se nuk ka zbuluar asnjë ndërhyrje kibernetike ruse që kur Rusia e filloi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Microsoft tha se kjo mund të jetë falë vendimit të Estonisë për të kaluar të gjitha të dhënat e fushës së informatikës në sistemet “cloud”, ku është më e lehtë të zbulohen ndërhyrjet kibernetike. “Dobësi të mëdha të mbrojtjes kolektive” vazhdojnë të ekzistojnë në disa qeveri të tjera evropiane, tha kompania Microsoft, pa i identifikuar ato.

Sipas raportit prej 28 faqesh, gjysma e 128 organizatave që ishin në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse janë agjenci qeveritare dhe 12% janë agjenci joqeveritare, zakonisht institute kërkimore ose organizata humanitare. Objektiva të tjerë të sulmeve kibernetike ruse ishin kompanitë e telekomunikacionit, energjisë dhe ato të mbrojtjes.

Microsoft tha se mbrojtja kibernetike e Ukrainës “rezultoi të ishte më e fortë” në përgjithësi sesa aftësitë e Rusisë në “valët e sulmeve kibernetike shkatërruese kundër 48 agjencive dhe ndërmarrjeve të veçanta ukrainase”. Raporti vuri në dukje se hakerët ushtarakë të Moskës kanë qenë të kujdesshëm duke mos aktivizuar viruse kibernetike shkatërruese që mund të dëmtojnë të dhënat e ruajtura jashtë Ukrainës, siç ndodhi me virusin kompjuterik NotPetya në vitin 2017.

“Gjatë muajit të kaluar, ndërsa ushtria ruse filloi të përqendronte sulmet e saj në rajonin e Donbasit, numri i sulmeve kibernetike shkatërruese shënoi rënie”, thuhet në raportin, “Mbrojtja e Ukrainës: Mësime të hershme nga Lufta Kibernetike”. Kompania Redmond, me bazë në Uashington, ka njohuri unike në këtë fushë për shkak të përhapjes së softuerit të saj dhe ekipeve të saj të zbulimit të rreziqeve.

Microsoft tha se Ukraina ka dhënë gjithashtu një shembull në mbrojtjen e të dhënave. Ukraina kaloi nga ruajtja e të dhënave të saj në servera lokal në ndërtesat qeveritare një javë përpara fillimit të sulmit rus, në shpërndarjen e të dhënave në sistemet “cloud” (të bazuara në internet), të vendosura në qendrat e të dhënave në të gjithë Evropën, duke i bërë ato të paprekshme nga sulmet ajrore ruse.

Raporti vlerësoi gjithashtu dezinformimin dhe propagandën ruse që synon “dëmtimin e unitetit perëndimor dhe shmangien e kritikave ndaj krimeve të luftës ushtarake ruse”, si dhe tërheqjen e njerëzve në vendet e paangazhuara.

Duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale, raporti i kompanisë Microsoft, vlerësoi se “operacionet e ndikimit kibernetik rus rritën me sukses përhapjen e propagandës ruse pas fillimit të luftës me 216 për qind në Ukrainë dhe 82 për qind në Shtetet e Bashkuara”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Përvojë transformuese”! Turistë të huaj i bashkohen protestës
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Thirrje moderatorit on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  4. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  5. Thash_e_S'them-e-xhiU on MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?