Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri Balla takim me blutë e Tiranës, premton revolucion dixhital në të gjithë sektorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri Balla takim me blutë e Tiranës, premton revolucion dixhital në të gjithë sektorët
AktualitetKronike

Ministri Balla takim me blutë e Tiranës, premton revolucion dixhital në të gjithë sektorët

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit. Ai kërkoi nga strukturat e Tiranës, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate e siguri të shtuar.

Në këto muaj vere, kur ka një numër të lartë vizitorësh e turistësh të huaj, policia e rendit dhe ajo rrugore, duhet të jenë më prezent në territor për të ndihmuar dhe parandaluar çdo incident. Më tej, Balla u shpreh se revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë. Policimi në Komunitet, sipas tij, duhet të ngrihet në një nivel krejtësisht të ri, me fokus shqetësimin qytetar, të cilat janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm.

“Revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit do të duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë se deri tani dhe Komisariati Digjital do të marrë një peshë dhe rëndësi të dorës së parë. Ai aplikacion duhet të jetë porta ku çdo qytetar jo vetëm mund të hyjë nga çdo “smartfon” apo kompjuter, por edhe të marrë përgjigje të shpejtë, jo vetëm me fjalë në të gjitha rastet, por edhe me vepra në çdo rast që ankesa është e drejtë”, thekoi Balla.

- Publicitet -

Ministri tërhoqi vëmendjen e Policisë për të bërë më shumë dhe rritur gamën e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve online.

“Në kohën kur qeveria po punon për të futur inteligjencën artificiale në platformën e-albania, në procesin e Integrimit Europian, në procesin e tenderimeve publike dhe të tjerë sektorë dhe kur dikastere të ndryshme kanë bërë kapërcime të mëdha në rrugën e Revolucionit Digjital, Policia e Shtetit nga një pararojë e digjitalizimit sot ka mbetur pas”, nënvizoi Balla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit
  • Horoskopi 1 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un
  • FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin nga Dubai drejt Tel Avivit

Komentet e Fundit

  1. Toni on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  2. Kudes on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  3. demo on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un
  4. Zgjohuni, po s’qau femija dhe NENA harron ti jape me pi. on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  5. Make on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?