Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri: Sokol Bizhga komandohet në vend të Rrumbullakut, zgjedhja e pandikuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministri: Sokol Bizhga komandohet në vend të Rrumbullakut, zgjedhja e pandikuar
Lajmi i funditPolitike

Ministri: Sokol Bizhga komandohet në vend të Rrumbullakut, zgjedhja e pandikuar

Published: September 6, 2024
Shpërndaje

Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e kreut të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut, I dorëheqru një ditë më parë. Konfirmimi vjen nga ministri I Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me vartësit e tij në dikasterin që drejton.

Ndërsa deklaroi të hapur garën për përzgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Hoxha garantoi se procesi do të jetë I pandikuar dhe se do të prevalojë merita.

“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

- Publicitet -

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.

Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature”, u shpreh ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • pilo Lala says:
    September 6, 2024 at 1:20 pm

    Sokoli eshte djal trim, e ka treguar kete kur shpetoi koleget e policise dhe SHIK nga vdekja ne 1997 ne Sarande, Vlore.
    Paska kaluar edhe Vettingun, kjo ja forcon edhe me shume karakterin.
    Tani do filloj te hidhet ne sulm PD, per cudi Rrumbullakun nuk e sulmuan kurre personalisht.

    Reply
  • demo says:
    September 6, 2024 at 4:01 pm

    Problemi eshte shume me i rende se kaq.Muk shpetoni dot.
    Kush mendon se ja hodhi Te nxehtit afrikan,Pervelimit Saharjan,Percellimit ne Kazan,mos ferkoje duart.
    Ne fillim te javes vershime dhe rrebeshe shiu me Intensitet te Larte,Shkrepetima,Bubullima,Furtuna suferina,me thyerje xhamash.me dallge qe do arrijne katin e 9,se ne kat 10 jam vete..
    Po edhe po nuk u permbyt Shkodra ,se shpejti del ne Treg,i Ftohti Siberian.

    Reply
    • Pensionist i Michiganit says:
      September 6, 2024 at 5:19 pm

      Duket qe paske pjerdhur nga shendeti mendor.
      Me sa duket degradimi te ka marre edhe trurin,
      I paharruar.

      Reply
  • demo says:
    September 6, 2024 at 7:04 pm

    O Pensionisto!Po kane lajthitur keta qe parashikojne motin!
    Veren e bene Sahara,Dimrin e bejne Siberi.

    Reply
  • Spak says:
    September 6, 2024 at 9:00 pm

    Per Fatos Tarifen! Perdite na thoni,jo vetem ju,por te gjithe media dhe Saliu dhe ushtaret e tij cfare ka ndodhur ne Shqiperi! Te gjithe i dime! C’duhet bere? Jemi nje “komb” pellazgesh thone disa, Shqipja me e vjeter ne Bote, saliu heroi legjendar i PD etj! Nje komb muti hajdutesh me mentalitet hajdutesh dhe vrasesish!

    Reply
  • Tetanozi says:
    September 6, 2024 at 9:16 pm

    Per Fatos Tarifen, ke harruar te shpiegosh çfare dmth te jesh llapaqen (si puna jote ) ne Shqiperi….

    Reply
  • Xxxxxxxxx says:
    September 8, 2024 at 7:47 pm

    Nga te gjith drejtuset e lart ne policin e shtetit esht i vetmi person qe e meriton kete vend si drejtor i pergjithshem sokol bizhga esht i pa kursyer ndaj shkelesve te ligjit dhe per kete gje e pergezoj dhe uroj qe kete vend te vazhdoj ta komandoj sokol bizhga si drejtus madhor ne policin e shtetit se e meriton

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?