Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë
AnalizaPolitike

Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë

Published: October 12, 2026
Shpërndaje

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në Tiranë konfirmon afrimin politik dhe ekonomik mes qeverisë së Edi Ramës dhe Izraelit. Sa’ar e cilëson kryeministrin shqiptar një nga liderët më të vlerësuar në botë dhe mik të palëkundur të Izraelit, ndërsa marrëveshja e re ndërqeveritare hap mundësi për kontrata të drejtpërdrejta me kompani izraelite në sektorë strategjikë. Nga siguria kibernetike te energjia, shëndetësia dhe teknologjia, pas deklaratave për miqësinë historike qëndrojnë edhe interesa konkrete ekonomike.

Kryeministri Edi Rama po e forcon gjithnjë e më shumë afrimin me Izraelin, ndërsa vizita në Tiranë e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka sjellë jo vetëm një shkëmbim të pazakontë komplimentesh diplomatike, por edhe një marrëveshje që mund t’u hapë dyert kompanive izraelite në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Në qendër të vizitës ishte takimi i Sa’ar me Ramën, të cilin kryediplomati izraelit e përshkroi si një mik të vendosur të Izraelit dhe një nga figurat më të spikatura të politikës ndërkombëtare. Vlerësimet erdhën përmes një postimi publik në rrjetin social X, ku ministri izraelit nuk i kurseu superlativat për kreun e qeverisë shqiptare.

- Publicitet -

“Isha i kënaqur që u takova sot në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri Rama e ka udhëhequr Shqipërinë pa ndërprerje për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më të vlerësuar në botën e sotme. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Është gjithashtu një mik i palëkundur i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë në kohë të vështira. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Zhvilluam një bisedë të thelluar për avancimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të vërtetë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, shkroi Gideon Sa’ar.

Postimi përmbledh dimensionin politik të vizitës. Për Izraelin, Rama nuk është thjesht kryeministri i një vendi mik, por një drejtues që, sipas Sa’ar, ka mbajtur qëndrime të qarta në mbështetje të sigurisë izraelite, edhe në një periudhë kur zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar përplasje të forta diplomatike.

Por afrimi mes Tiranës dhe Tel Avivit nuk kufizohet te deklaratat politike. Vizita e ministrit izraelit u shoqërua edhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim të përgjithshëm, e cila synon të zgjerojë marrëdhëniet dypalëshe në një numër të madh fushash.

Pikërisht këtu merr rëndësi dimensioni ekonomik i vizitës. Ndërsa në Tiranë marrëveshja u prezantua me gjuhën tradicionale të diplomacisë, mediat izraelite i kushtuan vëmendje mundësive që ajo krijon për bizneset e vendit të tyre.

Në listën e fushave ku do të futen izraelitët përfshihen siguria kibernetike, teknologjia, inovacioni, energjia, menaxhimi i ujit, shëndetësia dhe bujqësia e avancuar. Bëhet fjalë për sektorë ku investimet publike dhe projektet teknologjike mund të kenë vlera të konsiderueshme financiare.

Vlerësimet e ministrit izraelit vijnë në një moment kur Rama ka intensifikuar kontaktet politike me Tel Avivin, duke e shoqëruar afrimin diplomatik me marrëveshje dhe iniciativa ekonomike.

Një nga fushat më të rëndësishme është industria e mbrojtjes. Në prill 2025, kompania shtetërore shqiptare KAYO nënshkroi, në praninë e Ramës, një memorandum bashkëpunimi me kompaninë izraelite Elbit Systems, një prej emrave të njohur ndërkombëtarisht në prodhimin e pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Marrëveshja u prezantua si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes dhe krijimin e kapaciteteve të reja teknologjike. Elbit Systems operon në fusha që përfshijnë sistemet e mbrojtjes, teknologjitë elektronike ushtarake, sistemet pa pilot dhe pajisjet e avancuara të sigurisë.

