Ky shkrim i botuar në gazetën DITA në dhjetorin e 2012 hedh dritë mbi një nga aktivitetet më të rënda të qeverive shqiptare të viteve pas ’90: Trafikimin e armëve. Armë, të cilat bliheshin me justifikimin e “modernizimit të ushtrisë”, rishiteshin më pas me anë të një skeme që ka patur pasoja shumë të rënda.
Një pjesë e kësaj skeme shpërtheu bashkë me Gërdecin e përgjakshëm, por punët kanë arritur deri aty sa armë të blera nga Shqipëria e të trafikuara më pas jashtë saj, janë shfaqur edhe në vrasjen e ambasadorit amerikan Stevens.
Në një rast, Shqipëria i ka kërkuar Iranit… avionë pa pilotë! Më poshtë, pjesë nga investigimi i publikuar në 2012 nga DITA:
Një nga justifikimet tipike të Ministrit të Mbrojtjes Imami për akuzat për kontrabandë armësh ose korrupsion në shitblerje armatimesh ishte që “po pastron depot nga plehrat e komunizmit”.
Por nga dokumentacioni që disponojmë rezulton se Ministria e Mbrojtjes nuk shet vetëm “plehrat” e Enverit. Ajo ka blerë armatime me justifikimin e “modernizimit të forcave të armatosura”, por këto armatime janë rishitur më pas.
Nga faksimilet e dokumentave dëshmohet se në vjeshtën e vitit 2005 u kërkua me ngut në Kinë, Kore të Veriut dhe Iran të bliheshin armatime, disa prej të cilave, në sasi tepër të mëdha. Shumica e këtyre armatimeve ose nuk ishin të nevojshme për ushtrinë shqiptare (sepse ishin patenta të vjetra nga 30 deri në 50 vjeçare) ose bliheshin në sasi të stërmëdha pikërisht në kohën, që efektivat e ushtrisë shqiptare po shkurtoheshin në vijimësi.
Në prillin e 2006, përshembull u kërkua me këmbëngulje të bliheshin raketa kundër ajrore tip MANPAD Iglla. Blerja krijoi problem me aleatin tonë strategjik SHBA-të, pasi tre ambasadorë të ndryshëm amerikanë kishin insistuar pranë ministrave shqiptarë të mbrojtes, që pikërisht raketat kineze tip MANPAD model QW-1 duhet të hiqeshin nga arsenali shqiptar.
Për një qeveri të një vendi, që asokohe kërkonte vazhdimisht për t’u pranuar në NATO, tingëllonte absurde kërkesa për të blerë raketa Iglla 16 dhe 18 në Kinë, Kore të Veriut dhe në Iran (varianti Misagh 1).
Rasti i Iranit
Rasti i Iranit siç shihet nga dokumentat i afrohet kufijve të fantashkencës. Në kohën, kur rekrutët shqiptarë në Bunavi për mungesë këpucësh stërviteshin me pantofla, Shqipëria kërkoi të blinte nga Irani “avionë pa pilotë”.
“Avion pa pilot” është termi më i vjetër ose më formal ushtarak për ata që njihen si “Dron” që është termi më i përhapur sot në media dhe publik. Në praktikë flasim për të njëjtën kategori mjeti ajror.
Për çfarë na hynin në punë neve këta dronë, kur po hiqnim nga arsenali edhe mortajat 120 mm? Shpjegimi i vetëm është: Për t’u trafikuar.
U blenë raketa kundërajrore, të cilat u rishitën në kundërshtim me angazhimin zyrtar të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes (shiko EUC-në përkatëse). Kjo rishitje normalisht e ndërlikoi edhe më shumë problemin
Tipike e dyshimtë ishte porosia për një qind mijë automatikë AKM (patentë e vitit 1959) shumë të ngjashëm me qindra mijë automatikë model 56 (AK 47) që ne i kishim, pra ishin pjesë e “plehrave të Enverit”, të cilat me shumë vështirësi po i hiqkan qafe ministrat shqiptarë të mbrojtjes. Përse duheshin kur i kishim?
