Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mijëra njerëz udhëtuan për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit Abe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mijëra njerëz udhëtuan për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit Abe
AktualitetBote

Mijëra njerëz udhëtuan për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit Abe

Published: July 9, 2022
Shpërndaje

Një ditë pas vrasjes gjatë një atentati të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, shumë njerëz të përlotur shkuan në vendin e ngjarjes në Japoninë perëndimore për t’i bërë homazhe me lutje e lule.

Qytetarë të ndryshëm formuan një radhë të gjatë të shtunën në rrugën e qytetit Nara ku Abe u qëllua.

Në kohën e sulmit ku u qëllua me dy plumba, Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet.

- Publicitet -

Reshjet e shiut nuk i penguan turmat që shkuan për të shprehur ngushëllimet, ku disa kishin udhëtuar distanca të mëdha, si 51-vjeçari Yoshikazu Tokudome, i cili fluturoi qindra kilometra nga rajoni i Tokios në qytetin e Nara.

“Unë kam vetëm dhimbje dhe mendova se më e pakta që mund të bëja ishte të vija këtu dhe të vendosja disa lule”, tha ai për AFP-në.

Kur dëgjoi për vdekjen e Abe-s, kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë, ai tha se “unë mund të kuptoja se çfarë thuhej në lajme, por thjesht nuk mund ta pranoja”.

Vizitorët si Tokudome u përkulën thellë me sytë mbyllur, disa duke qarë ndërsa vendosnin lule në një tavolinë në një tendë të ngritur pranë stacionit Yamato-Saidaiji, posaçërisht për rastin.

“Është thjesht tronditëse dhe jam shumë e trishtuar. Ndihesha shumë e shqetësuar në shtëpi,” tha Sumiko Hayashi, 50 vjeç.

“Më ka pëlqyer shumë ai si person”, tha ajo, veçanërisht “mënyra se si dukej kaq i lumtur me gruan e tij”.

Abe u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyra në vitin 2020 për shkak të shëndetit të dobët.

Shishe birre dhe pije të tjera u vendosën gjithashtu në tavolinë që politikani t’i shijonte në jetën e përtejme, si pjesë e traditës në Japoni.

Duke fshirë lotët, 52-vjeçarja Kayoko Ueda, nga rajoni fqinj i Osakës, i tha AFP-së se ishte “e shqetësuar” dhe se nuk mund të besonte se diçka e tillë mund të ndodhte në Japoni.

Vrasja ka ndezur dyshimin nëse masat e sigurisë në fjalimin e Abes ishin të mjaftueshme.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me Policinë, hidhet tymuese drejt efektivëve
  • Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë
  • Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  • Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 7 persona, mes tyre edhe të mitur
  • 1,1 miliardë euro investime publike të pashpenzuara në 8 muaj, nga hekurudhat tek armatimet

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  2. Alban on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  3. demo on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  4. Filoni on Sovraniteti i sheshit
  5. Toni on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?