Afrimi vijoi në korrik 2025, kur qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje kuadër mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Në maj 2026 u raportua gjithashtu për planet e Elbit Systems për të krijuar një degë europiane në Shqipëri. Një projekt i tillë do ta zgjeronte më tej praninë e kompanisë izraelite në vend, në një kohë kur qeveria shqiptare ka shpallur ambicien për ringritjen e industrisë vendase të prodhimit të armëve.

Por Izraeli nuk është shfaqur vetëm në sektorin ushtarak. Një tjetër fushë ku kompanitë izraelite kanë pasur interesa konkrete është energjetika.

Sipas të dhënave të publikuara nga përfaqësia diplomatike shqiptare në Izrael, kompania Electrical Grid Monitoring Ltd. është përfshirë në një investim koncesionar që lidhet me menaxhimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjet.

Po ashtu, kompania izraelite Powercom është përmendur në lidhje me një investim koncesionar për matësit elektrikë. Këto janë dy shembuj që tregojnë se interesi izraelit për energjetikën shqiptare nuk ka nisur me vizitën e fundit të Sa’ar.

Bashkëpunimi në këtë sektor mori një tjetër shtysë në korrik 2025, kur në Tiranë mbërriti ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, i shoqëruar nga drejtues kompanish të mëdha të energjisë dhe administrimit të ujit.

Përtej kontratave, Sa’ar shfrytëzoi vizitën edhe për të rikthyer në vëmendje një nga kapitujt më të njohur të marrëdhënieve shqiptaro-izraelite: mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjatë Holokaustit, shqiptarët i hapën shtëpitë hebrenjve. Kjo ishte besa, kodi juaj i nderit. Shqipëria përfundoi luftën me më shumë hebrenj sesa në fillimin e saj. I vetmi vend në kontinent që e bëri këtë”, deklaroi ministri izraelit.

Kjo gjë u evidentua dhe nga “Izraeli Sot”, i cili te takimi i Ramës me ministrin evidenton “besën”.

Në planin rajonal, afrimi i Ramës me Izraelin është interesant edhe për shkak të marrëdhënieve që Shqipëria ruan me Turqinë. Kryeministri shqiptar ka kultivuar prej vitesh lidhje të ngushta me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë që Ankaraja dhe qeveria izraelite kanë pasur përplasje të forta për luftën në Gaza dhe çështjen palestineze.

Kjo e vendos diplomacinë shqiptare në një pozicion ku Tirana synon të ruajë partneritetin strategjik me Turqinë dhe, njëkohësisht, të thellojë marrëdhëniet me Izraelin.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • demo says:
    October 12, 2026 at 5:40 pm

    S`do mend,,qe eshte me i miri ne Bote per Izraelin.Po i ben me Izrael n-2 ne Gjirin e Vlores.Budallat,tradhetaret dhe kurvat i duan te gjithe. Jane shume te lavderuar.

    Reply
  • Katiu says:
    October 12, 2026 at 5:45 pm

    Koka e Rames di më pak se bytha e nje çifuti .
    Nuk janë budallenj ata që I tregojne vendin Izraelit terrorist , budall është megallomani kokebosh Rama qe Izraelit I duhet te fshijë bythen me te !

    Reply
  • demo says:
    October 12, 2026 at 6:02 pm

    Av.Zace Islami sot ju drejtua vlonjareve:-Ku i kini kallepet e dynamitit te 97?Vurjani muzeut Izraelit te Vlores!