Fatkeqësisht eksportimi i disa prej këtyre artikujve, provon se së paku një pjesë e artikujve të porositur janë blerë me qëllimin për t’u rishitur me fitim. Ku ka përfunduar ky fitim është temë e gjerë, por ajo që binte në sy në këto tranzitime ishte prezenca e vazhdueshme e disa sekserëve serbë që shfaqeshin si në shitblerjet e armatimeve nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes ashtu edhe në ato që kryheshin nga firma private të lincesuara për këtë veprimtari.
Në rastin e një mijë automatikëve Kallashnikov me granatahedhës kalibër 40 mm të inkorporuar në tytë, transaksionit i doli tymi në Kongo. Një tjetër rieksport shfaqet sipas dokumentave drejt Uagadugut të Burkina Fasos.
300 predhat e Burkina Fasos
Përsa i përket eksportimit të predhave për antitank RPG 7 (ose kloni kinez mod. 63) kalibër 40 mm implikimet mund të jenë jashtëzakonisht problematike.
Në 1 gusht 2007 firma HDLI Trading LTD kërkon të blejë nga Shqipëria predha për bazukë-antitank RPG 7 (mod. 63). Përgjigja shqiptare është se disponohen 2 000 copë predha për bazukë RPG 7.
Kjo lloj predhe bazuke quhet ndryshe tandem dmth. me plasje të dyfishtë. Është prodhuar në vitet 80-të dhe ka aftësi shpuese shumë më të mira se simotrat e saj më të vjetra. Ajo është projektuar specifikisht për të depërtuar blindin reaktiv. Të tilla predha gjithsejt 300 copë rezultojnë të jenë eksportuar zyrtarisht në Burkina Fasso në periudhën prill-tetor 2011. (shiko faksimilen e dokumentit).
Armë që u shfaqën në vrasjen e Ambasadorit Stevens
Eksportimi i kësaj ngarkese të përbërë nga predha bazuke, 300 copë, mortaja, predha mortajash, municion armë këmbësorie e mitroloz kundërajror u bë me rrugë ajrore teorikisht drejt aeroportit të Katcharit të Burkina Fasos, në kufi me shtetin e Nigerit. Asnjë nga fqinjët e Burkina Fasos nuk ka mjete të blinduara të pajisura me blind reaktiv, kështu që duket i pakuptimtë një import i tillë.
Por gjëagjëza u bë më e kuptueshme, kur në Mali në qytetin e sapo pushtuar të Timbuktusë militantët e organizatës terroriste “Ansar Dine” u panë në video me bazukë RPG 7 në duar.
Gjatë sulmit kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë dhe kundër kompleksit të ndërtesave të menaxhuara nga CIA, u filmuan njerëz të paisur me bazuka RPG 7 me municion tip PG-7 VR. Elementë të brigadës ekstremiste “Ansar al Sharia” ishin të armatosur me të tillë armatim, madje edhe ndonjë element i brigadave “Mburoja e Libisë” dyshohet të ketë marrë pjesë në sulm dhe të ketë qenë i armatosur me municion të tillë.
Fatkeqësisht për shkak të dobësisë së qeverisë qëndrore libiane amerikanët e kanë të vështirë marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të mësuar më shumë, nga erdhën këto armatime të përdorura në sulmin terrorist ku humbi jetën Ambasadori Stivens.
Normalisht kërkon një investigim më të hollësishëm në terren për të provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përdorimin e predhave antitank (bazuke) shqiptare nga militantët ekstremistë të brigadës “Ansar Al Sharija”. Të tilla municione u panë edhe në Libi gjatë rënies së Ghedafit.
Po kërkohen rrugë të reja
Tani që po na mbarohen “plehrat e Enver Hoxhës”, po kërkohen rrugë të reja për të bërë para duke u maskuar pas qëllimeve të mira siç është importimi i armatimeve “për modernizimin e ushtrisë shqiptare”. Në fakt, po trafikohen me qëllim fitimi.
Në një botë globale, ku krimi, terrorizmi dhe tahmaja për para e zyrtarëve shtetërorë përzihen bashkë, nuk është çudi që trafikut të Tiranës t’i dalë tymi në Burkina Faso, në Timbuktu apo në Bengazi.
