Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen
EkonomiLajmi i fundit

Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

Published: April 22, 2025
Shpërndaje

Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.

Raporti i Inspektoratit Qendror, që  referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.

“Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vinë e po thellohen akoma më shumë, si: Mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të  rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.

“Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga universiteti politeknik, po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tonë”, thuhet në raport.

Lidhur me problematikat është konstatuar gjithashtu se pengesa që kanë shumë subjekte sipërfaqësore për fillimin apo vazhdimin e punimeve mbasi janë penguar prej strukturave të pushtetit vendor për heqjen e sipërfaqes së lejes së dhënë për shfrytëzim nga fondi pyjor e kullosor.

Gjatë vitit 2024, AKSEM ka programuar 626 inspektime dhe ka realizuar 642 inspektime , nga të cilat 622 inspektim janë të programuara dhe 20 inspektime jashtë programi, pra rreth 3 %.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    April 22, 2025 at 7:58 am

    te mbyllen te gjitha, minjerat tona i shfrytezon turku falas…

    Reply
  • QatGjPT says:
    April 22, 2025 at 12:42 pm

    te punojne robotet ne miniera?!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 22, 2025 at 2:33 pm

    Si të punojnë njërëzit në miniera kur humbja e jetës së tyre po bëhet si e zakonshme, të gjithë ta refuzojnë këtë punë, jeta është mbi gjithçka, me një shëndet të mirë e përballon jetën shumë mirë nëpër Europë, pa shëndet vdes për së gjalli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?