    Reply
    • Remo says:
      October 14, 2026 at 8:08 am

      demo-n, dolet ne identitetin tuaj te vertete. Hamasanin, e keni ne koke dhe ne shpirt, talibane tru-dinamite. Po c’u kane bere ata hebrenjte ty dhe Zace Islamikut, qe keni arritur tek “dynamiti” mo? Ata, kane nje histori mjaft te pasur dhe te dokumentuar ne Vlore. Pertej paudhesive te Gjatoshit dhe aferave te tij, ketu s’ka vend fare per to. Gjatoshi me poture(me te cilat me pare, ka shternguar trurin e semure) ka qene vasal i bindur i Erdos, ashtu si edhe Saliu para tij. I jane lepire e perulur, i ka perdorur si legene e ka marre cka dashur. Te pakten ai Taipi, nuk i ka fshehur qellimet e tij. Sipas atij oreksit neo-otonan, na vuri kushte te ndyshonim edhe historine, qe te jete nje vazhdimesi e te kaluares, dhe “historianet” tane qe ngjyejne gishtin ne qenefin osman, Xhufi, Nexhmedinet, Puto putana etj, e bene si eunuke. Por nuk jeni ndier ju boshti i Poturakeve,sot na dolet patriote te flakte, te mbroni c’fare? Trashgimnine tuaj prej osmanlliu te kamufluar ne shqiptare dhe nuk hiqni dore nga “dynamiti”, nga e kaluara juaj e erret, nga taborret tuaja shfarosese anembane perandorise obskurantiste ogurzeze, sherbetore dhe bij te denje te saj, te shperblyer me tituj bejleri, agai Prandaj i recitonte poezi halldup-dinamiti ajo vajza e vogel sulltan salepit turk, reflektim i te kaluares tuaj.Ketu o tru-dinamite, edhe pse i Gjati nuk sqaron e asnjehere e nuk ben asgje trasparente, flitet per nje muze ne rrugen ku ata kane jetuar, ku kane pasur edhe nje vend kulti, ku kane histori e s’kane ardhur te te marrin gje, kur nuk e kane bere as ne te kaluaren, pervecse, fale zotesise se tyre, i dhane jete qytetit ne ate periudhe te erret ku e kishin katandisur Poturaket e tu. Ata, nuk u kane trazuar Muradien, Karabashin, Evernozin(Vrenez sot)Topanane, Kuzbabane( te ngjajne emertime shqiptare keto apo c’fare?) Poshte Kuzbabase, kane pasur edhe varrezat, dhe vlonjatet e vertete, te cdo lloj feje qofshin e jo niper haxhiqamilesh) i dine mire. Po nuk keni kete hall ju, aspak jo! Keni hallin tjeter, ate te humbjes se hegjemonise se babe Taip Recepit. Tru-dinamit, e paske harruar shpejte ish sekretaren amerikane te shtetit, gjeneralin Klark dhe gjithe kontributin e Lobit Hebre qe Milloshit serb, i’a hodhen dinamitin kokes per 78 dite me radhe derisa iku nga Kosova, dhe u dhane lirine. Por qe, koke Qeleshet, s’jane mesuar me te, skllavi ngelet skllav. Bota e civilizuar, u’a hoqi zgjedhen serbe, por shpejte e treguat mosmirenjohjen, u hodhet ne krahet e babes turk te dikurshem. Tru-dynamiti a tru-dynamuti, i njejte ngelet, do te jetoje ne shpelle s’e ate ka ne koke

      Reply
  • CHE GUEVARA says:
    October 12, 2026 at 6:52 pm

    Cfare fati per Shqiperine qe ka dy gjera : Kryeministrin me te mire ne bote dhe miqesine historike me Izraelin. Pra kryeministrin qe po ja dhuron Shqiperine Izraelit, shtet i cili po zhduk popullin palestinez nga atdheu i tyre, ku jetuan prej mbi 5 mije vjetesh. Vetem pas & tetorit 2023 ka vrare mbi 75 mije gra dhe femije palestineze, me qellimin e vetem per ta zhdukur si komb. Cfare tjeter do te quhet GJENOCID ? Dhe Kryeministri yne eshte miku me i mirte i Izraelit. Cfare fatkeqesie ! Me keto marreveshje gradualisht edhe Shqiperia do pesoje fatin e Palestines. Zgjohuni !!!!!!