—
Botuar në DITA bashkë me faksimilet përkatëse në 13 dhjetor 2012. Ribotohet me shkurtime

Iranianet arriten te rrezojn nje drone mamerikane nentor 2013 qe u nis nga Afganistani dhe fluturoi ne territorin iranian,drone qe e kopjoi me.pas bota. Avionet me moderne qe ka Irani jan avonet amerikane per te cilet ka pas ble (se nuk eshte ne gjendje)pjese ndrrimi me ndermjetes ose ilegal.Rrofte humanisti dhe shqiptari madh Sali Berisha.
Rrofte Sali Kadaf Milloshi qe per 13 vjet ekzekutoi pa gjyqe mbi dyfishin e shqiptareve te ekzekutuar me gjyqe nga ish- diktatura per 46 vjet.
Shqiptarvrasesi me i madh.
Gazeta DITA:
Keni kapur vetem nje pjese te vogel te historise kriminale te trafikut te armeve dhe municioneve te Enverit, megjithate beni shume mire dhe meritoni pergezime per ri-publikimin e ketij materiali per trafikun e armeve dhe municioneve te Enverit ne Afrike dhe vendet e Botes se Trete, kete trafik kriminal armesh e filloi Saliu me Zhulalin ne 1994 me minahedhese bullgare me sekser agjentin e KGB sovjetike, Mario Stoickov, minahedheset qe kishte porositur Saliu perfunduan ne Beograd, kjo alarmoi SHBA, ne Bullgari prokuroria filloi nje proces, i ndjeri Safet Zhulali eshte akoma i pandehur ne kete vend ish satelit i Bashkimit Sovjetik dhe sot antar ne NATO dhe BE.
ASKUSH NE SHQYPNI NUK KA HETUAR, AS MEDIA KURRE NUK KA INVESTIGUAR KETE AFERE REZILI TE TRAFIKUT KRIMINAL TE ARMEVE, GJITHESHKA ESHTE LENE NE HESHTJE TOTALE, ESHTE FSHIRE NGA KUJTESA ME FSHESE ENVERISTE ALLA SHQYPTARCE SI TE GJITHA AFERAT E TJERA
Mjafton te shikosh mbetjet gjasme te KURUMIT qe i kane depozituar ne Durres, por askush as nga shteti dhe as nga media nuk e hap gojen: “Po mbetjet e rrezikshme qe erdhen nga Kosova ku kane shkuar?” Ne vitin 1998 Sali Berisha beri mareveshje me Fatos Nanon ne terrin e nates per te trafikuar armet dhe municionet e Enverit ne Bote. Zogu u kishte ardhur ne dore, Lufta ne Kosove sherbente si kamuflim perfekt dhe te dy hajdutet i u perveshen punes, larguan Presidentin Mejdani, zgjodhen nje shef te ri ne SHIK, Saliu kishte lidhje me sekseret me pervoje te Serbise dhe Jugosllavise se Titos, likuiduan edhe dallkaukun Azem Hajdari dhe biznesi kriminal filloi te sillte fitime te papara per te dy.
KY ESHTE PRELUDI I HISTORISE QE TREGONI JU TANI
Te gjitha armet dhe municionet, qe u perdoren nga terroristet ne Benghazi kunder ambasades amerikane ishin prodhim shqyptar, ambasadori amerikan perpara se t’i prisnin koken talebanet e islamit, i kerkoi ndihme sekretares se shtetit, Hillary Clinton, por ajo i tha: “Me telefono me vone, se po mbjell domate bio me Mishel Obamen ne oborrin e Shtepise se Bardhe”, disa minuta me vone talebanet treguan ne TV koken e prere te ambasadorit amerikan ne Benghazi, Hillary Clinton nuk shkoi ne varrimin e ambasadorit te saj pa koke dhe kurre nuk u ka kerkuar falje familjareve per cinizmin e saj. Ajo e dine shqyptaret eshte se kur erdhi ne Tirane tha ne Parlament: “Shqyptaret duhet te krenohen me Sali Berishen se eshte nje burre shteti i madh.”
Bravo DITA:
-Sb është FATKEQSI KOMBËTARE,MË I RREZIKSHMI NGA 1912.
