Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026: Nuk do të ketë rritje taksash, paga minimale 50 mijë lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026: Nuk do të ketë rritje taksash, paga minimale 50 mijë lekë
Lajmi i funditPolitike

Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026: Nuk do të ketë rritje taksash, paga minimale 50 mijë lekë

Published: November 5, 2025
Shpërndaje

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë euro.

Ministri shpjegoi se si do të shpenzohen fondet, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe pagave, si dhe masat për mbështetjen e fermerëve dhe biznesit të vogël.

Nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet në 500 euro, nga 400 euro që është aktualisht.

- Publicitet -

Malaj njoftoi gjithashtu se rivlerësimi i pronës nuk do të kufizohet në 9 muaj, siç ishte parashikuar fillimisht, por do të zhvillohet gjatë gjithë vitit 2026, ndërsa tatimi mbi shitjen e pronës do të ulet në 5%, nga 15% që aplikohet aktualisht.

Në fillim të mbledhjes, opozita shprehu kundërshtimin, duke kërkuar që projektbuxheti të mos futet në kalendarin e Kuvendit pa u dorëzuar edhe paketa fiskale.

Pas diskutimeve, u vendos që për efekt të kalendarit dhe afateve të Kuvendit, të dëgjohej prezantimi i ministrit, i cili renditi prioritetet dhe arritjet e qeverisë për vitin e ardhshëm. Malaj nënvizoi gjithashtu se përmes masave si kompensimi i TVSH-së për fermerët në normën 10%, do t’u lihet rreth 1.5 miliardë lekë në dorë fermerëve në vit, duke forcuar mbështetjen për sektorin bujqësor dhe ekonominë e qëndrueshme.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sot ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD.

Bardhi theksoi se krijimi i këtij komisioni është një e drejtë kushtetuese e opozitës, si dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet.

Ai nënvizoi se hetimi parlamentar nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, pasi përbën një proces të pavarur administrativ brenda kompetencave të Kuvendit.

“Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor.

Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE.

“Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Gjithashtu do të zbatojmë edhe paqen fiskale si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja. Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.  

Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?