    Reply
  • web page says:
    October 13, 2026 at 2:34 am

    Her first great dain cockSex cartoons and moviesTits on the
    jobObese girls playing sports nude tubeCanada gay miramichiAnimation porn gamesMature
    lesbian lovers videosWrestler odb nakedBritish island
    land sale virginFree xxx caramel movies xnxx Anu hassan nudeUs virgin islands nursing opportunitiesPussy
    beautiful ladiesLyrics fucks like a porn starPorn stars like it big video
    saleMacys breast cancer awarenessAladdin cartoon jasmine naked picDave’s underground
    slutsMale bdsm punishmentsScream teen https://hot.xxxcharm.com/
    Free pic pussy tied upFootjob skillOld ass carsTracey wilkinson sexy actressHot dancer video bikini
    nakedHuge boobs cheerleaders molestedRare nude celeb
    thumbs xnxx Huge gape analPictures of hunky
    naked menDick willis eastern bankNude ayeshah ibrahimFree swedish
    sexChinese herbs for breast cancerOrbitz gay travel orbitz gay travelHeadshave
    erotica

    Reply
  • 1thundrak says:
    October 13, 2026 at 3:57 am

    Bravio cifuteria qijani motren vlores.
    E meritojne qenerit. Te jete plani i zoti qe ti bashkoj te dy “rracat”?

    Reply
    • Remo says:
      October 13, 2026 at 1:14 pm

      Me sa kuptoj une o korrak njethundrak, ate pune, ta paskan bere me pare ata vlonjatet. Tashti, ti mund te lehesh si qen se vetem ajo te ka mbetur. Sa per ata hebrenjte, kane qene ne shekuj pjese e historise atje, e nuk shikoj ndonje “plan te zotit” per t’i bashkuar
      rracat o nip dumbabisti

      Reply
  • tutkuni says:
    October 13, 2026 at 7:30 am

    Krimineli me kriminelin shkojne shume.

    Njeri per interesa dhe tjetri per pushtet.

    Po zhbejne vleresimin dhe mbeshtetjen per hebrejte.

    Reply
  • servili i te Huajve, satrapi i Shqiptareve says:
    October 13, 2026 at 2:14 pm

    Patjeter qe nga me te miret ne bote…per bythlepirje e servilosje ndaj te huajve!

    Reply
  • Ramreali says:
    October 13, 2026 at 5:42 pm

    ME I MIRI PER ARMIKUN DHE TE POSHTERIN, ESHTE ME I DHIERI, ME IDIOTI DHE ME I KEQI PER VEHTEN DHE POPULLIN E TIJ.

    Reply
  • Pergjegjes para historise says:
    October 13, 2026 at 7:22 pm

    KM i vendit te shqiponjave jep prova cdo dite qe ka ngrene disa luge me corbe…te prishur, ndoshta nje kazan te tere. Te keqen e qeverive kuislinge, ata bashkepunuan me popuj fisnike si gjermanet dhe italianet,
    jo me djaj qe shkaterrojne themelet morale te cdo shoqerie ku futen dalengadale, duke ngulur gizhdet e nastradinit nje nga nje.
    Nje gozhde e tille e helmatisur eshte muzeu hebralik ne vlore.
    Pse nuk ndertojne nje muze ne Telaviv per miresine e Sulltanit qe i pranoi ne Selanik, ne Izmir, Sarajeve dhe ne Vloren e 1492 te pushtuar nga turqit?
    Rama duhe te kete nje pergjigje.

    Reply
  • E.AGASI says:
    October 13, 2026 at 8:35 pm

    k/minstri ose me mire eshte thuash,me i degjeneruari i botes eshte k/hajduti,me emrin edvin karapushti i karapushtit.Ky ska asnji lidhje me Kombin shqiptare,eshte atishqiptari,njedhoje si esat pash toptani.

    Reply
  • 1thundrak says:
    October 14, 2026 at 3:48 am

    Remo po cpate more moterqir qe na ben si historjan! Ke dale ne mbrojteje te moterqirave?
    Te lumte jepe dhe ti kontrimutin tend patrotik.

    Reply
    • Remo says:
      October 14, 2026 at 7:26 am

      Te ka bere trim interneti, ashtu sic te ka dhene nje te drejte tjeter, te shprehesh gjithe idiotllekun qe ke brenda. Sa per ate tjetren, motra, e c’te te te permbaje pragu, kategori kurvash i ke, e ne ate ambient je rritur

      Reply
  • xxx says:
    October 14, 2026 at 5:59 pm

    Kur te mburr hasmi ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?