-Si agjent i shufisht Penicilina dhe bisturia nga 1967,sipas baba Takut,Ai e ka kryer shkëlqyeshëm detyrën për interesin e tyre,duke destabikuzuar,Varfëruar vëndin më të varfrin në Europë,duke shkarërruar çdo gjë mbi tokë,mbi 500 mild.$ pasuri,duke shitur ARMËT e Enverit mbi 130 mil.$,Shkatërrimin për skrap e jashtë vëndit mbi 520 nd/je ekonomoke prodhuerse dhe edukuese mbi 350 mil.$,Të firmame piramidale mbi 4 mil.$,Të naftës mbi 6000 ton në ditë drejt beogradit 1993-1997,shkatërrimin e minierave,hekurudhave,Kanaleve vaditse,parcelave të agrumeve,ullishteve,etj me synim të qartë..SHPOPULLIMIN E VËNDIT NGJASHËM ME POPULLIN KOSIVAR 1998-99 NGA S.MILLOSHEVIÇI.
-Gazeta DITA i ka të evidentyara krimet e tij që nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri sot.
-Por,FAKTKEQSIA NR.2 QËNDRON TE DREJTËSIA E TREDHR PREJ TIJ 1992,e cila lshtë bër PALË me TË..
-Dhe,të dy farkeqsit do të vazhdojnë më tej,pasi Non Grata po shfrytzon indiferebtizmin,Korrupsionin me TENDERA të qeverisë aktuale,e cila po bombardohet çdo ditë me artileri të rëndë duke mos e lënë të marri frymë,taktikë e fircave pushtuese Hitleriane,Staliane në L2B..
-Ku drejtësia, SPAK+GJKKO tashmë janë kthyer në SEKSION I PD,kundër Qeverisjes së PS,ku me protesta të dhunshme i nxjerr terroristët nga burgu për të djegur përsëri vëndin me pasoja për popullin.
-Ky destabilizim ka ndodhur që nga 1991,qëkurse Sb mjeku i bllokut u katapultua nga Ramiz Alia në krye të PD për zbatimin e KATOVICËS-Vazhdimsinë e PPSH.
-Tashmë vëndi është në RREZIK,PASI QEVERIA ËSHTË NËN TRYSNINË E PD+SPAK..DHE NGA ANA TJETËR PD ME NË KRYE S.BERISHËN NON GRATA PA PËRKRAHJEN E SHBA,BE,ANGLISË NUK MUND TË QEVERISË VËNDIN NË NATO,NDRYSHE SB ARMËT DO I KTHENTE KUNDËR PS,POPULLIT SI NË 1997,1998.!
E.L News Albania
Nastradini!
Doktorr Berishi, asht Nera Kombetare!
Te gjitha trafiqet, si me serbine, bullgarine etj etj i kane kry azemi, safeti e gramoz pashko!
Doktorr Berishi asht AY si i prishi kufinin serbise, çliroi Kosoven!
Vitin tjeter do te çliroje dhe Epirin e Judith!
Ku eshte SPAK-u? apo po meret me breket e Arjeles?!
Rpg7 nuk quhen model 63 por model 69. Ne kishim këtë version të prodhuar në Kinë. Pra, mod-69. Kishim edhe Rpg2, mod-56. Me dallim nga mod-56 versioni Rpg7, mod – 69 ishte me vrima që i jepnin efektin turjele, e ngjashme me vjaskat tek pushka. Kurse mpd-56,qe ishte me i vjetër stabilizohej nga stabilizatoret we hapeshin kur shtytja reaktive e lëshonte shtimjen perpara. Kjo nuk kishte efekt turjele por tip lundrim I valëzuar. Prandaj Rpg7 kishte më shumë forcë shpuese dhe mbulonte rreth 400-450m kundrejt 300-350 të Rpg2. Eksplozivi ishte Hexogjen dhe temperatura 1500 °C shkrinte blindin. Presioni I madh asfiksonte ekuipazhin dhe e nxirrte tankun jashte luftimi. Hollësitë mund tua shpjegojë gazetari I euronews xha Ethemi. Me therrte mua po e ka ditur ndonjehere qe shtimja dhe djegorja ishin të ndara dhe bashkoheshin përpara qitjes😀