Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri i Mbrojtjes: Kemi nisur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministri i Mbrojtjes: Kemi nisur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës
Lajmi i funditPolitike

Ministri i Mbrojtjes: Kemi nisur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli për situatën e zjarreve në vend gjatë një interviste për Euronews Albania, ku për herë të parë bëri me dije se Shqipëria ka përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

Sipas tij fondet për avionët zjarrfikës janë alokuar, dhe aktualisht pritet prodhimi i tyre si dhe trajnimi i pilotëve.

Ministri Vengu e zbuloi këtë informacion pas ndërhyrjes së gazetarit Thimi Samarxhi, i cili vuri në dukje përpjekjet intensive të ushtarëve për të shuar flakët dhe pyeti nëse ministria mendon se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë avionë të saj zjarrfikës, për të mbështetur më mirë ushtarët dhe për të lehtësuar punën e tyre.

- Publicitet -

“Përgjigja ime është se këtë vit janë angazhuar pesë helikopterë për fikjen e zjarreve, një numër i paprecedent deri më tani. Ky element do të përforcohet, pasi kemi alokuar fonde dhe kemi përfunduar procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Buxheti është i siguruar dhe procedurat për blerjen e tyre janë realizuar. Prodhimi dhe ardhja e avionëve në vendin tonë kërkon kohë të arsyeshme, pasi duhet të prodhohen dhe të dislokohen. Ndërkohë, po trajnojmë pilotët, pasi që prej vitit 2007 Shqipëria nuk ka pasur pilotë avionësh. Pra, qeveria e ka parashikuar këtë dhe po investon për të pasur mjete ajrore shtesë, duke forcuar edhe flotën e helikopterëve”, tha ministri Pirro Vengu.

Ai shtoi se po rinovohet flota e mjeteve zjarrfikëse në të gjithë vendin, falë edhe themelimit të kompanisë shtetërore të prodhimit ushtarak, e cila do të ketë mundësi të prodhojë edhe mjete emergjence civile.

“Kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës, si nga toka, ashtu edhe nga ajri”, tha ai.

Sa i përket situatës aktuale të zjarreve, ministri tha se aktualisht gjendja është e përmirësuar ndjeshëm, falë përpjekjeve intensive gjatë javës së fundit dhe reshjeve në orët e para të mëngjesit të së martës.

“Që nga data 20 korrik, është regjistruar një intensifikim i vatrave në të gjithë vendin. Forcat e armatosura, bashkë me strukturat vendore, kanë punuar intensivisht për të mbrojtur zonat e banuara, pronat, bizneset dhe infrastrukturën kritike. Sot, pas reshjeve të shiut, situata është përmirësuar ndjeshëm. Shiu ka ndihmuar në shuarjen e vatrave në zonat malore dhe pyjore, ku më parë kishte vështirësi për ndërhyrje. Aktualisht, mund të them se shumica e vatrave të zjarrit në territorin kombëtar janë shuar. Në këtë moment, kemi pesë vatra aktive zjarri në Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe vende të tjera, por ato aktualisht janë pa rrezik të menjëhershëm”, përfundoi ministri Vengu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Genti says:
    July 29, 2025 at 1:10 pm

    Propaganda vazhdon. Njesoi si para zgjedhjeve do qesim hallv nga plerat

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2025 at 1:44 pm

    Ja,keshtu!Beheni burra shteti.Blini avione per zjarret,blini dhe ndonje F-14 per shkolle aviacioni,se f-35 kostojne.
    Boll furnizuat garderoben e Ajoles,hunden e Monikes,floket e Salianjit,tretjen e Ballukes dhe semundjen e Beqes.

    Reply
  • ILIR says:
    July 29, 2025 at 5:47 pm

    Pasi digjen ne vite miliona e miliona,sot kujtohen per te investuar per zjarrfikset.Nikoqire te mire i kemi qeveritaret tane,vetem se pa Niko-n para.

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 30, 2025 at 8:20 am

    Shyqyr,që u kujtuat.Po të mos u dalin fundet,shisni në ankand,tutat dhe kollarot e Edit.Se vizatimin janë kot dhe nuk fiton gjë.

    Reply
  • [email protected] says:
    July 30, 2025 at 11:23 am

    ESHTE ME MIRE TE BLIHEN DRONE MODELI GRIFF 300, ME KAPACITET 200-250 LITRA UJE, ME TE CILET MUND TE OPEROHET NE RANG PREFEKTURE PRODUKTIVITETI DHE EFIKASITETI ME I LARTE I TYRE PA LENE PA PERMENDUR PER KOSTON.
    NESE NJE AVION DO TE KOSTOJE NGA 4-6 MILIONE $ ME KOSTON E NJE AVIONI DO TE KISHIM NGA 16-24 DRONE.
    VEC KESAJ MIREMBAJTJA E TYRE ESHTE ME PRKTIKE DHE ME E PAVARUR SE SA AVIONET ZJARRFIKES.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    July 30, 2025 at 8:47 pm

    Vitin tjeter i merrni besoj.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    July 30, 2025 at 10:05 pm

    Dhimitraq,cfare do bejne dronet,do i bejne shurren baces?

    Reply
  • DRONET ZJARRFIKES says:
    July 31, 2025 at 9:56 am

    KAPACITETET E AVIONEVE ZJARRFIKES TE VEGJEL SHKOJNE NE 3000 LITRA, TE AVIONEVE TE MESEM 6000 LITRA NDERKOHE NJE DRON I MARKAVE QE KAM PERMENDUR MBART NGA 200 – DERI 250 LITRA.KESHTU DALIM NE TE NJEJTEN QAFE PERSA I PERKET KAPACITETEVE MBARTES.GJITHASHTU MANOVRAT, SAKTESIA DHE LEHTESIA NE PERDORIM I DRONEVE ESHTE KU E KU ME AVIONET.
    SE DYTI NESE MONITORIMI DHE KONTROLLI DO TE JETE KORENT DHE EFIKAS DRONET DERGOHEN NE DESTINACION NE NJE KOHE REKORD NESE DO TI KISHIM TE DISLOKUAR MBI BAZE RAJONESH SI PSH. NE TIRANE SHKODER KORCE VLORE DHE GJIROKASTER.
    PERDORIMI NE KOHE DHE ME EFIKASITET ESHTE FITORJA E PARA NDAJ ZJARREVE.
    DISLOKIMI I AVIONEVE ZJARRFIKES PATJETER QO KISHTE NJE PERQENDRIM ME BAZE NE TIRANE GJE QE DERI NE LAJMERIM DHE DERGIM NE VATER TE ZJARRIT DO KONSUMONTE KOHE TE VLEFSHME.LLOGARITE JANE TE BERA PA FLASIM NDRYSHE DO FLASIM KOT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?